Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Октябрь
2021

"Vrasje për nder" apo vetëvrasje: Dyshime për vdekjen e iranianes

0

Vdekja e 22-vjeçares, Faezeh Maleki, ndodhi në një shtrat të një spitali në veriperëndim të Iranit, disa ditë pasi u hospitalizua për shkak të një djegie në rreth 85 për qind të trupit të saj.

Aktivistet e të drejtave të grave pretendojnë se 22-vjeçarja, e cila kohët e fundit ishte divorcuar nga burri i saj, ishte viktimë e të ashtuquajtures “vrasje për nder”. Këto vrasje ndodhin për dyshimin e çnderimit të familjes, të tilla si ikja me një burrë, kryerja e tradhtisë bashkëshortore, apo edhe për shkak të divorcit.

Aktivistët po e akuzojnë babanë e Malekit se e ka nxjerrë atë në oborrin e shtëpisë duke i hedhur benzinë në trup dhe më pas ia ka vënë zjarrin.

Shtëpia gjendet në fshatin Dolatabad në Provincën e Kurdistanit.

Sipas aktivistëve, ajo ka pasur një të dashur në kohën kur i ndodhi djegia. Në disa rajone konservatore iraniane, vajzat dhe gratë që kanë marrëdhënie jashtëmartesore janë subjekt i dhunës dhe madje edhe i vrasjes.

Familja e Malekit tha se ajo bëri vetëvrasje pasi vuante nga depresioni, mirëpo ky pretendim u kundërshtua nga i dashuri i saj i supozuar. Sipas familjes, babai i saj, Habibollah Maleki, pësoi djegie në fytyrë dhe duar derisa po bënte përpjekje ta shpëtonte atë.

Vdekja e saj nxiti protesta në qytetet e rajonit të Kurdistanit. Gratë demostruese kërkuan nga autoritetet që të kryejnë një hetim të plotë për vdekjen e saj. Ka vlerësime se gjatë një viti në Iran qindra gra janë viktima të “vrasjeve për shkak të nderit”. Irani vlerësohet të jetë një vend konservator dhe patriarkal ku dhuna kundër grave është shumë e përhapur.

E djegur me ‘benzinë’

Më 4 tetor, autoritetet iraniane thanë se kanë filluar një hetim. Vdekja e saj u zbulua një ditë më parë përmes rrjeteve sociale nga një burrë që e identifikoi veten si mjek në spitalin ku ishte pranuar Maleki.

"Ata sollën një 22-vjeçare (në spital). Babai i saj i kishte djegur asaj me benzinë 85 për qind të trupit vetëm pse ajo kishte një të dashur. Unë nuk do t'i postoj fotot pasi ajo ka plagë të rënda”, tha Iman Navabi, përmes një postimi në Instagram më 3 tetor. Postimi u fshi më vonë.

Në një postim tjetër, Navabi tha se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, Maleki ka vdekur.

Vdekjen e saj e konfirmoi edhe prokurori publik i Kurdistanit, Mohammad Jabari. Ai tha se një grua 22-vjeçare kishte vdekur si pasojë e djegieve. Por, ai tha se nuk ishte e qartë nëse gruaja u vetëvra apo ishte djegur nga babai i saj.

Prokurori Jabari tha se për postimet e Navabit do të ngritet çështje pranë Bordit Mjekësor të Iranit i cili mund të marrë veprime të mundshme disiplinore.

"Ky individ nuk do të duhej të postonte në mediat sociale pasi asgjë ende nuk është përcaktuar për rastin", e cituan Jabarin mediat iraniane.

Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur ta kontaktojë Navabin.

“Plot jetë”

Aktivistet në rajon kanë pak shpresa në sistemin gjyqësor të vendit, të cilin ato e akuzojnë për dështim në mbrojtjen e grave. Ato janë të shqetësuara se rasti i Malekit mund të heshtet.

Në ditët e fundit gratë kanë organizuar të paktën dy protesta të ndara në qytetet Sanadaj dhe Marivan në Kurdistan.

Protestueset kërkuan një hetim “transparent” për këtë rast si dhe bënë thirrje për ligje të reja që do të siguronin mbrojtje më të mirë të grave nga dhuna.

Ato gjithashtu thanë se edhe vetë do të fillojnë një hetim për vdekjen e Malekit.

Një aktiviste që mori pjesë në protestë foli për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti. Ajo tha se 22-vjeçarja dhe i dashuri i saj i supozuar, planifikonin të martoheshin, mirëpo babai i saj ishte kundër.

