Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2021

Të paktën dy viktima nga shpërthimi i fuqishëm në një xhami në Afganistan

0
Të paktën dy viktima nga shpërthimi i fuqishëm në një xhami në Afganistan

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe katër tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në një xhami në lindje të Afganistanit, në kohën kur regjimi i talibanëve përballet me fushatë të vazhdueshme të dhunës nga militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Një burim lokal që ka kërkuar të mbetet anonim në provincën Nangarhar, ka thënë për Radion Azadi të Radios Evropa e lirë se shpërthimi ka ndodhur në xhaminë Tarela, kur objekti ka qenë me shumë besimtarë, të cilët kanë shkuar për Lutjet e së Premtes.

Burime lokale dhe ato të talibanëve kanë konfirmuar incidentin, mirëpo nuk kanë ofruar hollësi tjera.

Në disa raportime është thënë se numri i të plagosurve ka shkuar në të paktën 15.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, mirëpo militanët e IS-it, kanë kryer një mori sulmesh në këtë rajon.

Talibanët kontrollojnë gati gjithë Afganistanin, prej kur forcat ndërkombëtare, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, janë larguar nga ky shtet në fund të muajit gusht.

Për pasojë, zyrtarë të Qeverisë së kaluar, përfshirë presidentin, kanë ikur nga shteti.

Zëdhënësi i shërbimit të inteligjencës në regjimin e talibanëve, Khalil Hamraz, u ka thënë gazetarëve më 10 nëntor se janë arrestuar gati 600 luftëtarë të IS-it, përfshirë figura të larta dhe mbështetës financiarë.

Kombet e Bashkuara dhe shumë qeveri të huaja nuk e njohin regjimin e talibanëve dhe kanë paralajmëruar për katastrofë humanitare në shtetin e shkatërruar nga lufta.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Рублёв стал победителем «Мастерса» в Мадриде






Подмосковная «Единая Россия» присоединится к онлайн акции «Бессмертный полк»

Пропавший с радаров над Нижегородской областью самолёт успешно сел в Москве

Премиальная премьера: Путин прибудет на церемонию инаугурации на новом Aurus

Собянин рассказал о праздновании Дня герба и флага Москвы