Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Август
2021

Rritet numri i pacientëve në gjendje të rëndë të shtrirë në spitalet e Kosovës

0
Rritet numri i pacientëve në gjendje të rëndë të shtrirë në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SSHKUK) njoftoi më 28 gusht se 63 pacientë janë në kujdes intensiv. Kjo shifër paraqet rritje, pasi një ditë më parë, në gjendje të rënduar shëndetësore ishin 55 pacientë.

Sipas njoftimit, në spitale dhe klinika ku trajtohen pacientët me COVID-19 janë të shtrirë 1.165 pacientë, ku 1.077 janë të konfirmuar me koronavirus. Prej tyre 944 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës trajtim po marrin 394 pacientë me COVID-19, ku numri më i madh i tyre po trajtohen në Klinikën Infektive, përkatësisht 120 pacientë.

Ndërkaq, në Klinikën Infektive 2 (Mjekësia Sportive) janë 80 pacientë, në atë të Pulmologjisë 77 pacientë, në Klnikën Infektive 3 (Interno) janë 71 pacientë, në atë të Gjinekologjisë 29 pacientë, në Mjekimin Intensiv Qendror COVID janë të shtrirë 15 pacientë si dhe në Klinikën e Pediatrisë po marrin trajtim 11 persona.

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 683 persona të infektuar me koronavirus. Spitali i Prizrenit është më i ngarkuari, ku trajtim po marrin 176 pacientë. Në atë të Pejës janë të shtrirë 174 pacientë, në spitalin e Gjilanit 134, në Gjakovë po trajtohen 134 pacientë, në spitalin e Ferizajt janë 76 pacientë, në Mitrovicë 44 dhe në spitalin e Vushtrrisë janë të shtrirë 26 pacientë.

Të premten, më 27 gusht, Kosova regjistroi 16 viktima dhe 2.098 raste të reja me COVID-19. Për shkak të rritjes së rasteve javëve të fundit, është paralajmëruar se autoritetet do të marrin masa të reja me qëllim që ta frenojnë përhapjen e mëtejme të virusit.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Свентек переиграла Соболенко и выиграла титул WTA в Мадриде






США решили признать Путина следующим президентом России

Экс-футболист Деменко: в матче "Зенита" и ЦСКА в Кубке нет фаворита

Спрос разъехался по дачам // Какие объекты в Московской области популярны у покупателей

Эксперт назвал 4 признака скорого отказа тормозов