Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2021

Новости за 14.11.2021

Arben Vitia ia uron fitoren Përparim Ramës në Prishtinë

Evropaelire.org 

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Prishtinës, Arben Vitia e ka pranuar humbjen e garës në kryeqytet. Derisa janë numëruar mbi 98 për qind të votave nga rundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, sipas rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, garën në Prishtinë e ka fituar kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama me 51 për qind të votave. Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren në Komunën e Prishtinës. Në një konferencë për media, Përparim... Читать дальше...

Kush është Përparim Rama?

Evropaelire.org 

Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës prin në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të Komunës së Prishtinës, të mbajtura më 14 nëntor. Rama para se t’i hynte garës për kryetar të Prishtinës, ishte i njohur për veprimtarinë e tij arkitekturale në disa vende të botës si Angli, Shtetet e Bashkuara, Zvicër, Çeki, Shqipëri dhe vende të tjera. Përparim Rama u lind në Prishtinë më 20 janar 1976. Në vitin 1992, në moshën 16-vjeçare u shpërngul në Britani të Madhe ku përfundoi edhe studimet për arkitekturë. Читать дальше...

KQZ shpall rezultatet preliminare për balotazhet

Evropaelire.org 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë që u mbajtën më 14 nëntor. Sipas rezultateve preliminare Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në komunën e Kamenicës me kandidatin Kadri Rahimaj, në Podujevë me Shpejtim Bulliqin, në Shtime me Qemajl Aliun dhe në Gjilan me Alban Hysenin. Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në Prishtinë me Përparim Ramën, në Istog me Ilir Feratin, në Fushë Kosovë me kandidatin Burim Berisha, në Junik me Ruzhdi Shehun dhe në Viti me Sokol Halitin. Читать дальше...

DnV kërkon përmbajtje lidhur me shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve

Evropaelire.org 

Koalicioni i organizatave joqeveritare që monitoron zgjedhjet në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV), ka bërë thirrje për përmbajtje deri në shpalljen e rezultateve preliminare për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë të mbajtura më 14 nëntor. Ky koalicion në një komunikatë për media ka thënë se procesi i sotëm i votimit është zhvilluar në mënyrë të qetë “por me pjesëmarrje më të ulët të qytetarëve në zgjedhje krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve lokale”. “Ftojmë subjektet politike... Читать дальше...

Mamusha me daljen më të lartë në zgjedhje

Evropaelire.org 

Deri në orën 19, përkatësisht deri në mbylljen e vendvotimeve, në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë kanë votuar rreth 38 për qind të votuesve. Më 14 nëntor qytetarët e Kosovës votuan për të zgjedhur kryetarët e 21 komunave. Komuna me më së shumti votues deri më tani është Mamusha me një dalje prej rreth 60 për qind. Ndërsa komunat tjera me dalje më të madhe janë Juniku dhe Kllokoti me nga 53 për qind. Komunat me dalje më të ulët të votuesve janë Dragashi dhe Klina me 29 për qind. Читать дальше...

Kërkohen masa nga NATO për krizën me emigrantë në kufirin Bjellorusi-Poloni

Evropaelire.org 

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki i ka bërë thirrje NATO-s që të marrë “hapa konkretë” për të zgjidhur krizën me emigrantë në kufirin me Bjellorusinë. Në kërkesë ai ka shtuar se Polonia, Lituania dhe Letonia kanë të drejtë që përmes nenit 4 të marrëveshjes me NATO-n të kërkojnë konsultime nëse besojnë se integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e tyre është në kërcënim. Autoritetet polake thanë se presin një tentim masiv nga emigrantët për të thyer kufirin me forcë, një... Читать дальше...

Votuesit e rinj kërkojnë arsim më cilësor

Evropaelire.org 

Sinan Korllak, një 18-vjeçar nga Prizreni, për herë të parë ka votuar në rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës. Sinani thotë se rinia në këtë qytet nuk gëzon përkrahje, derisa kërkon nga kryetari i ri i komunës ngritje të nivelit të arsimit, si dhe fuqizim të rolit të rinisë.

Austria izolon personat e pavaksinuar kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Austria ka vendosur në izolim miliona persona që nuk janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19. Ky vendim hyn në fuqi të hënën më 15 nëntor si një përpjekje për të luftuar infektimet që kanë arritur nivele rekorde. Evropa është epiqendra e pandemisë së COVID-19 sërish, duke bërë që disa qeveri të konsiderojnë vendime për izolime. Austria ka një ndër shkallët më të larta të infeksionit brenda kontinentit. Ky shtet është i pari në Evropë që ka vendosur të kthejë në fuqi disa masa kufizuese për lëvizjet e përditshme të njerëzve... Читать дальше...



