Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2021

Новости за 07.02.2021

Kuba hap ekonominë për bizneset private

Evropaelire.org 

Kuba ka njoftuar për reformë në ekonominë e saj që kontrollohet nga shteti. Vendi komunist ka vendosur që të lejojë bizneset private të veprojnë në shumicën e sektorëve të ekonomisë. Ministrja e Punës, Marta Elena Feito, tha se vetëm një numër i vogël i sektorëve do të kontrollohen nga shteti. Ekonomia e Kubës është goditur rëndë nga kufizimet e pandemisë dhe sanksionet amerikane të vendosura nga administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Vitin e kaluar ekonomia e Kubës u tkurr për 11%. Читать дальше...

Çaj, torte dhe kërcënime për jetë: Bashkëjetesa në kufirin e ri Azerbajxhan-Armeni

Evropaelire.org 

Kur një shitëse armene i tregon ekipit tonë se ajo do t’u shpërbente edhe klientëve azerbajxhanas, burri i saj e kërcënon se do ta vrasë. Kufijtë e rinj, që u vendosën pas marrëveshjes së paqes të arritur mes Armenisë dhe Azerbajxhanin e kanë ndarë fshatin Shurnukh dhe kanë sjellë tensione të reja. Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Ibrahim Berisha.

Izraeli fillon lehtësimin e masave kundër pandemisë

Evropaelire.org 

Izraeli ka filluar me lehtësimin e masave kundër pandemisë derisa po zhvillon një fushatë të gjerë vaksinimi kundër COVID-19.  Parukeritë dhe disa biznese tjera u hapën të dielën (7 shkurt). Masat e izolimit ishin fuqizuar në muajin dhjetor të vitit 2020, pasi vendi u përballë me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus. Që nga dhjetori, më shumë se 3.4 milionë nga nëntë milionë banorët e Izraelit kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Izraeli po vlerësohet se ka fushatën më të shpejtë në botë të vaksinimit, raporton AFP. Читать дальше...

Avokati i Popullit: Ligji s’i mbron mjaftueshëm viktimat nga krimi kibernetik

Evropaelire.org 

Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut, Naser Ziberi, thotë se asnjë viktimë e grupit “Dhoma publike” në platformën Telegram, ku ishin shpërndarë më shumë se 10 mijë fotografi dhe video me përmbajtje eksplicite të vajzave të mitura dhe grave, nuk ka kërkuar ndihmë nga dikasteri që përfaqëson. Në një inervistë për Radion Evropa e Lirë, Ziberi thekson se kryerësit e kësaj vepre duhet të vihen para aktit të përgjegjësisë dhe para sanksioneve, e nëse sanksionet mungojnë, ato duhet të krijohen. Radio Evropa e Lirë... Читать дальше...

IKSHPK: Nga 2.291 testime, 249 raste me COVID-19

Evropaelire.org 

Të dielën në Kosovë janë shënuar edhe 249 raste të reja me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19. Rezultatet janë në bazë të 2.291 mostrave të testuara.  Më së shumti raste janë regjistruar në komunën e Prishtinës.  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga sëmundja kanë vdekur edhe tre pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1.523.          Të shëruar janë regjistruar edhe 274 pacientë ndërsa raste aktive aktualisht janë 6.693. Rastet e para... Читать дальше...

Vota në kurriz të fëmijëve 

Evropaelire.org 

Të gjithë politikanët, të cilët i keqpërdorin fëmijët për fushatat e tyre, nuk e meritojnë të votohen, thotë Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias. Edhe para se të niste zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, liderë të partive politike dhe kandidatët për deputetë, filluan të postojnë fotografi dhe video me fëmijë në rrjetet sociale. Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, aktivistja Flutura Kusari thotë se me përdorimin e fëmijëve në spote të ndryshme promovuese, partitë... Читать дальше...

Mbahet ceremonia e dërgimit të FSK-së dhe trupave amerikane në mision paqeruajtës

Evropaelire.org 

Në qytetin Xhonston të shtetit të Ajovas në SHBA është mbajtura ceremonia e organizuar me rastin e dërgimit të përbashkët të trupave nga Forca e Sigurisë Kosovës dhe Garda Kombëtare e Ajovas në mision paqeruajtës.  Në një adresim përmes videos, komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, tha se ky është një moment historik për vendin.    "Faleminderit popullit të Ajovas si dhe udhëheqësve si në nivel shtetëror ashtu edhe në atë federal për besimin ndaj të arriturave të FSK-së dhe popullit të Kosovës", ka thënë Rama. Читать дальше...

