Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2021

Новости за 13.11.2021

Protestë në Beograd kundër muralit kushtuar Mlladiqit

Evropaelire.org 

Disa organizata joqeveritare, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe qytetarë protestuan të shtunën, më 13 nëntor në Beograd, duke kërkuar heqjen e një murali kushtuar kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq, që është vendosur në një fasadë në qendër të kryeqytetit serb. Protesta "Murali duhet të rrëzohet", që u mbajt disa qindra metra larg nga murali kushtuar Mlladiqit, është një prej shumë tubimesh që qytetarët dhe OJQ-të kanë organizuar, pasi policia pengoi aktivistët që dëshironin të... Читать дальше...

Të paktën 58 të vdekur nga përleshjet në një burg në Ekuador

Evropaelire.org 

Të paktën 58 të burgosur janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve që ndodhë gjatë natës në burgun Penitenciaria del Litoral në Ekuador, tha qeveria të shtunën, duke thënë se përleshjet kanë qenë mes bandave, Burgu, që gjendet në qytetin jugor të Guajakilit, është burgu i njëjtë ku u vranë 119 të burgosur në muajin shtator, kur u zhvilluan përleshjet më vdekjeprurëse në burgjet e Ekuadorit. Qeveria ka thënë se përleshjet kanë ndodhur në mes bandave të trafikut të drogës... Читать дальше...

Inflacioni prek kategoritë e rrezikuara sociale

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut, inflacioni ka goditur më së shumti familjet me status të rrezikuar social, thonë nga Platforma për luftën kundër varfërisë. Sipas të dhënave të Bankës Popullore, inflacioni në Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit 2021 do të arrijë në 3 për qind. Ndërkaq, të dhënat e Entit shtetëror të Statistikave bëjnë të ditur se rritje më të madhe të çmimeve kanë pësuar produktet ushqimore, me rreth 5 për qind. Vajrat janë shtrenjtuar për 25 për qind, perimet për 12 për qind, ndërkaq... Читать дальше...

Ende pa konsensus në samitin për klimën

Evropaelire.org 

Ministri i Mjedisit dhe Klimës në Indi, Bhupender Yadav tha më 13 nëntor se ende nuk është arritur konsensus në bisedimet e Kombeve të Bashkuar apër klimën, pavarësisht se bisedimet u shtyn edhe për një ditë më shumë. Yadav tha se kishte mungesë të balancës në draft-tekstet e hartuara nga delegatetët nga e gjitha bota gjatë dy javëve të fundit. Duke folur me presidentin e Konferencës për Ndryshime Klimatike të OKB-së (COP26), Alok Sharma gjatë takimeve të 13 nëntorit, Yadav tha se “kam frikë se konsensusi vazhdon të jetë i paarritshëm”. Читать дальше...

Gjenerali britanik paralajmëron për rrezikun e një lufte mes Rusisë dhe Perëndimit

Evropaelire.org 

Zyrtari më i lartë ushtarak i Britanisë ka përmendur ndryshimin e “karakterit të luftës” dhe ka paralajmëruar se ekziston rrezik i madh që vendimet e gabuara të çojnë në një luftë midis Rusisë dhe Perëndimit. Gjenerali Nick Carter tha se ka një vullnet të armiqve autoritarë për të përdorur çdo mjet, duke përfshirë migrantët, çmimet e gazit ose sulmet kibernetike, për të arritur qëllimet e tyre në skenën ndërkombëtare. Carter, që është shef i stafit të mbrojtjes britanike, i tha Radio Times se... Читать дальше...

BE-ja kritikon Serbinë për mohimin e gjenocidit

Evropaelire.org 

Ditëve të fundit, ka pasur reagime nga institucionet e Bashkimit Evropian lidhur me debatin në Serbi mbi përgjegjësinë për krimet e luftës dhe gjenocidin në Srebrenicë. Disa reagime kanë qenë direkte dhe janë lidhur me aktivitetin e Policisë së Serbisë për të parandaluar fshirjen e një murali kushtuar liderit ushtarak të serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Ratko Mlladiq, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje. Por, disa reagime kanë qenë më shumë të përgjithësuara, pa iu referuar rasteve të caktuara. Читать дальше...

Për cilat blerje në pandemi janë njerëzit pishman?

Evropaelire.org 

BBC Një në dhjetë persona janë bërë pishman për gjërat që kanë blerë gjatë periudhës së pandemisë, duke përfshirë produkte për të krijuar diçka nga fillimi, apo pajisje për ushtrime fizike. Izolimet e nxitura nga vala e parë e pandemisë së koronavirusit, kanë rezultuar me rekord të shitjeve të disa produkteve, në mënyrë që njerëzit të shijojnë kohën në oborre apo në hapësirat e brendshme. Tani disa prej tyre janë penduar, duke e pranuar se kanë shpenzuar mijëra dollarë në pajisje të ndryshme. Читать дальше...

Kosovë: Një viktimë dhe shtatë raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 13 nëntor se është regjistruar një viktimë me koronavirus dhe shtatë raste të reja me COVID-19. Sipas njoftimit, rastet e reja dalin pas testimit të 1,725 mostrave. Në 24 orët paraprake, 13 persona janë shëruar ndërkaq raste aktive janë 420. Sa i përket fushatës së vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 2.560 doza të vaksinës. Që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit, autoritetet kanë administruar 1,594,499 doza të vaksinave. Читать дальше...