Qeveria në pritje të rritjes së shumicës parlamentare

Evropaelire.org 

Partitë e koalicionit qeveritar në Maqedoninë e Veriut presin që pas dështimit të mocionit të opozitës për mosbesimin e qeverisë, të rritet shumica parlamentare me deputetë të partive opozitare. Artan Grubi, zëvendëskryeministër nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, tha më 13 nëntor se qeveria po negocion me të gjitha partitë për forcimin e shumicës parlamentare, ndërsa u shpreh i bindur se qeveria është stabile në funksionimin e saj. “Ne jemi në kontakt me të gjitha partitë, jo vetëm me Alternativën... Читать дальше...

Balotazhi përmes fotove

Evropaelire.org 

Në Kosovë, më 14 nëntor mbahet rundi i balotazhit, ku qytetarët zgjedhin krerët e rinj të 21 komunave, pasi më 17 tetor zgjodhën kryetarët e 19 komunave dhe anëtarët e rinj të asambleve komunale. Të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kanë 1,260,571 qytetarë dhe ata do të mund të votojnë në 575 qendra votimi me 1,638 vendvotime.

Deri në orën 16 u dorëzuan 10 ankesa për zgjedhjet lokale

Evropaelire.org 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa deri në orën 16 ka pranuar 10 ankesa në lidhje me procesin zgjedhor. Sot më 14 nëntor qytetarët e Kosovës po votojnë për të zgjedhur kryetarët e 21 komunave. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 24 për qind e votuesve Mulë Desku, kryesues i Sekretariatit të PZAP-së tha për Radion Evropa e Lirë se ankesat kryesisht janë bërë nga partitë politike. “Gjatë ditës janë pranuar 10 ankesa. Krejtësisht janë nga partitë”, tha Desku. Читать дальше...

Si votojnë personat e verbër në Kosovë?

Evropaelire.org 

Përmes fletëvotimeve me alfabetin e Braillet, personat e verbër në Kosovë mund të votojnë pa ndihmën e asistentëve të tyre. Radio Evropa e Lirë ka përcjellë nga afër procesin e votimit në zgjedhjet lokale të Mexhit Foniqit në Prishtinë më 14 nëntor.

Mamusha prin me dalje të votuesve në zgjedhje

Evropaelire.org 

Deri në orën 15, në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë kanë votuar rreth 24 për qind të votuesve. Sot më 14 nëntor qytetarët e Kosovës po votojnë për të zgjedhur kryetarët e 21 komunave. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 24 për qind e votuesve. Sipas kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, deri në këtë kohë nuk ka pasur incidente të rënda gjatë procesit zgjedhor. “Nuk kemi pasur ndonjë parregullsi që do ta cenonte seriozisht procesin e votimit”, tha ai. Читать дальше...

Siguri në shkolla e përmirësim infrastrukture, kërkesa për kryetarët e rinj

Evropaelire.org 

Qytetarët në Prishtinë dhe Prizren nga rundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë presin përmirësime në infrastrukturë, shëndetësi, si dhe qarkullim më të lehtë në komunat ku jetojnë ata. Në Prishtinë kërkohet, po ashtu, siguri më e madhe në shkolla. (Kamerë: Bujar Tërstena, Ibrahim Berisha dhe Arben Hoti)

MSH: 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi të dielën (14 nëntor) se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 14 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri. Shifra bazohet në 1.823 mostra të testuara. Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 6 pacientë. Raste aktive aktualisht janë 428.  Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar afër 170.000 raste të infektimit. Prej tyre 2,980 persona kanë vdekur. Читать дальше...

Djali i Gaddafit kandidon për president

Evropaelire.org 

Djali i diktatorit të ndjerë libian, Moammar Gaddafi, njoftoi të dielën (14 nëntor) se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vendit muajin e ardhshëm, tha agjencia zgjedhore e Libisë. Seif al-Islam Gaddafi dorëzoi dokumentet e tij të kandidaturës në qytetin jugor Sabah. Në vitin 2011, djali i Gaddafi, u kap nga luftëtarët, pasi një kryengritje popullore e rrëzoi babanë e tij nga pushteti pas më shumë se 40 vjetësh. Më vonë, Moammar Gaddafi u vra derisa po zhvilloheshin luftime që u kthyen në një luftë civile. Читать дальше...

Papa Françesku: Mos i gjykoni të varfrit, ndihmojini

Evropaelire.org 

Në meshën e së dielës (14 nëntor) në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku morën pjesë 2.000 njerëz të varfër, Papa Françesku bëri apel kundër asaj që ai e quajti "indiferencë në rritje" ndaj të varfërve. Papa Françesku dënoi shoqëritë të cilat, sipas tij, tregojnë indiferencë ndaj të varfërve, shpesh duke i gjykuar, në vend që t'i ndihmojnë. Papa Françesku, që nga zgjedhja e tij më 2013, ka bërë thirrje në vazhdimësi për të treguar vëmendje ndaj grupeve të margjinalizuara të shoqërisë, përfshirë të varfrit. Читать дальше...

