Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Январь
2021

Mijëra të ndaluar në protestat për Navalnyn në Rusi

0
Mijëra të ndaluar në protestat për Navalnyn në Rusi

Policia në Rusi ka përdorur forcë dhe ka ndaluar mbi 3,600 persona në mbarë vendin, pasi protestuesit, për të dytën javë me radhë, kërkuan lirimin nga burgu të politikanit opozitar, Aleksei Navalny. 

Në rrugët e qyteteve ruse, më 31 janar kishte prani të shtuar të policisë, të cilët tentuan të shpërndajnë protestuesit. Protestat, që u mbajtën pa lejen e autoriteteve, u thirrën nga Navalny dhe ekipi i tij. 

Policët janë parë duke tërhequr zvarrë protestuesit e duke i futur në makina të blinduara, si dhe duke ushtruar dhunë ndaj tyre. Po ashtu, forcat e rendit kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. 

Dhuna dhe raportimet për ndalimin e protestuesve, vijnë vetëm një javë pasi policia arrestoi mijëra protestues, gjë që nxiti realigimin e Uashingtonit zyrtar, i cili bëri thirrje që të respektohen të drejtat e njeriut dhe liria e shtypit.

Gruaja e Navalnyt është në mesin e mbi 840 personave që u ndaluan në Moskë, ku Navalny gjendet në paraburgim për 30 ditë, nën akuzat, të cilat ai i cilëson të fabrikuara. 

Protestat në Moskë nuk nisën në kohën e paraparë, pasi autoritetet kishin mbyllur të gjitha linjat e transportit publik, me qëllim që të pamundësonin tubimin e qytetarëve.

Në Shën Petersburg, një zyrtar policor ka kërcënuar një gazetar të Radios Evropa e Lirë, pasi ai e pyeti se pse ai po ndalohej nga autoritetet. Në këtë qytet, mbi 480 persona raportohet se janë arrestuar. Një video e postuar në mediat sociale shfaqi një zyrtar policor duke rahur një polic. 

 

Në përgjithësi, 35 gazetarë në mbarë Rusinë u ndaluan nga policia, tetë prej tyre vetëm në Shën Petersburg, raporti Qendra për monitorimin e shkeljeve të të drejtave të gazetarëve rusë. 

Protestuesit në Lindjen e Largët dhe Siberi protestuan, pavarësisht temperaturave të ulëta. 

Organizata OVD-Info ka raportuar për mbi 3,600 persona janë ndaluar në mbarë Rusinë, përfshirë mbi 120 në Vladivostok të Lindjes së Largët dhe mbi 190 të tjerë në Krasnoyarsk. Kjo organizatë ka raportuar se edhe disa gazetarë janë ndaluar në disa qytete të tjera. 

në orët e para të protestave, përfshirë edhe mbi 100 të ndaluar në qytetin e Lindjes së Largët, Vladivostok dhe dhjetëra gazetarë në disa qytete të tjera. Kjo organizatë ka raportuar se aktivistët në disa qytete ruse janë vizituar nga policia para protestave anti-qeveritare, me qëllim që të frikësohen që të mos marrin pjesë në protesta.

Videot e xhiruara në Vladivostok, ku qindra protestues u arrestuan, shfaqin pjesëmarrësit në protesta të cilët kanë lidhur duart dhe kanë brohoritur “Putini është hajdut”. Në këtë vend, protestat u mbyllën pas dy orësh.

Ndërkaq, në pamjet e shfaqura në mediat sociale nga Kazani,  protestuesit u panë duke u përleshur me policinë.

Në qytetin Perm janë parë forca të shtuara të sigurisë. Në këtë qytet protestat kanë përfunduar. Në Irkutsk janë raportuar se  24 persona janë ndaluar nga autoritetet e rendit.

Një korrespondent i Radios Evropa e Lirë, që punon për Shërbimin Rus, Andrei Afanasyev është në mesin e të ndaluarve në qytetin Blagoveshchensk në Lindjen e Largët. Ai ishte duke raportuar për protestat në këtë qytet.

SHBA-ja dënon dhunën e policisë ruse

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se SHBA-ja dënon "taktikat e ashpra të përdorura kundër protestuesve paqësorë dhe gazetarëve nga autoritetet ruse për të dytën javë me radhë. Ne sërish i bëjmë thirrje Rusisë që të lirojë personat që janë arrestuar duke ushtruar të drejtat e tyre njerëzore, përfshirë edhe Aleksei Navalnyn". 

 

Këtij postimi në Twitter të sekretarit Blinken i është kundërpërgjigjur Ministria e Jashtme ruse, e cila i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për "ndërhyrje" në punët e brendshme të Rusisë dhe ka thënë se Uashingtoni po promovon thirrje, që në Moskë konsiderohen tubime joligjore, përmes "platformave online që kontrollohen nga Uashingtoni", por duke mos dhënë detaje se për cilat platforma bëhet fjalë. 

Policia ruse paraprakisht kishte paralajmëruar protestuesit se është e “jashtëligjshme” pjesëmarrja në këto protesta dhe pjesëmarrësit do të përballen me akuza për shkelje të kufizimeve që lidhen me pandeminë e koronavirusit.

Fundjavën e kaluar, pothuajse 4,000 persona u arrestuan në protestat që u mbajtën në më shumë se 100 qytete ruse.

Që prej atyre protestave, autoritetet kanë arrestuar aleatët e Navalnyt dhe mbështetësit e tij.

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny u arrestua më 17 janar, pasi arriti në Rusi nga Gjermania, ku ishte trajtuar për disa muaj, pas helmimit në gushtin e kaluar. Navalny thotë se pas këtij helmimi qëndron presidenti rus, Vladimir Putin. Këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini.

Një gjykatë në Rusi i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Prokurorët thonë se Navalny shkeli kushtet e pezullimit të një dënimi më 2014 që kishte të bënte me keqpërdorim fondesh.

Nëse Navalny gjendet fajtor se ka shkelur rregullat e lirimit nga burgu, ai mund të dënohet deri me tre vjet burgim.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Рублёв стал победителем «Мастерса» в Мадриде






Сжег заживо. Разборки двух друзей печально закончились в Москве

Столичный бизнес нарастил энергопотребление в январе-марте 2024 года на 6,2%

"Работа.ру": россияне хотели бы зарабатывать от 140 тысяч рублей в месяц

Эксперт Стариков объяснил, зачем Германия дважды капитулировала в 1945 году