Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2021

Duriqi: Nuk kam dyshime ndaj askujt për sulmin

0
Duriqi: Nuk kam dyshime ndaj askujt për sulmin

Visar Duriqi, gazetar i portalit online Insajderi, është sulmuar fizikisht në orët e vona të së mërkurës, nga tre persona të panjohur, dhe për pasojë i janë thyer dhëmbët dhe hunda.

Vetë Duriqi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nuk dyshon te askush për kryerje të sulmit, pasi sipas tij, me emisionin "In Doks" ka prekur çështje të ndryshme “të interesit si ato me korrupsion, krim të organizuar, grupe fetare e tjera”.

Ai ka thënë se personat, që e kanë sulmuar, kanë qenë të maskuar dhe me kapela.

"Më kanë tërhequr në një skaj ku nuk ka kamera, vend ku është e vështirë të shihet diçka nga kamerat. Kjo nënkupton se ata e kanë njohur vendi ku duan ta kryejnë sulmin shumë më mirë, e kanë ditur saktë ku nuk ka kamera", ka deklaruar ai.

Ai ka folur edhe për pasojat e sulmit.

"Sipas incizimeve që i kam bërë i kam së paku katër dhëmbë të thyer, hundën, dhe kam lëndime të tjera, lëndime kryesisht në shpinë dhe te pjesa e epërme e trupit".

Besim Kelmendi, prokuror nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, tha për Radion Evropa e Lirë se lidhur me sulmin fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi janë marrë të gjitha masat e duhura dhe rasti po trajtohet. 

"Menjëherë prokurori kujdestar i ka ndërmarrë veprimet dhe ka dhënë autorizimin për policinë për t'i kryer të gjitha veprimet dhe për të siguruar dëshmitë dhe provat që të identifikohen kryerësit e veprës penale". 

Prokurori Kelmendi ka ftuar të gjithë qytetarët që mund të kenë ndonjë informacion që të bashkëpunojnë me prokurorinë.

"Jemi në gatishmëri, 24 orë, për çdo gjë që ka nevojë, qoftë dëshmitarët apo njerëzit e tjerë që kanë informacion ose edhe ndonjë provë eventuale, incizim apo diçka tjetër, nëse dikush ka, ne i pranojmë si prova dhe i marrim në shqyrtim e sipër", tha Kelmendi.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka thënë në një përgjigjje për Radion Evropa e Lirë, se është duke kryer hetime për këtë rast.

“Rreth orës 00:20 (më 25 shkurt) është raportuar për një sulm fizik të ndodhur në rrugën “Hamdi Gjarqevci” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që tre persona të maskuar kanë sulmuar me grushte viktimën në hyrje të banesës së tij, duke i shkaktuar lëndime trupore”, ka thënë mes tjerash policia.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka kërkuar që organet e drejtësisë të hetojnë sa më shpejt motivet e këtij sulmi, që “në themel dëmton lirinë e shprehjes dhe medias”.

“AGK-ja do t'i njoftojë të gjithë akterët kombëtarë dhe ndërkombëtarë lidhur me këtë rast dhe iu bëjmë thirrje të gjithë kolegëve tanë gazetarë që t'i raportojnë kërcënimet dhe sulmet në drejtim të tyre. Çdo sulm në drejtim të gazetarëve është sulm ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë në vend”, është thënë në reagimin e këtij institucioni.

Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se sulmi ndaj Duriqit është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

“Dhuna dhe tendenca për frikësim të gazetarëve është përpjekje për kufizim të lirisë së shprehjes dhe zhbërje të demokracisë, e cila nuk duhet te tolerohet sepse e drejta e fjalës së lirë është e garantuar me ligj”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka thënë se është tejet e shqetësuar nga sulmi ndaj Duriqit.

“Gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë të lirë dhe në ambient të sigurt. U bëjmë thirrje autoriteteve që të hetojnë këtë incident dhe t’i dërgojnë kryesit para drejtësisë”.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Рублёв стал победителем «Мастерса» в Мадриде






О чём не любит говорить Григорий Лепс

В торговых центрах России с начала года открыли магазины 11 новых зарубежных брендов

Фестиваль «Московская весна» стартует на 27 площадках столицы

Президент Киргизии Жапаров решил приехать на парад Победы в Москве