Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2021

Новости за 26.02.2021

Siria dënon sulmet amerikane kundër milicive pro-iraniane

Evropaelire.org 

Siria ka thënë të premten se sulmet amerikane kundër milicisë pro-iraniane, në lindje të shtetit, kanë qenë akte frikacake dhe i ka bërë thirrje presidentit amerikan Joe Biden që të mos ndjekë “ligjin e xhunglës”. Një zyrtar i milicisë irakiane, i afërt me Iranin, ka thënë se sulmet kanë vrarë një luftëtar dhe kanë plagosur katër të tjerë. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se kanë pasur të kufizuar fushën e veprimit teksa kanë treguar se administrata e Bidenit do të veprojë me vendosmëri, ndërkohë... Читать дальше...

Pse Facebook po i bllokon faqet e ushtrisë së Mianmarit?

Evropaelire.org 

Kompania Facebook njoftoi të enjten se është duke fshirë të gjitha faqet ushtarake dhe ato që kontrollohen nga ushtria e Mianmarit (Birmanisë). Facebook njoftoi se po do të fshijë po ashtu të gjitha faqet e kësaj ushtrie në Instagram. Kjo kompani tha se do të bllokojë edhe reklamat nga bizneset që janë të lidhura me ushtrinë. Vendimi pason një grushtshtet që ndodhi mëngjesin e 1 shkurtit, në të cilin ushtria largoi udhëheqësit e zgjedhur nga pushteti dhe burgosi të tjerët. Pak ditë pas grushtshtetit... Читать дальше...

SHBA: Princi saudit miratoi vrasjen e Khashoggit

Evropaelire.org 

Një raport i inteligjencës amerikane ka implikuar princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman, në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi më 2018. Në raportin e deklasifikuar, të publikuar nga administrata e presidentit amerikan Joe Biden, është thënë se princi ka miratuar planin për rrëmbimin apo vrasjen e gazetarit që ka jetuar në Shtetet e Bashkuara. Kjo është hera e parë që SHBA-ja ka përmendur publikisht princin e kurorës në këtë çështje, i cili mohon të ketë dhënë urdhrin për vrasje. Khashoggi... Читать дальше...

Biden: SHBA-ja nuk do ta njohë kurrë aneksimin e Krimesë

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përkrahin Ukrainën kundër agresionit rus, dhe nuk do të njohin kurrë aneksimin që i është bërë Krimesë nga ana e Rusisë. Biden i ka bërë këto komente më 26 shkurt teksa ukrainasit shënojnë përvjetorin e shtatë të hapave të Moskës për të aneksuar Gadushullin e Krimesë nga Ukraina, njëherësh rrëmbimin e parë të tokës në Evropë nga Lufta e Dytë Botërore. “Shtetet e Bashkuara nuk e njohin dhe nuk do ta njohin kurrë aneksimin... Читать дальше...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për keqpërdorim të subvencioneve

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar të premten masën e paraburgimit prej një muaji ndaj tetë të pandehurve me inicialet S.SH., L.S., H.M., B.N. K.Z., A.U., D.A., P.K kurse për dy të tjerë, SH.K. dhe K.B– S, është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Të pandehurit janë arrestuar më 24 shkurt të këtij viti në një aksion të Policisë së Kosovës në disa komuna të Kosovës. Në mesin e 12 të arrestuarve janë 10 zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, agjenci, e cila funksiononin në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë në Kosovë. Читать дальше...

Protesta kundër "Monstrës"

Evropaelire.org 

Të premten në Shkup është protestuar me moton “Drejtësi për Liri” kundër vendimit të Gjykatës Penale për rastin Monstra. Protestuesit janë penguar nga kordoni i forcave policore të shkojnë para qeverisë, për të paraqitur kërkesat e tyre ndaj autoriteteve zyrtare, dhe për pasojë një pjesë e protestuesve ka hedhur gjësende të forta drejt pjestarëve të forcave të sigurisë. Forcat policore arrestuan disa protestues. Nga përballja me protestuesit një pjesë e policëve pësun lëndime.

Mbyllen objektet e hotelierisë në Tuz 

Evropaelire.org 

Objektet e hotelierisë në Tuz të Malit të Zi janë mbyllur më 26 shkurt dhe kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj u ka bërë thirrje qytetarëve dhe furnizuesve të ushqimit, që të respektojnë masat epidemiologjike derisa të miratohen të rejat, të hënën, më 1 mars.  Qytetarët e Tuzit po shpresojnë që me masat e reja do të mundësohet hapja e lokaleve hoteliere. Ky është epilogu i bisedimeve ndërmjet kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe Qeverisë së Malit të Zi, me të cilën ka përfunduar bllokimi disa orësh i Tuzit... Читать дальше...

