Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2021

Rama hipotetikisht: Do të votoja pro referendumit paqësor për bashkim me Kosovën

0
Rama hipotetikisht: Do të votoja pro referendumit paqësor për bashkim me Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të premten, 26 nëntor, se nëse do të kishte referendum paqësor për bashkim të Kosovës me Shqipërinë, ai do të votonte pro këtij procesi.

“Nëse më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, unë do të bëja një shkelje të Ligjit për fshehtësinë e votës dhe do të votoja hapur pro”, ka thënë Rama, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas takimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Kryeministri shqiptar ka thënë, po ashtu, se përmes kësaj deklarate i është përgjigjur provokimit me provokim.

Kryeministri Kurti, në anën tjetër, ka thënë se referendumi nuk është diçka që mund të zgjedhin liderët e këtyre vendeve.

“Referendumi nuk është gjësend që e zgjedhim. Është intencë që na përzgjedh neve. Nuk mund të vendosemi mbi procese të tilla historike dhe të përcaktojmë data dhe mënyra”, ka deklaruar ai.

Gjatë një interviste për revistën britanike, Monocle, kryeministri Kurti ka deklaruar se nëse në të ardhmen do të organizohej një referendum paqësor dhe demokratik, ai do të votonte për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më 24 nëntor, se për të është e papranueshme që askush nuk ka reaguar ndaj deklaratave të Kurtit dhe ka paralajmëruar se do t’iu dërgojë letër liderëve botërorë për të kërkuar sqarime për këtë gjë.

Takimi i së premtes shënon takimin e shtatë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë dhe të parin Kurti-Rama.

Delegacionet kanë nënshkruar disa marrëveshje, derisa në fokus ishte lehtësimi i qarkullimit të qytetarëve të të dyja vendeve.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Рублёв поднимется на шестое место в рейтинге ATP после победы на «Мастерсе» в Мадриде






Михаил Ведерников: В наше время радио остаётся востребованным средством информации

Отопительный сезон продлили еще в 30 округах Подмосковья из-за холодов

Экс-нападающего ЦСКА Жо арестовали в Бразилии за неуплату алиментов

Кинокритик Шнейдеров считает, что Ефремов после выхода из колонии станет очень востребован