Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2021

Protesta dhe viktima në Afganistan

0
Protesta dhe viktima në Afganistan

Në Afganistan është raportuar për viktima gjatë shënimit të Ditës së Pavarësisë më 19 gusht. Tubimet u shndërruan në protesta dhe afganët valëvitën flamurin kombëtar në rrugët e disa qyteteve.

Një dëshmitar i tha agjencisë Reuters më 19 gusht se luftëtarët talibanë qëlluan mbi demonstruesit duke vrarë disa njerëz në qytetin afgan të Asabadit. 

"Flamuri ynë, identiteti ynë", bërtiti një turmë burrash dhe grash që valëvitnin një flamur në kryeqytetin afgan, Kabul.

Një ditë më parë ishte raportuar për tre të vrarë në Xhalalabad, pasi talibanët ndërhynë në një protestë.

Të enjtën protestuesit prap dolën në rrugët e qytetit të Xhalalabadit dhe një rrethi të provincës Paktia.

Afganistani më 19 gusht shënon festën e pavarësisë dhe fundin e kontrollit britanik më 1919. 

Nënpresidenti i parë afgan, Amrullah Saleh, i cili po përpiqet të udhëheq kundërshtimin ndaj talibanëve, shprehu mbështetje për protestat.

"Përshëndes ata që mbajnë flamurin kombëtar duke mbrojtur dinjitetin e kombit", tha ai në Twitter.

Udhëheqësit talibanë kanë thënë se duan paqe dhe një qeveri gjithëpërfshirëse ndërsa kanë premtuar se nuk do të hakmerren ndaj kundërshtarëve.

Mijëra njerëz janë përpjekur të largohen nga Afganistani që kur militantët islamikë të linjës së ashpër e morën kontrollin e kryeqytetit Kabul më 15 gusht, duke bërë që të bie Qeveria e mbështetur nga Perëndimi.

Për 20 vjet në Afganistan kanë qenë të pranishme forcat e huaja të udhëhequra nga SHBA-ja por ato filluan tërheqjen më 1 maj të këtij viti. 

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka thënë se qëllimi i misionit në Afganistan nuk ka qenë shtet-ndërtimi por parandalimi i terrorizmit.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Ига Свёнтек

«Ну и кто сказал, что женский теннис — это скучно?» Свёнтек — после матча с Соболенко






Только сутки. Эксперт рассказала, от какой болезни умирают 63% детей

Туляки завоевали бронзу международного турнира по баскетболу среди ветеранов

Нижний Новгород вошел в Топ-10 по приросту средних зарплатных предложений

Инаугурация Владимира Путина состоится в Кремле 7 мая