Vuçiç: Përgjigjja e Serbisë ndaj dëshirës për të njohur Kosovën do të jetë "durimi dhe toleranca"

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se porositë nga Prishtina, Brukseli dhe Uashingtoni tregojnë se ata dëshirojnë vetëm që Serbia ta njohë Kosovën, por që përgjigjja e Serbisë ndaj gjithë kësaj, do të jetë “durimi dhe toleranca”. Këtë deklaratë Vuçiq e ka bërë në një konferencë për media në Kurshumli, pas takimit që ka pasur me përfaqësuesit e partive politike të serbëve të Kosovës. Në këtë mënyrë ai i është përgjigjur edhe pyetjes se a ka mundësi që statusi i Kosovës të zgjidhet në relacionin Prishtinë-Bruksel- Uashington... Читать дальше...



Në Shkup protestohet kundër vendimit për "Monstrën"

Evropaelire.org 

Të premten në Shkup është protestuar me moton “Drejtësi për Liri” kundër vendimit të Gjykatës Penale për rastin Monstra. Protestuesit janë penguar nga kordoni i forcave policore të shkojnë para qeverisë, për të paraqitur kërkesat e tyre ndaj autoriteteve zyrtare, dhe për pasojë një pjesë e protestuesve ka hedhur gjësende të forta drejt pjestarëve të forcave të sigurisë. Forcat policore arrestuan disa protestues. Nga përballja me protestuesit një pjesë e policëve pësun lëndime. Kryetari i Këshillit Organizativ të protestave Bedri Hajdari... Читать дальше...

KQZ: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve mund të shpallen javën tjetër

Evropaelire.org 

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor në Kosovë (KQZ) Valmir Elezi ka thënë të premten se javën tjetër mund të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Sipas tij të shtunën mund të përfundojë rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja dhe vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës.  “Kjo na bon të mundur që të fillojmë pastaj me numërimin e votave me kusht dhe votave që kanë ardhur me postë. Читать дальше...

Kosova regjistron pesë viktima dhe 445 raste me koronavirus

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të premten 445 raste me koronavirus, pas testimit të 2.570 mostrave në institucionet publike dhe ato private. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), më 26 shkurt janë regjistruar edhe pesë viktima. “Viktimat janë Deçan 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (80 vjeç)”, është thënë në njoftim. Në po këtë ditë, sëmundjen COVID-19, që... Читать дальше...

Fiaskoja e një harte me “status neutral”

Evropaelire.org 

Shumë reagime ka nxitur një hartë që gjatë një interviste ndodhej prapa shpinës së diplomatit evropian Mirosllav Lajçak. Në komentet dhe reagimet e shumta që u bënë, pretendohej se në hartë Kosova ishte pjesë e Serbisë. Lajçak, që është përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, u detyrua të sqarohet.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes realizon vizitë të papritur në Afganistan

Evropaelire.org 

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer ka realizuar një vizitë të papritur në Afganistan, për të treguar përkushtimin ndaj procesit të paqes në këtë vend. Kramp-Karrenbauer ka arritur më 26 shkurt në qytetin Mazar-e-Sharif në provincën Balkh, ku janë të angazhuara shumica e trupave gjermane. Gjermania është e gatshme “të vazhdojë mbështetjen për Afganistanin gjatë procesit të paqes”, është cituar të ketë thënë Kramp-Karrenbauer përmes një deklarate. “Afganistani ka nevojë... Читать дальше...

Britanikes që shkoi në Siri, nuk i lejohet kthimi

Evropaelire.org 

Gjykata më e lartë britanike e refuzoi kërkesën e një gruaje - të lindur në Britani - për t’u kthyer në shtëpi nga Siria. Shamima Begum, tani 21 vjeçe, ka shkuar atje si adoleshente, për t’iu bashkuar grupit militant Shteti Islamik. Ajo ka lënë Londrën në vitin 2015, së bashku me dy shoqe të saj. Në Siri është martuar me një luftëtar të Shtetit Islamik. Asaj i është marrë pasaporta britanike në vitin 2019, por ka aplikuar në sistemin gjyqësor për t'u kthyer në Britani dhe për të kundërshtuar vendimin. Читать дальше...

Virusi bën agjendën, jo ne

Evropaelire.org 

Në shkurt të 2020-ës, Italia ka regjistruar rastet e para me koronavirus, për t’u bërë shpejt epiqendër e Evropës. Italia ka qenë shteti i parë jashtë Azisë që është izoluar. Pjesa tjetër e kontinentit e ka ndjekur shpejt. Sot, çfarë mund të quhet arritje dhe çfarë dështim në luftën kundër pandemisë?

Sasho Mijallkov dënohet me 12 vjet burgim

Evropaelire.org 

Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar me 12 vjet burgim, Sasho Mijallkovin, ish-shefin e policisë sekrete të Maqedonisë së Veriut. Ai, së bashku me disa ish-bashkëpunëtorë të tij, është shpallur fajtor për veprën penale “Bashkim kriminal”, “Përgjime të paligjshme” dhe “Shkatërrim të pajisjeve për përgjim”. Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, dy drejtues të lartë në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit janë dënuar me nga 15 vjet burgim. Ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska u dënua me 4 vjet burgim... Читать дальше...

