Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2021

Kosovë: 29 pacientë në gjendje të rëndë nëpër spitale

0
Kosovë: 29 pacientë në gjendje të rëndë nëpër spitale

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka thënë se në spitalet e përgjithshme në Kosovë si dhe në klinikat për trajtim të koronavirusit, janë të shtrirë 575 pacientë, prej tyre 468 me koronavirus.

Sipas SHSKUK-së, 29 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 418 po trajtohen me oksigjenorapi.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka thënë të martën se më 18 gusht do t'i propozojë Qeverisë së Kosovës masa të reja për luftim të pandemisë, si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Më 17 gusht janë regjistruar pesë viktima dhe 1,765 raste me këtë virus.

Ministri Vitia ka thënë të martën se pas dërgimit të 173 mostrave pozitive jashtë Kosovës, 171 kanë dalë me variantin Delta.

“Situata epidemiologjike është shumë serioze, përhapja e variantit Delta është shumë e lartë, dominuese”, ka thënë Vitia.

Ai ka thënë se kufizimet e reja do të përfshijnë orar të kufizuar të bizneseve të gastronomisë, meqë shpërndarja më e madhe e virusit ka thënë të jetë pasojë e organizimeve në ambiente të mbyllura.

Që prej 13 marsit të vitit 2020 deri më 17 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 118.752 raste me COVID-19.

Prej tyre, 2.286 kanë përfunduar me fatalitet.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

ATP представила новые правила парного тенниса






ФСБ рассекретила признания адъютанта Гитлера о решающей роли СССР в разгроме нацизма

ФСБ рассекретило свидетельство адъютанта Гитлера: СССР помог союзникам в битве при Арденнах

«Большая часть израильских поселенцев — маргиналитет из США и Европы»

Борющаяся за право вернуться в Якутию британка о жизни в Ирландии и в Закавказье