Sipas kësaj aktivisteje, i dashuri i supozuar i Malekit kishte thënë se ajo ishte "plot jetë" dhe nuk ka pasur ide për vetëvrasje. Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur të sigurojë qasje për të intervistuar të dashurin e supozuar të saj.

Familja e saj mban qëndrime tjera.

Njëra nga motrat e saj tha për faqen e lajmeve Rokna se Faezeh u divorcua nga burri i saj rreth një muaj më parë, dhe i kishte thënë asaj në të kaluarën se "ajo donte ta çlironte veten nga kjo jetë".

Ajo tha se në ditën e vdekjes, pas një mosmarrëveshjeje Faezeh e kishte goditur me shuplakë motrën e saj të vogël. Babai i saj kishte kundërshtuar.

Sipas rrëfimit të saj, një orë më vonë, familja kishte dëgjuar britmën e saj dhe kur dolën e panë se ajo ia kishte vënë zjarrin vetes në një banjo që gjendej në oborrin e shtëpisë së tyre.

Mirëpo, aktivistet e kanë hedhur poshtë këtë rrëfim. Ato thanë se babai i saj e kishte mbyllur atë për dy ditë rresht në banjë para se t’i vinte zjarrin.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar me familjen e viktimës, mirëpo një grua e cila e identifikoi veten si motra e Malekit tha se ajo kishte bërë vetëvrasje.

"Ajo vetë e bëri atë veprim", tha gruaja më 6 tetor, pa dhënë detaje.

Në ditën kur ndodhi ngjarja, fqinjët e kësaj familje kishin vrapuar në oborrin e tyre pasi dëgjuan britmat, raporton gazeta Rudaw, e cila citoi njërin prej fqinjëve.

Ai i tha gazetës se fqinjët e kishin dëgjuar Malekin të thoshte vazhdimisht se: "Babai më vuri zjarrin".

“Në oborr ishin vetëm Faezah dhe babai i saj, dhe tashmë është e qartë se vetëm ai e di se çfarë ka ndodhur”, citohet të ketë thënë fqinji, i cili nuk ka dashur të identifikohet.

Pavarësisht mungesës së fakteve, aktivistët të cilët janë intervistuar nga REL-i thanë se Maleki ishte viktimë e një “vrasjeje për nder”.

Në Iran nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e vrasjeve me motive të tilla.

Por, sipas punimeve shkencore dhe vlerësimeve universitare të cituara nga e përditshmja Ebtekar në vitin 2020, çdo vit midis 375 dhe 450 vrasje të tilla ndodhin në Iran.

Në shumë raste, gratë vriten nga të afërmit e tyre - përfshirë burrat, baballarët dhe vëllezërit e tyre - në emër të ruajtjes së "nderit" të familjes.

“Në shumë raste të tilla, të afërmit pretendojnë se viktimat kishin vuajtur nga depresioni dhe kishin kryer vetëvrasje", tha për REL një aktiviste e njohur për të drejtat e grave në Sanandaj.

Ajo shtoi se dhuna kundër grave është e përhapur në rajon për shkak të faktorëve të tillë si bindjet patriarkale, martesat e detyruara si dhe dështimi i sistemit ligjor që të mbrojë gratë nga dhuna në familje.

Fatemeh Karimi, udhëheqëse e Rrjetit i të Drejtave të Njeriut të Kurdistanit me seli në Francë, i tha Radios Evropa e Lirë se grupi i saj ka regjistruar 17 raste të “vrasjeve të tilla” që nga muaji mars.

"Ligjet e kanë institucionalizuar dhunën kundër grave pasi nuk i ndëshkojnë autorët dhe çështja e të ashtuquajturit ‘nder’ është shumë e fuqishme", tha Karimi.

Por, sipas saj, më e rëndësishmja, tash për tash, është që gratë në rajon po kundërshtojnë gjithnjë e më shumë rolin tradicional që u është rezervuar atyre.

"Ka një vetëdijësim nga ana e grave për të drejtat e tyre dhe ato po kundërshtojnë kodet morale që u janë imponuar. Por, shoqëria nuk është gati ta pranojë këtë, prandaj shumë prej tyre po paguajnë një çmim të rëndë”, tha ajo.

Përgatiti: Kestrin Kumnova




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Анастасия Павлюченкова

Павлюченкова официально аккредитовала на турнир в Риме двух своих собак






Съезды на Южном участке ЗСД в Петербурге перекроют на две ночи

В Госдуме высказались о спортсменах из недружественных стран на Играх дружбы

На мотоциклы из кортежа президента открыт предзаказ — старт продаж в 2025 году

Захарова: Россия прилагает активные усилия по освобождению заложников ХАМАС