Lajçak viziton Kosovën

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, do ta vizitojë Kosovën nga 1 deri më 3 mars, ka konfirmuar Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë përmes një komunikate për media. Pas Kosovës, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi, nga 3 deri me 4 mars, dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri në 5 mars. Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe... Читать дальше...

Drejtësi joefektive për sulmet ndaj gazetarëve

Evropaelire.org 

Më 13 qershor të vitit 2020, në qytetin e Mitrovicës, Shkumbin Kajtazi, gazetar i portalit online Reporter.net, derisa po qëndronte në një kafiteri të qytetit, është ftuar nga zyrtarët e Policisë së Kosovës, me njoftimin se nga persona të dyshuar ka pasur një tentim për t’ia djegur veturën. Siç rrëfen për Radion Evropa e Lirë gazetari Shkumbin Kajtazi, policia dhe prokurori kujdestar kishin shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë parë se mbi veturën e tij ishte hedhur benzinë, por që të dyshuarit nuk kishin arritur t’ia vinin flakën. Читать дальше...

Ushtria në Mianmar shpërndan protestuesit kundër puçit

Evropaelire.org 

Forcat e sigurisë në Jangon, qytetin më të madh të Mianmarit, qëlluan me të shtëna paralajmëurese, për të shpërndarë mbi 1,000 protestues që u mblodhën për të kundërshtuar puçin ushtarak. Demonstruesit u mblodhën para një qendre të njohur tregtare në Jangon, duke thirrur slogane kundër puçit. Forcat e policisë i ndoqën ata nga rruga kryesore dhe korsitë e afërta. Mianmari, që ndryshe njihet edhe si Birmani, është përfshirë nga protestat, prejse ushtria ka marrë pushtetin më 1 shkurt, duke rrëzuar qeverinë e zgjedhur dhe udhëheqësen e saj... Читать дальше...

Biden bisedon me mbretin saudit për të drejtat e njeriut

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, bisedoi në telefon me mbretin Salman të Arabisë Saudite. Biden vuri në pah rëndësinë që SHBA-ja u kushton të drejtave universale të njeriut dhe sundimit të ligjit, tha Shtëpia e Bardhë. Biden bëri telefonatën pasi lexoi një raport të SHBA-së për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, kritik i udhëheqjes saudite. Raporti, që do të publikohet së shpejti, pritet të imlplikojë në vrasje djalin e mbretit, princin e kurorës, Mohammed bin Salman. Читать дальше...

Twitter do të lejojë që disa postime të bëhen me pagesë

Evropaelire.org 

Rrjeti social Twitter njoftoi se do t’iu mundësojë përdoruesve t’i bëjnë me pagesë postimet me përmbajtje ekskluzive. Veçoria e re do të quhet Super Followers, apo Super Ndjekës. Për të hyrë në përmbajtjen e caktuar, ndjekësit do të duhet të paguajnë një tarifë mujore. “Super Followers do t’iu mundësojë krijuesve dhe botuesve të mbështeten drejtpërdrejt nga audienca e tyre dhe do t’i stimulojë ata të vazhdojnë të krijojnë përmbajtje që e do audienca e tyre”, tha Twitter përmes një deklarate. Читать дальше...

BE zotohet se do të përshpejtojë vaksinimin

Evropaelire.org 

Udhëheqës të Bashkimit Evropian u zotuan se do të përshpejtojnë prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit. Të mbledhur në një samit virtual të enjten mbrëma, ata po ashtu diskutuan për idenë e një “certifikate të vaksinës”, që do t’iu jepte njerëzve përfitime të veçanta, të tilla si udhëtimi, ngrënia në restorante ose shkuarja në kinema. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha në një konferencë për media se në mesin e vendeve anëtare ka “gjithnjë e më shumë pajtim për një skemë të tillë... Читать дальше...

Biden miraton sulme kundër milicive pro-iraniane në Siri

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kryen sulme ajrore në Sirinë lindore, duke shënjestruar objektet e përdorura nga milicitë pro-iraniane, në kufi me Irakun, bëri të ditur Pentagoni. Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se operacioni u zhvillua në përgjigje të sulmeve me raketa, që u kryen në fillim të këtij muaji në një bazë irakiane, që strehonte trupat e SHBA-së dhe të koalicionit. Pentagoni e cilësoi aksionin si një “përgjigje proporcionale ushtarake”, që u mor “së bashku me masat diplomatike”, përfshirë konsultimin me partnerët e koalicionit. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Хромачёва и Бабош выиграли турнир WTA в Руане в парном разряде






Визажист-самоучка: 21-летний парень из Новосибирска попал в список Forbes

МВД: в Подольске началась проверка после публикации видео мужчины с ежами

Промышленники Москвы наращивают компетенции в ИТ

Врач Пылев: склонность к получению солнечных ожогов связана с риском рака кожи