Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Март
2021

Новости за 23.03.2021

Kurti merr zyrtarisht detyrën e kryeministrit

Evropaelire.org 

Me ceremoni shtetërore, kryeministri i deritanishëm i Kosovës, Avdullah Hoti ia dorëzoi detyrën, kryeministrit të ri, Albin Kurti. Qeveria Kurti u zgjodh nga Kuvendi i Kosovës, më 22 mars.

Kurti merr detyrën e kryeministrit

Evropaelire.org 

Me ceremoni shtetërore, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, mori detyrën e re. Detyrën ia dorëzoi kryeministri i deritanishëm i Kosovës, Avdullah Hoti. Qeveria e Albin Kurtit më 22 mars mori besimin e 67 deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kurti ekzekutivin e ri e ka formuar me partitë e komuniteteve joserbe. Qeveria e tij ka tre zëvendëskryeministra dhe 15 ministri, pesë prej të cilave do të udhëhiqen nga gra. Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti – partia... Читать дальше...

Ambasadori amerikan Kosnett uron Kurtin

Evropaelire.org 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen në pozitën e kryeministrit të Kosovës, duke shprehur gatishmërinë që të punojë “së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”. Ambasadori Kosnett përmes një postimi në Twitter si më urgjente e ka vlerësuar mposhtjen e pandemisë së COVID-19. Të hënën (22 mars) Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur qeverinë e re të udhëhequr nga kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti. Читать дальше...

Zyrtarët e lartë të BE-së: Dialogu me Beogradin mbetet çështje kyçe për Kosovën

Evropaelire.org 

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian në urimet e tyre për zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve. “Presim që të punojmë së bashku për të sjellë një përfundim të suksesshëm të dialogut Beograd-Prishtinë. Kjo është thelbësore për rrugën evropiane. BE-ja mbështet plotësisht agjendën e reformave dhe trajtimin e COVID-19”, ka shkruar në Twitter, Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri... Читать дальше...

REL fillon transmetimin në valët e RTV21

Evropaelire.org 

Radio Evropa e Lirë, programi në gjuhën shqipe, nga sot (23 mars) transmetohet në valët e RTV21 në Kosovë. Radio21 mban frekuencën 100.2 fm. Aktualisht Radio Evropa e Lirë ka dy edicione informative të radios në ditë, në orën 12:00 dhe në orën 16:00. Përveç emisioneve në radio, dhe faqes online, materialet tona publikohen edhe në rrjetet sociale në Facebook, Twitter, Instagram dhe Youtube. Radio Evropa e Lirë është radio e pavarur amerikane, e financuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara. Читать дальше...

Izraeli mban zgjedhjet e katërta parlamentare brenda dy vjetësh

Evropaelire.org 

Të martën (23 mars) Izraeli po mban zgjedhjet parlamentare. Këto janë zgjedhjet e katërta që ky vend i mban në dy vjetët e fundit. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpreson se fakti që vendi tij prin në botë për vaksinimin kundër koronavirusit, do të jetë faktor i cili do ta nxjerrë atë nga epoka e mosmarrëveshjeve politike dhe do t’i sigurojë një shumicë të qëndrueshme në përbërjen e re parlamentare. Por, Netanyahu, është një figurë polarizuese në Izrael, shkruan agjencia Reuters. Për herë të parë... Читать дальше...

Gjermania vendos për zgjatjen e masave të izolimit

Evropaelire.org 

Gjermania do të zgjasë masën e izolimit të pjesshëm në të gjithë vendin deri më 18 prill. Pas bisedimeve disa orëshe, kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqësit e landeve gjithashtu ranë dakord për një bllokim pesë-ditor gjatë festës së Pashkëve. Pothuajse të gjitha dyqanet do të mbyllen nga data 1 deri më 5 prill. Vetëm supermarketet do të lejohen të hapen më 3 prill. "Tani jemi në një situatë shumë serioze", tha Merkel në një konferencë për shtyp, duke e përshkruar variantin më vdekjeprurës... Читать дальше...

Dhjetë të vrarë nga të shtënat në Kolorado të SHBA-së

Evropaelire.org 

Një person i armatosur ka vrarë 10 persona, përfshirë një oficer policie, në një supermarket në shtetin amerikan të Kolorados. Policia arrestoi një të dyshuar, i cili ishte i plagosur. Të shtënat u transmetuan drejtpërdrejt nga dëshmitarët dhe u transmetuan në YouTube. Incidenti filloi rreth orës 14:30 me kohën lokale të hënën kur i dyshuari hyri në supermarket dhe filloi të qëllonte. Policia paralajmëroi njerëzit të shmangnin zonën. "Mos transmetoni në mediat sociale asnjë informacion që mund të shihni", tha policia. Читать дальше...

Qeveria e re përballë sfidave urgjente

Evropaelire.org 

Adresimi i çështjes së pandemisë së Covid-19 dhe pasojave të saj, si dhe rimëkëmbja ekonomike, janë sfidat që kërkojnë përgjigje urgjente të Qeverisë së re të Kosovës, gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, Jeta Krasniqi dhe Rrahman Paçarizi. Sipas tyre, edhe zgjedhja ose jo e kandidates së propozuar nga Lëvizja Vetevendosje për presidente të vendit, Vjosa Osmani, do të jetë një nga sfidat, të cilat shumë shpejt do të përcaktojnë nëse qeveria e re do... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Соболенко уступила Свентек в финале турнира WTA-1000 в Мадриде






Сенников: Скорее всего, ЦСКА бросит все силы на Кубок России

ЦСКА заключил договор о сотрудничестве с 5 школами Подмосковья

Вице-спикер парламента Словакии Блага поздравил Путина с инаугурацией

Жители Балашихи предложили восстановить памятник Екатерине Второй