Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2022

Новости за 16.06.2022

Komisioni i 6 janarit: Trump i kërkoi zv.presidentit Pence të shkelte ligjin

Evropaelire.org 

Të enjten e 16 qershorit u zhvillua seanca e tretë dëgjimore e mbledhjes së komisionit që po heton sulmin e dhunshëm ndaj Kongresit Amerikan më gjashtë janar të vitit të kaluar. Në këtë seancë po dëgjohen dëshmi rreth trysnisë që ish-presidenti Donald Trump ushtroi ndaj ish-zv.presidentit Mike Pence, që të ndalonte çertifikimin nga Kongresi të fitores së demokratit Joe Biden. Sipas anëtarëve demokratë të Komitetit Hetimor, Trump u përpoq të mblidhte mbështetësit e tij për t'i bërë presion ish-zv.presidentit... Читать дальше...

Dodik takohet me Lavrovin në Rusi

Evropaelire.org 

Anëtari i presidencës tre-palëshe të Bosnje e Herzegovinës, Milorad Dodik u takua me Ministrin e Jashtëm të Federatës Ruse Sergei Lavrov në Shën Petersburg.  Informacioni për takimin me Lavrov u postua në llogarinë zyrtare të Milorad Dodik në Twitter. Bosnja dhe Hercegovina i është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Federatës Ruse, por që sanksionet të hyjnë në fuqi, Këshilli i Ministrave të Bosnje e Hercegovinës duhet të marrë një vendim praktik për këtë, gjë që kundërshtohet... Читать дальше...

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin e Prishtinës, rinisin fluturimet

Evropaelire.org 

Një kërcënim i rremë për bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka vënë në lëvizje policinë e Kosovës. Policia ka njoftuar se menjëherë ka dalë në vendngjarje, duke ndërmarrë masat e nevojshme për ta siguruar lokacionin, derisa ka evakuuar edhe personat që ndodheshin në aeroport. Zëdhënësja e aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara bëri të ditur se “se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës dhe ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë. Читать дальше...

SHBA-ja kap liderin e lartë të Shtetit Islamik në veri të Sirisë

Evropaelire.org 

Forcat e koalicionit amerikan deklaruan se kapën një zyrtar të lartë dhe prodhues të bombave të Shtetit Islamik në një aksion të kryer me sukses para agimit të së enjtes, ku, sipas dëshmitarëve, u panë forca ushtarake me helikopterë të cilat bastisën  një shtëpi të izoluar në Sirinë veriperëndimore të kontrolluar nga forcat rebele. Një vëzhgues lufte dhe korrespondentët e AFP-së thanë se dy helikopterë ushtarakë u ulën për vetëm disa minuta dhe u dëgjuan disa të shtëna, në një fshat, në një zonë... Читать дальше...

Turqia dërgon në paraburgim 16 gazetarë nën akuzat për 'terrorizëm'

Evropaelire.org 

Gjashtëmbëdhjetë gazetarë turq të asociuar me mediat pro-Kurde u dërguan në paraburgim të enjten, në pritje të gjyqit pasi akuzohen se i përkasin një "organizate terroriste". Gazetarët kanë punuar për media të lidhura me Partinë Demokratike të Popullit (HDP), pro-kurde, e cila rrezikon të ndalohet në Turqi për lidhje të dyshuara me militantët e jashtëligjshëm që nxisin prej dekadash një kryengritje kundër shtetit turk. Të 16-të u arrestuan, së bashku me katër gazetarë të tjerë, më 8 qershor në Dijarbakir në Turqinë juglindore... Читать дальше...

Rriten gjasat për liberalizimin e vizave, por s’ka garanci

Evropaelire.org 

Disa burime diplomatike të Bashkimit Evropian thonë se “Franca ka dhënë sinjale”, se pas zgjedhjeve parlamentare në këtë vend, që do të mbahen më 19 qershor, “mund të mos e kundërshtojë më vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën”. Marrë parasysh se ky vend ka qenë kundërshtari më i madh në BE i liberalizimit të vizave për Kosovën, sinjalet prej tij shihen si shenja optimiste se heqja e vizave për kosovarët do të ndodhë “shpejt”. “Në nivelin e grupeve punuese dhe në nivele teknike në Këshillin e BE-së... Читать дальше...

Protesta e veteranëve në foto

Evropaelire.org 

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po protestojnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës, në shenjë pakënaqësie ndaj miratimit në parim të Projektligjit për pagën minimale në Kuvend, më 14 qershor, që nuk përfshin rritjen e pensioneve edhe për veteranët.

Një peshkatar pranon vrasjen e dy burrave në rajonin e Amazonës

Evropaelire.org 

Një peshkatar ka pranuar se ka vrarë gazetarin britanik, Dom Phillips dhe ekspertin indigjen, Bruno Pereira, në rajonin e Amazonës në Brazil. Një hetues federal ka thënë se burri e ka dërguar policinë në zonën ku kanë qenë trupat e viktimave, duke u dhënë fund kërkimeve 10-ditore. Autoritetet kanë thënë në mbrëmjen e së mërkurës se pritet të ketë më shumë arrestime për rastin e dy viktimave, që janë zhdukur më 5 qershor. Në një konferencë për media në qytetin e Amazonës, Manaus, hetuesit policorë... Читать дальше...

Raportime për bomba në shkolla në zonat me shumicë serbe në Kosovë

Evropaelire.org 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriu, Branislav Radoviq, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se që nga mëngjesi i sotëm janë duke pranuar raportime anonime për bomba në institucionet arsimore, kryesisht shkollat fillore. "Nxënësit, të punësuarit janë evakuuar, si dhe është siguruar vendi", tha Radoviq, duke shtuar se alarme për bomba kishin arritur në shkollat në të gjitha komunat në veri të Kosovës me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Institucionet... Читать дальше...

Veteranët hyjnë në oborrin e Kuvendit

Evropaelire.org 

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë hyrë të enjten në oborrin e Kuvendit të Kosovës, teksa protestojnë si shenjë pakënaqësie ndaj miratimit në parim të Projektligjit për pagën minimale në Kuvend, më 14 qershor. Ata kanë arritur të hyjnë në oborrin e Kuvendit pas shtyrjeve me forcat e Policisë së Kosovës, derisa në hyrje të këtij institucioni janë pozicionuar njësitet speciale. “Këta deputetë që shkelin ligje, që shkelin Kushtetutë, nuk e kanë vendin këtu”, ka thënë ushtruesi i detyrës... Читать дальше...

K.Veriore përballet me shpërthim të ri të një sëmundjeje infektuese

Evropaelire.org 

Koreja Veriore ka raportuar të enjten për shpërthimin e një epidemie të paidentifikuar të zorrëve në një rajon bujqësor. Ky lajm rëndon edhe më shumë këtë shtet të izoluar, teksa përballet me mungesa kronike të ushqimit dhe me një valë të infektimeve me koronavirus. Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka dërguar ilaçe në qytetin perëndimor Haeju të mërkurën, për t’iu ndihmuar pacientëve që po përballen me “epidemi akute enterike”, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, pa dhënë detaje për numrin e të prekurve... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

П’ять українок отримали суперниць в основі турніру WTA 1000 в Мадриді: результат жеребкування






Губернатор Игорь Руденя ответил на вопросы в прямом эфире телеканала «Россия 24» Тверь

Итоги муниципального этапа областного конкурса юных инспекторов «Безопасное колесо» подвели в Порхове

"Фонтанка": в Петербурге пенсионер получил тяжелые травмы, упав с голубятни

МВД: в Подольске началась проверка после публикации видео мужчины с ежами