Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Октябрь
2021

Agjencia evropiane miraton dozën shtesë të vaksinës

0
Agjencia evropiane miraton dozën shtesë të vaksinës

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e ka miratuar të hënën (4 tetor) dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer/BioNTech, për të gjithë personat 18 vjeç e lart.

"Doza përforcuese mund të merret të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë", tha EMA në një deklaratë.

Ekspertët e ilaçeve të EMA-s vendimin e kanë bazuar në të dhënat e ekspertëve se niveli i antitrupave rritet kur jepet një dozë përforcuese.

"Rreziku i efekteve inflamatore të zemrës ose efekteve të tjera anësore, shumë të rralla, pas një doze të tretë nuk dihen dhe po monitorohen me kujdes", shtoi agjencia.

Në disa raste të rralla tek të rinjtë, pas marrjes së dozës së tretë është paraqitur miokarditi, një inflamacion i muskujve të zemrës.

EMA gjithashtu vendosi që njerëzit me sistem të dobësuar imunitar mund të marrin dozë shtesë të vaksinës Moderna dhe Pfizer të paktën 28 ditë pas dozës së tyre të dytë.

Dy doza ndonjëherë nuk janë të mjaftueshme për të prodhuar antitrupa të mjaftueshëm te njerëzit me imunitet të dëmtuar.

Edhe pse deri më tash EMA nuk kishte dhënë miratimin për dozën përforcuese të vaksinës, disa vende të BE-së tashmë e ofrojnë një mundësi të tillë për qytetarët e tyre.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Российский бизнесмен обвинил Алькараса в договорных матчах. Он направил письмо в ATP






Захарова заявила об асимметричном ответе России в экономической и транзитной сферах на враждебные действия прибалтов

Презентация новых Apple iPad пройдёт в удобное для европейцев и китайцев время

Путин поздравил россиян со светлым праздником Пасхи

Захарова: РФ ответит на враждебные шаги стран Прибалтики асимметричными мерами