Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Январь
2021

Новости за 24.01.2021

Përmbytjet nga degradimi i lumenjve

Evropaelire.org 

Lumenjtë si Drini, Sitnica, Morava e Binçes e lumenj të tjerë në Kosovë mund t’i përmbytin vendbanime të tëra kur dalin nga shtrati. Por, për të evituar dëme të mëdha në të ardhmen, hidrologu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Bashkim Kastrati, thotë se urgjentisht duhet të rregullohen dhe mbrohen shtretërit e lumenjve. Kastrati thekson se shtretërit e lumenjve nuk janë në gjendje të mirë fizike, gjë e cila, sipas tij, po shkakton vërshime të mëdha dhe po krijohen dëme te vendbanimet përreth lumenjve. Читать дальше...

Mesut Ozil lë Arsenalin për Fenerbahçen

Evropaelire.org 

Futbollisti Mesut Ozil, ka thënë se do të jetë gjithmonë pëlqyes i ekipit të Arsenalit, pavarësisht pse është transferuar në klubin Fenerbahçe. Lojtari 32-vjeçar ka nënshkruar kontratë për tri vjet e gjysmë me ekipin turk. Ai ka fituar me Arsenalin tri kupa të futbollit të brendshëm anglez, si dhe ka shënuar 44 gola gjatë kohës sa ka qenë aty. Megjithatë, Ozil nuk ka luajtur për këtë ekip nga marsi i vitit të kaluar. “Është e vështirë për mua ta them me fjalë dashurinë që kam për klubin dhe tifozët”... Читать дальше...

Ankesat e partive politike nuk e shtyjnë datën e zgjedhjeve

Evropaelire.org 

Deri të martën do të duhet të marrin epilog ankesat e subjekteve politike dhe kandidatëve që janë ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Nëntë apele nga subjekte politike e kandidatë, u dorëzuan më 23 janar, pas moscertifikimit nga Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e 22 janarit, për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë. “PZAP-ja në afat prej 72 orëve prej momentit të pranimit të këtyre apeleve ka për obligim dhe do t’i shqyrtojë dhe vendos për to”... Читать дальше...

Të varurit nga drogat po "shfrytëzohen" si punëtorë pa pagesë

Evropaelire.org 

Të varurit nga drogat në provincën Farah të Afganistanit thonë se ata janë të detyruar që të punojnë pa pagesë për policinë lokale. Ata pretendojnë se janë detyruar që të punojnë larg syve kureshtarë në vendpunishte brenda kampeve ushtarake. (Përgatitën: Shkëlqim Hysenaj, Arben Hoti)

Kosova regjistron gjashtë viktima dhe 392 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të dielën 392 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1,618 mostrave. Sipas këtij Instituti ne 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë viktima, duke e çuar në 1,456 numrin e të vdekurve me këtë virus, prej kur ka shpërthyer pandemia. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Mitrovicë 1 rast (83 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Viti 1 rast (51 vjeç), Vushtrri 1 rast (62 vjeç)", është thënë në njoftimin e këtij Instituti. Читать дальше...

Memoaret e hebrenjve të mbijetuar vënë në pah të vërtetat e harruara

Evropaelire.org 

Departamenti për Edukim dhe Hulumtimin e  Holokaustit, i cili funksionon në kuadër të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup,  (ITSHKSH) ka në fokus zbardhjen e të vërtetës për shumë familje hebreje në trojet e ish-Jugosllavisë të cilat arritën të mbijetojnë gjatë Luftës së Dytë Botërore, falë ndihmës së familjeve shqiptare, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Skender Asani, drejtor i ITSHKSH-së.   “Me themelimin e këtij departamenti (Departamentin... Читать дальше...

Eksperti britanik: Personat e vaksinuar mund ta përhapin koronavirusin

Evropaelire.org 

Njerëzit që janë vaksinuar kundër koronavirusit mund të bartin virusin te të tjerët andaj duhet të vazhdojnë të respektojnë rregullat e izolimit, ka thënë zëvendës-shefi mjekësor në Britani të Madhe, Jonathan Van-Tam. Në një shkrim në Sunday Telegraph, ai ka thënë se shkencëtarët “nuk e dinë ende ndikimin e vaksinës në bartje”. Ai ka thënë se vaksinat ofrojnë “shpresë”, dhe se shkalla e infektimit duhet të nisë të ulet shpejt. Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hanccok, ka thënë se 75 për... Читать дальше...