Bullgarët votojnë për presidentin dhe parlamentin e ri

Evropaelire.org 

Në Bullgari të dielën (14 nëntor) po mbahen zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale të cilat pritet t’i japin fund një krize politike që ka zgjatur disa muaj. Bullgarët presin formimin e një qeverie e cila do të trajtojë pandeminë e COVID-19, krizën energjetike dhe korrupsionin. Në bazë të hulumtimeve, asnjë parti nuk pritet të fitojë një shumicë parlamentare, dhe si rrjedhojë bisedimet për koalicione të mundshme pritet të jenë të vështira në një parlament thellësisht të ndarë. Dështimi... Читать дальше...

Новости России
Москва

Новый транспортный хаб начали строить Казахстан, РФ и Китай


DnV: Vështirësi për gjetjen e emrit në listën e votuesve

Evropaelire.org 

Koalicioni i organizatave joqeveritare që monitoron zgjedhjet në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV), tha se pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e votimit në 21 komunat ku po zhvillohet balotazhi, është përafërsisht e njëjtë me rundin e parë, rreth 7 për qind. Eugen Cakolli nga kjo organizatë bëri të ditur se komunat me daljen më të madhe janë komunat e vogla krahasuar me komunat me numër më të madh të banorëve. “Komuna e Mamushës prin me daljen më të madhe, me 18 për qind, pasuar nga Juniku me 17 për qind... Читать дальше...

Osmani: Qytetarët t'i përgjigjen detyrimit për të votuar

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi ka votuar, ka thënë se “detyrimi qytetar për kontribuuar në demokracinë e vendit tonë nuk ka përfunduar më 17 tetor”.   “Sot është ditë po aq e rëndësishme, e cila përcakton fatin e komunave ku gjithsecili prej jush dhe prej nesh jeton, prandaj është shumë me rëndësi që qytetarët t’i përgjigjen këtij detyrimi në mënyrë që nesër të kenë më shumë të drejta dhe kualitet më të madh të jetës në komunat ku ata jetojnë”, ka thënë presidentja Osmani. Qytetarët... Читать дальше...

Polonia raporton për përleshje të reja me migrantët

Evropaelire.org 

Në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë po vazhdon të jetë një situatë e brishtë e sigurisë pasi migrantët sërish kanë provuar që me forcë të kalojnë në territorin e Bashkimit Evropian. Polonia njoftoi të dielën (14 nëntor) se më shumë se 200 migrantë kanë tentuar të kalojnë me forcë kufirin. Ata kanë mbetur të bllokuar në acar dhe pa kushte elementare të jetesës. Minsku po përballet me sanksione të reja për krizën në rritje në kufirin lindor të bllokut. Rojet kufitare polake ka regjistruar... Читать дальше...

Vëzhguesit e BE-së po monitorojnë për së afërmi zgjedhjet në Kosovë

Evropaelire.org 

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgim të Zgjedhjeve në Kosovë, Lukas Mandl, tha të dielën (14 nëntor) se 62 vëzhgues të BE-së po monitorojnë për së afërmi procesin zgjedhor në 21 komuna dhe se do të vëzhgojnë për së afërmi edhe procesin e numërimit. “Inkurajoj qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e votës të shkojnë në vendvotime, të votojnë për njërin ose tjetrin kandidat, dhe të kontribojnë në demokraci”, tha Mandl gjatë një paraqitjeje para gazetarëve. Ai tha se një raport preliminar... Читать дальше...

Kurti: Komuna është qeliza e Republikës

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë pas votimit se zgjedhjet komunale janë të rëndësishme, pasi “komuna është shumë e rëndësishme - në njërën anë është publikja e lagjes dhe në anën tjetër është qeliza e Republikës”. Ai i ka ftuar qytetarët me të drejtë vote që ta përdorin këtë rast dhe të përcaktohen për veten e tyre përmes udhëheqësve, të cilët do të zgjedhin. “Më 14 nëntor po e përmbyllim një vit të suksesshëm elektoral, i cili nisi me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, vazhdoi... Читать дальше...

Izraeli mohon akuzat për spiunim në Turqi

Evropaelire.org 

Izraeli është duke u angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, Natali dhe Mody Oknin, dhe i informoi ata mbi përpjekjet që po bëhen për t'i kthyer ata në Izrael. “Siç është theksuar tashmë zyrtarët, ata nuk punojnë për asnjë agjenci izraelite", tha Bennett. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Потапова проиграла Фернандес во втором круге турнира WTA в Мадриде






«Второй рассвет счастья»: каким знакам зодиака повезет в любви в мае

Такого вы еще точно не видели! Обнародован список друзей Захаровой и Иванова, а так же все их траты за последние годы

«Искусство объединяет мир»: российские художники приняли участие в Венецианской биеннале-2024

Фильм Мигеля Сальгадо «Стыд» получил главный приз 46-го ММКФ