Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2021

Kokainë në vlerë miliarda eurosh konfiskohet në Evropë

0
Kokainë në vlerë miliarda eurosh konfiskohet në Evropë

Autoritetet e doganave në Gjermani dhe Belgjikë, kanë konfiskuar një rekord prej më shumë se 23 tonëve të kokainës, që ka pasur destinacion Holandën.

Zyrtarët gjermanë kanë zbuluar 16 tonë kokainë në pesë kontejnerë të transportit, të cilët kanë arritur në portin e Hamburgut nga Paraguaji më herët gjatë këtij muaji.

Policia në Holandë ka qenë e njoftuar edhe për 7.2 tonë shtesë të kokainës, që janë gjetur në portin belg të Antwerpit.

Zyrtarët gjermanë kanë thënë se kokaina ka pasur çmim të tregut deri në miliarda euro.

Një 28-vjeçar, i dyshuar për përfshirje në trafikim të drogës, është arrestuar në Holandë, ka thënë policia holandeze të mërkurën.

Dy bastisjet, që kanë ndodhur më herët gjatë këtij muaji, kanë rezultuar me konfiskim të një sasie jashtëzakonisht të madhe të kokainës, kanë thënë zyrtarë të doganave.

Në Hamburg gjendet porti më i madh në Gjermani, dhe i treti për nga madhësia në Evropë.

Paraguaj, në anën tjetër, ka qenë për vite shtet transit kyç për drogë.

Kokaina e pastër mund të ndahet dhe të përzihet me substanca tjera për të rritur përfitimet kur të shitet në rrugë.

Vitin e kaluar, rreth 102 tonë kokainë janë zënë në rrugë për në Evropë.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Первая ракетка мира расплакалась после финала турнира с участием Рыбакиной






Мужчина заживо сжег знакомого в Новой Москве

Так и должно быть: коррупционера не спасло даже родство с депутатом Государственной Думы

Посол РБ в РФ Крутой: страна заинтересована в программах России по беспилотникам

Каждый москвич сможет бесплатно отправить открытку ко Дню Победы через Почту России