Dy gjëra që mund të ndryshojnë politikën në Rusi

Evropaelire.org 

“Putini është hajn!” Turma ka thirrur kështu në qytetet në gjithë Rusinë më 23 janar, nisur nga Vladivostoku në Lindje të Largët, deri në Kaliningrad në Detin Baltik, duke u përballur me forca policore, ndërkohë që përballja e Aleksei Navalnyt me Kremlinin, ka hyrë në fazë të re. Herën e fundit kur Rusia ka shënuar marshe të tilla, ka qenë marsi i vitit 2017, pasi Navalny ka publikuar një video, përmes së cilës ka akuzuar për korrupsion ish-kryeministrin, Dmitry Medvedev. Protestat kombëtare... Читать дальше...

Njëmbëdhjetë minatorë të shpëtuar në Kinë pas 14 ditëve bllokimi

Evropaelire.org 

Shpëtimtarët kinezë kanë nxjerrë nga toka 11 minatorë, pas 14 ditëve të bllokimit. Si pasojë e shpërthimit të 10 janarit në provicën Shandong, kanë mbetur të bllokuar 22 punëtorë, rreth 600 metra në thellësi të tokës. Një minator tashmë ka vdekur, derisa për 10 të tjerët nuk dihet ende. Më shumë se 600 persona kanë punuar për t’i nxjerrë ata nga toka. Pamjet televizive kanë shfaqur minatorin e parë teksa ka dalë në sipërfaqe, me sy të mbyllur për t’i ruajtur nga drita. Transmetuesi shtetëror CCTV... Читать дальше...

Biden dhe Johnson zotohen për thellim të lidhjeve mes kombeve të tyre

Evropaelire.org 

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe presidenti amerikan Joe Biden, janë zotuar më 23 janar për thellim të lidhjeve në mes të dyja shteteve dhe të bashkëpunojnë në luftimin e ndryshimeve klimatike. Në bisedën e tyre të parë telefonike, prej kur Biden ka marrë pozitën e presidentit, Johnson ka përgëzuar Bidenin, është thënë në një deklaratë nga zyra e kryeministrisë britanike. Aty është thënë edhe se të dy liderët kanë gatishmëri për “të thelluar aleancën e ngushtë në mes të kombeve tona”. Читать дальше...

Mijëra persona ndalohen në marshet për lirim të Navalnyt

Evropaelire.org 

Mijëra rusë janë ndaluar në gjithë Rusinë, pas protestave në të cilat është bërë thirrje për lirim të liderit opozitar Aleksei Navalny, ndërkohë që policia ka tentuar të shtypë dhunshëm ato që janë konsideruar protestat më të mëdha kundër qeverisë në vjetët e fundit në këtë vend. Navalny është burgosur fundjavën e kaluar teksa ka arritur në Moskë nga Gjermania. Në shtetin gjerman, Navalny është trajtuar pas helmimit me agjentin nervor, Noviçok. Ende nuk është bërë e qartë se çfarë efekti do... Читать дальше...

Problemet me kujtesë pas tejkalimit të COVID-19

Evropaelire.org 

Kaltrina Jupolli-Sejdiu, 30-vjeçare nga Prishtina deri para muajit nëntor të vitit të kaluar, nuk ka pasur asnjë problem me kujtesën. Por, prej kur është shëruar nga sëmundja COVID-19, humbja e kujtesës i është bërë pjesë e përditshmërisë. “Harresën e kam aty për aty, nuk më ka ndodhur më herët që dikush të më dhuroj diçka e ta harroj menjëherë, e kjo po më ndodh aq shpesh. Po e vërej sepse unë me kujtesë kam qenë shumë mirë”, thotë ajo. Ajo ishte infektuar me koronavirus para tre muajsh, por... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

«Был риск завершить борьбу еще в первом матче». В России оценили победу Рыбакиной в Штутгарте






Большая вода паводка-2024 выявила множество проблем в России

Самарские педагоги смогут принять участие в Форуме классных руководителей в Москве

Проект «Парк Победы. Главный патриотический» стартует на Поклонной горе

ТАСС: в деле экс-замминистра обороны Иванова могут появиться новые эпизоды