Merkel bën thirrje për vaksinim që të evitohet një valë e pandemisë në dimër  

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, më 13 nëntor u bëri thirrje të gjithë gjermanëve të pavaksinuar që të imunizohen kundër koronavirusit sa më shpejt që të jetë e mundur, teksa shteti ka regjistruar rekord rastesh me COVID-19. “Nëse qëndrojmë së bashku, nëse mendojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët, ne mund ta shpëtojmë shtetin tonë gjatë këtij dimri”, tha Merkel. Ajo paralajmëroi se “këto janë javë shumë të rënda që po na presin”. Qendra për kontrollin e sëmundjeve në Gjermani tha se niveli... Читать дальше...

Një vizë sa një rrogë   

Evropaelire.org 

Një rrogë mujore, dokumente të ndryshme dhe ditë pushimi iu deshën Fatmir Gashit nga Fushë Kosova, që të pajiset me vizë pune të shtetit të Gjermanisë. Gashi, i cili punon në sektorin privat, u pajis me këtë vizë para tri ditësh dhe thotë se më e vështira ishte që të merrte ditë të lira pune. “Në muajin shtator e kam bërë terminin. Në muajin tetor e kam dorëzuar (aplikimin për vizë) dhe para tri ditësh kam marr përgjigje. I kam ditur procedurat, kam paguar sigurim shëndetësor 142 euro për gjashtë muaj... Читать дальше...

Përpjekja e Sebahates për të krijuar biznes në fshat

Evropaelire.org 

Jeta në një zonë të thellë rurale nuk ka qenë pengesë për Sebahate Ramën nga fshati Keçekollë e Prishtinës që të krijojë një biznes të vogël. Ajo tashmë ka mbi 30 koshere bletë si dhe pesë lopë e dy viça dhe po planifikon ta zgjerojë biznesin e saj.

DnV: Fushata për balotazh me shkelje flagrante të masave kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV) tha se fushata e balotazhit për zgjedhjet lokale të 14 nëntorit në Kosovë, është përshkruar me shkelje të masave kundër koronavirusit nga partitë politike. Në një konferencë për media më 13 nëntor, Eugen Cakolli nga DnV tha se në fushatën pesëditore për balotazhin, partitë nuk kanë respektuar pjesëmarrjen e lejuar deri në 80 persona, siç kërkohet me masat në fuqi kundër COVID-19. “Aktivitetet e kandidatëve nëpër komuna, qofshin... Читать дальше...

Putin: Veprimet e SHBA-së dhe NATO-s në Detin e Zi, sfidë serioze për Rusinë

Evropaelire.org 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se veprimet e Shteteve të Bashkuara dhe Aleancës Veri Atlantike (NATO) në Detin e Zi janë “sfidë serioze” për Rusinë, e cila ka kërkuar të drejta shtesë detare në këtë rajon, që prej aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Ukraina në vitin 2014. Komentet që i bëri Putini më 13 nëntor janë përpjekja e dytë e Kremlinit në 24 orët e fundit, për të theksuar prezencën ushtarake të Perëndimit në rajonin e Detit të Zi. Rusia ka akuzuar Uashingtonin për përshkallëzim të tensioneve... Читать дальше...

Biden: Situatë shqetësuese në kufirin Poloni-Bjellorusi

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka shprehur shqetësim lidhur me situatën në kufirin Poloni-Bjellorusi, ku zbulimi i një trupi gjatë natën nxori në pah rreziqet, pasi mijëra migrantë nga vendet e treta po strehohen në kushte të rënda atmosferike në Bjellorusi, me shpresën që të hyjnë në Bashkimin Evropian. “Ne mendojmë se është shqetësim i madh. Ne kemi shprehur shqetësimin tonë në Rusi, ne kemi komunikuar shqetësimin tonë në Bjellorusi”, tha Biden më 12 nëntor. “Mendojmë se është problem”, shtoi ai. Читать дальше...

Disa shtete evropiane rikthejnë masat kufizuese

Evropaelire.org 

Evropa është sërish epiqendra e pandemisë së koronavirusit, ku disa shtete po rivendosin masa kufizuese me qëllim që të frenojnë rritjen e re të rasteve me COVID-19. Pavarësisht niveleve të larta të vaksinimit dhe sistemeve të mira të kujdesit shëndetësor, rastet me koronavirus në Evropë janë rritur që prej fillimit të tetorit dhe tani niveli i rasteve është më i lartë se që prej fillimit të pandemisë. Në shtatë ditët e fundit, mbi 2.1 milionë raste janë regjistruar në Evropë, duke e thyer rekordin me më së shumti raste... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

«Был риск завершить борьбу еще в первом матче». В России оценили победу Рыбакиной в Штутгарте






Штраф за неуплату штрафа: Киркоров продолжает спорить из-за платной парковки

Собянин принял решение о дополнительной поддержке промышленных предприятий

В большой семье. Ногайский нож возвращается

Средняя стоимость ночи в гостиницах России выросла на 15% к майским праздникам