Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2021

Biden përmbys vendimin e Trumpit për ndalesa ndaj imigrantëve

0
Biden përmbys vendimin e Trumpit për ndalesa ndaj imigrantëve

Presidenti amerikan Joe Biden ka përmbysur një vendim  të ish-presidentit Donald Trump, për të bllokuar aplikuesit e lejeve të qëndrimit (green card), që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Trump pati bërë këtë ndalesë vitin e kaluar, duke thënë se është e nevojshme që të mbrohen punëtorët amerikanë në kohën e papunësisë së lartë, të nxitur nga koronavirusi.

Kjo ndalesë ishte planifikuar të zgjaste deri në fund të vitit 2020, mirëpo Trump e ka zgjatur atë deri në fund të marsit, në ditët e fundit sa ka qenë në pushtet.

Shumica e vizave të imigrantëve janë bllokuar me këtë urdhër, bazuar në deklaratat e avokatëve për imigrim.

Imigrantët nuk kanë mundur të marrin familjarët e tyre, përveç nëse ata kanë qenë shtetas amerikanë, që kanë aplikuar për viza për bashkëshortët apo fëmijët nën moshën 21-vjeçare.

Imigrantët me viza puna po ashtu nuk kanë mundur të shkojnë në SHBA gjatë kësaj kohe, përveç nëse kanë pasur aftësi në fushën e kujdesit shëndetësor dhe profesione të tilla të ngjashme.

Sipas vendimit të ri, të 24 shkurtit, Biden ka pezulluar këto vendime, duke thënë se mbyllja e dyerve për imigrantët e ligjshëm “nuk është në interes të Shteteve të Bashkuara”.

Ai ka kundërshtuar pretendimet e Trumpit se imigrantët mund të dëmtojnë tregun e punës, duke thënë se urdhrat u kanë pamundësuar familjeve që të bashkohen, si dhe kanë dëmtuar bizneset amerikane.

Biden, demokrat, është zotuar për të kthyer mbrapsht një mori politikash të Trumpit për imigrim.

Ai më parë ka hedhur poshtë vendimin e Trumpit për t’iu ndaluar hyrjen banorëve të shteteve me shumicë myslimane.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Ига Свёнтек

«Ну и кто сказал, что женский теннис — это скучно?» Свёнтек — после матча с Соболенко






​Число новых кредитных карт в Пермском крае в марте выросло на 2,4 %

Житель Удмуртской Республики выиграл в гослотерею от «Столото» более 33 миллионов рублей

Рассылка Песни или Музыки на все Радиостанции России, СНГ и Мира, а также по всем СМИ России.

НАТО провело «красные линии» для России