Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2022

Новости за 06.06.2022

Johnson i mbijeton mocionit të mosbesimit

Evropaelire.org 

Kryeministri britanik, Boris Johson, i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit, duke siguruar mbështetje të mjaftueshme të partisë së tij për të qëndruar në postin e kryeministrit. I njohur për aftësinë e tij për të tejkaluar skandalet, Johnson u përball me kritika të shumta pas zbulimeve se ai dhe stafi i tij vazhdimisht kishin organizuar ndeja në kohën kur në shtet kishte pasur kufizime për pandeminë e koronavirusit. Johnson fitoi mbështetjen e 211 nga 359 deputetët konservatorë, më shumë se... Читать дальше...

Në Kosovë nis Java e Krenarisë: “Të drejtat e LGBTI+ janë të drejta të njeriut”

Evropaelire.org 

Në Prishtinë më 6 qershor nisi Java e Krenarisë, teksa organizatat joqeveritare thanë se është shënuar regres në respektimin e të drejtave të komunitetit LGBTI+ dhe autoritetet u zotuan se do të angazhohen në avancimin e të drejtave të kësaj kategorie të shoqërisë.  Në Qeverinë e Kosovës u bë hapja zyrtare e Javës së Krenarisë, që është organizimi i gjashtë me radhë i këtij lloji. Drejtori i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD), Arbër Nuhiu, tha se u takon autoriteteve relevante që të avancojnë të drejtat e komunitetit LGBTI+. Читать дальше...

Erdogan sërish kundër rritjes së normave të interesit

Evropaelire.org 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, insistoi se Qeveria e tij kundërshton ngritjen e normave të interesit, teksa inflacioni në shtet ka arritur në nivelin më të lartë në pothuajse 25 vjet. “Kjo Qeveri nuk do të rrisë normat e interesit. E kundërta, do t’i ulë ato”, tha Erdogan gjatë një adresimi televiziv të hënën pas mbledhjes së Qeverisë. Banka Qendrore e Turqisë, që në parim është institucion i pavarur, do të mbajë mbledhjen e radhës më 23 qershor për të përcaktuar politikat e reja. Читать дальше...

SHBA-ja sanksionon dy zyrtarë të Bosnjës për shkak të aktiviteteve destabilizuese

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të hënën sanksione ndaj presidentit të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, Marinko Çavara dhe ministrit të Shëndetësisë në Republikën Sërpska.  Departamenti amerikan i Thesarit tha se sanksionet janë vendosur ndaj zyrtarëve për shkak të aktiviteteve destabilizuese. Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin e Thesarit tha se Çavara dhe Sheraniq kanë “rrezikuar stabilitetin e rajonit dhe kanë minuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe proceset demokratike ose institucionet”. Читать дальше...

Vdes një person pas rrëzimit të drunjve në Prishtinë

Evropaelire.org 

Një person ka vdekur pas rrëzimit të një lisi në Prishtinë, konfirmoi Policia e Kosovës. Ndërkaq, një grua, rreth të 30-tave po ashtu është dërguar për trajtim mjekësor. “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër po ashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës dërguar Radios Evropa e Lirë. Читать дальше...

Kërkohet që çështja e Luginës së Preshevës të trajtohet në OKB

Evropaelire.org 

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës po lobojnë në Shtetet e Bashkuara që ta vendosin çështjen e komunave në jug të Serbisë, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në agjendën e Kombeve të Bashkuara. Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Më herët, një media lokale në Bujanoc, raportoi se përfaqësuesit e shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci janë takuar në Nju Jork me ambasadorin e Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha... Читать дальше...

Kuvendi nuk voton për pagën minimale – shkak mungesa e kuorumit

Evropaelire.org 

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të kalojë në votim projektligjin që synon rritjen e pagës minimale. Për këtë pikë të rendit të ditës, të hënën nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm. Deputetët e opozitës – Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – nuk kanë arritur të çojnë përpara mocionet për shtyrje të projektligjit dhe si përgjigje kanë lëshuar sallën duke pamundësuar votimin. Abelard Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka thënë se këtë shtyrje po e kërkojnë duke pasur parasysh protestën e veteranëve.

Veteranët kërkojnë rritje pensionesh

Evropaelire.org 

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestuan të hënën para Kuvendit të Kosovës, në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në rritjen e pagës minimale. Derisa ishin duke protestuar, disa nga protestuesit kishin hyrë në oborrin e Kuvendit. Para dyerve të këtij institucioni kishte dalë Policia e Kosovës, e cila përdori sprej në drejtim të protestuesve. Sipas Policisë, dy zyrtarë policorë janë lënduar në protesta dhe një qytetar ka kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak të gazit lotsjellës në ato ambiente. Читать дальше...

Mercedes kërkon kthimin mbrapsht të gati 1 milion makinave për shkak të sistemit të frenimit

Evropaelire.org 

Kompania gjermane për prodhim të makinave, Mercedes-Benz, ka bërë thirrje për kthim mbrapsht të pothuajse 1 milion makinave më të vjetra në gjithë botën, për shkak të problemeve potenciale me sistemin e frenimit. Përgjatë fundjavës, kompania ka thënë se do të kontaktojë pronarët e makinave, pasi sistemi i frenimit mund të jetë subjekt i atij që njihet si “korrozion i avancuar”. Kërkesa për kthim mbrapsht të makinave prek 993,407 makina, duke përfshirë 70,000 në Gjermani. Mercedes ka bërë thirrje... Читать дальше...

K.Jugore dhe SHBA lëshojnë raketa si paralajmërim për K.Veriore

Evropaelire.org 

Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar të hënën tetë raketa, si përgjigje ndaj raketave balistike që ka lëshuar Koreja Veriore një ditë më parë. Ky veprim vjen pasi Pheniani vazhdon të përshkallëzojë testimet me raketa. Presidenti i Koresë Jugore, Yoon Suk-yeol, ka thënë se Qeveria e tij do të përgjigjej ashpër ndaj secilit provokim që vjen nga fqinji verior. “Ne do të sigurohemi që të mos ketë asnjë çarje në mbrojtje të jetëve dhe pronave të popullit tonë”, ka thënë ai. Duke... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

WTA озвучила Елене Рыбакиной условия для становления второй ракеткой мира






Собянин принял решение о дополнительной поддержке промышленных предприятий

Находящегося в федеральном розыске наркодилера из Подмосковья поймали в Сочи с мёртвым дельфином

Средняя стоимость ночи в гостиницах России выросла на 15% к майским праздникам

В подмосковном ЖК «1-й Южный» построят пешеходный бульвар