Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Июль
2021

Dy viktima të reja nga COVID-19 në Kosovë

0

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan më 8 korrik edhe për dy viktima nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Viktimat janë nga komunat Gjilan dhe Pejë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se të enjten janë regjistruar edhe 8 raste pozivite me koronavirus, bazuar në 1.721 mostra të testuara në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

Në 24-orëshin paraprak janë shëruar edhe 7 pacientë, ndërsa raste aktive janë 151.

Kosova, prej konfirmimit të rasteve të para në mars të vitit 2020, ka regjistruar në total 107,827  raste pozitive.

Prej tyre, 2.264  pacientë kanë vdekur dhe 105.412 janë shëruar.

Fushata e vaksinimit kundër koronavirusit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars.

Deri të hënën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë dhënë 243.428 vaksina. Mbi 60.759 persona janë vaksinuar me nga dy doza.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

После победы в Мадриде Рублев поднялся с 8-го на 6-е место в рейтинге ATP






Начались переговоры Путина с Пашиняном

Университет в Финляндии уволил профессора из-за связей с Россией

Фашизм не пройдет!

Воробьёв возложил цветы к Могиле Неизвестного Солдата в Москве