Vuçiq: Njohja e ndërsjellë nuk përmendet në asnjë dokument

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka pasur përpjekje që “njohja e ndërsjellë” mes Kosovës dhe Serbisë të imponohet si zgjidhje përfundimtare, por është detyrim i tij të mbrojë interesat serbe. Duke komentuar letrën që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka dërguar atij me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, që shënohet me 15 shkurt, e në të cilën ai inkurajon Serbinë të ndërmarrë reforma dhe të “arrijë marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën... Читать дальше...



Irani vë kushte për kthim në marrëveshjen bërthamore

Evropaelire.org 

Irani po vë kushte për zbatimin e marrëveshjes bërthamore me fuqitë perëndimore. Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të heqin të gjitha sanksionet, nëse duan që Irani të kthehet në marrëveshjen bërthamore. Njoftimi është bërë nga televizioni shtetëror iranian. “Pasi të shohim se sanksionet janë hequr, atëherë ne do t'i kthehemi zotimeve tona", ka thënë Khamenei. Më herët ministri i Jashtëm i Iranit i kërkoi Uashingtonit të veprojë shpejt për... Читать дальше...

Biden inkurajon Vuçiqin për njohjen e Kosovës

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbesin të palëkundura në qëllimin për të mbështetur integrimin evropian të Serbisë, mirëpo ka kërkuar reforma dhe arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën e cila përfshin njohjen e ndërsjellë. “Ju inkurajojmë të vazhdoni të ndërmerrni hapa të vështirë për të arritur atë qëllim përfshirë realizimin reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën, e cila përqendrohet në njohjen e ndërsjellë”... Читать дальше...

Jazidët e Irakut rivarrosin viktimat e masakrës së IS-it

Evropaelire.org 

Komuniteti jazidi në Irakun verior ka kthyer mbetjet mortore të 104 personave të cilët u vranë nga grupi militant, i ashtuquajtur Shteti Islamik (IS) më 2014. Rivarrimi u bë në fshatin Koço afët malit Sinjar në provincën Ninevah. Eshtrat e tyre ishin identifikuar dhe zhvarrosur nga varret masive, transmeton BBC. Mijëra burra u vranë kur IS pushtoi vendlindjen e komunitetit jazidi. Gratë dhe fëmijët u skllavëruan dhe u përdhunuan. Kombet e Bashkuara kanë thënë se IS ka kryer gjenocid ndaj këtij komuniteti. Читать дальше...

Ndërprerja e internetit nuk i ndalë protestat në Mianmar

Evropaelire.org 

Pavarësisht ndërprerjes së internetit, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Mianmar(i njohur edhe si Burma) për të protestuar kundër grusht shtetit dhe për të kërkuar lirimin e udhëheqëses Aung San Suu Kyi. Këto janë protestat më të mëdha që nga revolucioni i vitit 2007 që mundësoi një tranzicion drejt demokracisë. Në ditën e dytë të protestave kundër juntës ushtarake, njerëzit brohorisnin: “Nuk duam diktaturë ushtarake” dhe “Duam demokraci”. Ata mbanin flamuj të kuq, ngjyrë kjo që simbolizon... Читать дальше...

SHBA-ja dhe sauditët diskutojnë për luftën në Jemen

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Saudit Faisal bin Farhan, zhvilluan një bisedë në të cilën trajtuan një varg çështjesh, duke filluar nga të drejtat e njeriut dhe deri te lufta në Jemen, tha Departamenti i Shtetit. Blinken, gjatë bisedës theksoi përparësitë kryesore të administratës së re amerikane, përfshirë të drejtat e njeriut dhe përfundimin e luftës, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, në një deklaratë. Ministri i Jashtëm... Читать дальше...

Gratë punëkërkuese, më të shkolluara se burrat

Evropaelire.org 

Linda Gashi, 24-vjeçare, e diplomuar në Fakultetin Juridik, qe dy vjet është në kërkim të një vendi pune. Për të, kjo është një nga sfidat më të mëdha, me të cilën përballet. “Kam aplikuar (për punë) diku deri në 5 herë në institucionet publike dhe kur e kam parë që nuk po bëhet asgjë, e kam lënë (nuk aplikoj)”, thotë ajo. Pothuajse në çdo konkurs pune të institucioneve publike, thotë ajo, kërkohet përvojë pune për pozitën e caktuar, që për Lindën ka qenë e pamundur të arrihet gjatë kohës kur ajo ka studiuar. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Мирра Андреева замыкает год // 16-летняя российская теннисистка успешно стартовала на крупном турнире WTA в Мадриде






В Москве появятся еще 24 современные площадки для прогулок с собаками

Шойгу заявил, что у России нет никаких интересов нападать на страны НАТО

ISW: освобождение Часова Яра откроет ВС РФ дорогу вглубь «оборонного пояса» ВСУ

Мария Захарова раскритиковала высказывание Нэнси Пелоси о Путине и протестах в США