Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Июль
2021

Disa të vrarë në një sulm gjatë një funerali në Irak

0
Disa të vrarë në një sulm gjatë një funerali në Irak

Disa persona janë vrarë gjatë një funerali në veri të Irakut, tha ushtria irakiane.

Një zyrtar i sigurisë së Irakut tha se tetë persona janë vrarë, në mesin e të cilëve ka civilë dhe policë, duke shtuar se militantët e armatosur hapën zjarr ndaj turmës.

Ky zyrtar, që foli në kushte anonimiteti, tha se sulmi është kryer nga grupi militant, Shteti Islamik (IS).

Sulmi vjen pas sulmit vetëvrasës të 20 korrikut në një treg në Bagdad, ku u vranë të paktën 30 persona dhe u plagosën mbi 50 të tjerë.

Në janar, 32 persona u vranë dhe 110 të tjerë u plagosën në një sulm terrorist në Bagdad. IS-i mori përgjegjësinë për këto dy sulme.

Iraku ka shpallur fitore ndaj IS-it në dhjetor të vitit 2017, pasi rimori nën kontroll shumicën e territoreve që ky grup ekstremist kishte kapur që prej vitit 2014.

Megjithatë, anëtarët e këtij grupi terrorist kanë vazhduar që të kryejnë sulme në mbarë Irakun.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Соболенко и Швентек сыграют в финале турнира WTA в Мадриде






В США заявили о подготовке государственного переворота у границ России

Посол Нидерландов Хиллес  Плух завершил миссию в России

Президент Гвинеи-Бисау Эмбало посетит Россию для участия в параде Победы 9 Мая

Всё дело в ухе: Евгений Солонович рассказал о трудностях поэтического перевода