Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Декабрь
2021

Ndërpriten bisedimet bërthamore me Iranin në Vjenë

0
Ndërpriten bisedimet bërthamore me Iranin në Vjenë

Raundi i fundit i bisedimeve me Iranin që synonte të shpëtonte marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, të premten më 17 dhjetor, u shty mes pyetjeve të ngritura nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së rreth zhdukjes së regjistrimeve të kamerave të vëzhgimit në një kompleks bërthamor iranian.

Enrique Mora, i dërguar i Bashkimit Evropian dhe koordinator i bisedimeve tha se marrëveshja duhet të përfundojë sa më shpejt.

“Nuk mund të presim me muaj, marrëveshja duhet të arrihet brenda javësh”, tha Mora para gazetarëve në fund të raundit të shtatë të bisedimeve.

“Ka një ndjenjë të urgjencës, që është absolutisht e rëndësishme nëse duam të kemi vërtet sukses në këto bisedime”, shtoi ai.

Më 2015, Irani arriti marrëveshjen bërthamore së bashku me Britaninë, Kinën, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja kishte për qëllim frenimin e programit bërthamor të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Por, më 2018, presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump e tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja dhe rivendosi sanksione ekonomike, duke shtyrë Iranin që të nisë të shkelë pikat e marrëveshjes.

Kjo marrëveshje lehtësoi sanksionet ekonomike në këmbim të frenimit të programit bërthamor të Iranit në 10 deri në 15 vjetët e ardhshme.

Irani gjithmonë ka insistuar se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Анастасия Павлюченкова

Павлюченкова официально аккредитовала на турнир в Риме двух своих собак






Педагоги Подмосковья могут поучаствовать в новом сезоне телешоу «Классная Тема!»

Проверка на прочность. Ледокол «Якутия» проходит швартовные испытания

Вице-спикер парламента Словакии Блага поздравил Путина с инаугурацией

Московские молодожены полюбили регистрировать брак в мае: опровергают поговорку