Kosova regjistron edhe 14 raste me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë tha më 10 nëntor se janë regjistruar 14 raste të reja me koronavirus.
Sipas njoftimit, numri i rasteve të reja del pas testimit të 1,696 mostrave, apo përkthyer në përqindje, 0.82 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen COVID-19.
Në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe 17 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 444.
Sa i përket fushatës së vaksinimit, sipas njoftimit, në 24 orëshin paraprak u administruan 2.413 doza të vaksinës.
Që prej fundit të marsit, kur filloi fushata e imunizimit kundër koronavirusit, në Kosovë janë vaksinuar me dy dozat e vaksinës 744,671. Ndërkaq, me një dozë janë të vaksinuar 842,794 persona.