Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2021

Xhihadistët vrasin dhjetëra civilë në Burkina Faso

0
Xhihadistët vrasin dhjetëra civilë në Burkina Faso

Qeveria e Burkina Fasos ka njoftuar se xhihadistët e dyshuar kanë vrarë 47 persona, përfshirë 30 civilë, në një sulm ndaj një konvoji.

Në incidentin që ndodhi të mërkurën u vranë 14 ushtarë dhe tre vullnetarë të forcave të sigurisë. Ushtarët dhe milicia ishin duke "ruajtur civilët që niseshin për në Arbinda", një qytet tjetër në veri të Burkinës, thuhej në njoftim.

Në përleshje, forcat e sigurisë vranë 58 "terroristë".

Sulmi ndodhi në rajonin e Gorgadjit, një zonë e njohur për incidente të tilla. Në këtë pjesë ndodhet kufiri i Burkina Fasos me Malin dhe Nigerin. Të trija vendet kanë prezencë të militantëve islamikë.

Sulmi i së mërkurës ishte i treti në dy javët e fundit kundër ushtarëve të Burkina Fasos.

Burkina Faso, një vend i varfër është përballur që nga viti 2015 me sulme gjithnjë e më të shpeshta dhe vdekjeprurëse nga xhihadistët e lidhur me grupin e Shtetit Islamik dhe al-Kaidës.

Këto sulme së bashku me dhunën ndërmjet komuniteteve kanë lënë më shumë se 1,400 njerëz të vdekur dhe 1,3 milionë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas vlerësimeve zyrtare.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

«Титул, которым я горжусь больше всего»: Рублёв одолел Оже-Альяссима и выиграл второй турнир серии «Мастерс» в карьере






Ряд улиц перекроют в центре Москвы из-за инаугурации президента

Майский снегопад: москвичей призвали одеваться потеплее на 9 Мая

Новая тактика ведения боя: Россияне теперь используют «танки-черепахи» группами

В Тульской области начальница поезда хотела дать взятку проверяющим