Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2021

Osmani, ambasadorit amerikan: Populli i Kosovës votoi për ndryshim

0
Osmani, ambasadorit amerikan: Populli i Kosovës votoi për ndryshim

Ushtruesja e detyrës së presidentit në Kosovë Vjosa Osmani, i ka thënë të martën ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, se populli i Kosovës ka votuar për ndryshim.

“Ne jemi pajtuar që krijimi i institucioneve të reja duhet të jetë prioritet për të siguruar stabilitet dhe angazhim të palëkundur për rimëkëmbje nga pandemia e koronavirusit”, ka thënë ajo përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Ambasadori Kosnett ka thënë pas takimit me Osmanin se Shtetet e Bashkuara mezi presin të punojnë me të dhe qeverinë e re, kur të formohet, për adresuar sfidat kritike dhe qëllimet e përbashkëta.

Më herët gjatë ditës, Kosnett ka vizituar edhe Lëvizjen Vetëvendosje për t’ia uruar fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ky subjekt politik ka thënë se lideri i LVV-së Albin Kurti, ka shprehur bindjen gjatë takimit, se Kosova do ta ketë shpejt qeverinë e re.

Mes tjerash në takim, Kurti është cituar t’i ketë thënë Kosnettit se në të ardhmen Kosova do të ketë mundësi të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara në projekte që “ndihmojnë shtetndërtimin demokratik, zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve tona”.

Ambasadori Kosnett, në anën tjetër, ka thënë përmes një postimi në Twitter se ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitore në zgjedhjet e 14 shkurtit, derisa në takim është diskutuar për rrugën përpara të Kosovës.

“Ne u bëjmë thirrje partive që të punojnë shpejt për të krijuar një qeveri dhe parlament, që u shërbejnë të gjithë qytetarëve dhe adresojnë të gjitha sfidat”, ka deklaruar Kosnett.

Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi rreth 48 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.35 për qind.

E treta është radhitur Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.18 për qind dhe në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.42 për qind.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Даниил Медведев

Даниил Медведев снялся с четвертьфинала «Мастерса» в Мадриде из‑за травмы






FINANCIAL TIMES: В G7 перестали обсуждать полную конфискацию российских активов

Сотрудник доставки на электровелосипеде сбил девочку и сбежал в Москве

В США заявили о подготовке государственного переворота у границ России

Посол Нидерландов завершил свою миссию в России