Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Октябрь
2021

K.Veriore pretendon se ka testuar raketë vështirë të gjurmueshme

0
K.Veriore pretendon se ka testuar raketë vështirë të gjurmueshme

Koreja Veriore ka konfirmuar se ka testuar me suksues të martën një raketë të re balistike, të lëshuar nga një nëndetëse.

Agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA, ka thënë se raketa ka pasur “teknologji të avancuar”, çka e bën atë vështirë të gjurmueshme.

Koreja Veriore ka kryer një sërë testesh në javët e fundit, duke lansuar edhe ato që ka thënë se janë armë hipersonike, apo me rreze të gjatë veprimi.

Kombet e Bashkuara ia ndalojnë këtij shteti testimin e raketave balistike dhe armëve bërthamore.

Raketat balistike konsiderohen më kërcënuese, pasi mund të bartin më shumë armë, të kenë rreze më të gjatë veprimi dhe mund të fluturojnë më shpejt.

Media shtetërore verikoreane ka thënë të mërkurën se raketa e fundit ka pasur “teknologji kontrolluese”, që ka mundësuar lëvizjen anash.

Ky medium ka publikuar edhe fotografi të raketës.

Kjo raketë ka qenë një nga armët e reja që është prezantuar në një parakalim në Phenjan javën e kaluar.

Në raportime nuk është përmendur lideri Kim Jong-un, duke sugjeruar se ai nuk ka qenë pjesë e testit.

Të martën, shefi i stafit të Koresë Jugore, ka thënë se një raketë është lansuar nga porti Sinpo, në lindje të Koresë Veriore, ku Phenjani zakonisht i vendos nëndetëset e saj.

Raketa ka rënë në Detin Lindor, të njohur edhe si Deti i Japonisë dhe ka udhëtuar rreth 450 kilometra me një lartësi maksimale prej 60 kilometrash.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Арина Соболенко

Швентек и Соболенко устроили триллер за престижный трофей






Депутат Семигин vs боец «Топаз»: важные вопросы (ФОТО)

Захарова заявила об асимметричном ответе России в экономической и транзитной сферах на враждебные действия прибалтов

Известный врач предупредил: майские шашлыки могут обернуться смертельным заболеванием

Мужчина расстрелял двух человек на севере Москвы