Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2022

Raportime për bomba në shkolla në zonat me shumicë serbe në Kosovë

0
Raportime për bomba në shkolla në zonat me shumicë serbe në Kosovë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriu, Branislav Radoviq, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se që nga mëngjesi i sotëm janë duke pranuar raportime anonime për bomba në institucionet arsimore, kryesisht shkollat fillore.

"Nxënësit, të punësuarit janë evakuuar, si dhe është siguruar vendi", tha Radoviq, duke shtuar se alarme për bomba kishin arritur në shkollat në të gjitha komunat në veri të Kosovës me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Institucionet arsimore në komunitetet serbe në Kosovë funksionojnë në sistemin serb.

Policia e Kosovës në një njoftim për media ka konfirmuar se këto kërcënime për bomba kanë qenë të rrejshme dhe janë bërë nëpërmjet formës elektronike dhe linjave telefonike për rreth 30 lokacione në rajone të ndryshme.

PK-ja ka bërë të ditur se ka evakuuar personat në perimetrat e sigurisë, ndërsa do të vazhdojë angazhimin e saj në ruajtjen e rendit kushtetues, garantimin e sigurisë në nivel vendi, si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime. 

Ndërkohë ka reaguar  Zyra për Kosovën në Qeveri të Serbisë. Ajo ka thënë se në të gjitha shkollat e zonave me shumicë serbe në Kosovë ka pasur kërcënime anonime për bomba.

“Në bazë të udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë, nxënësit do të referohen në klasa online derisa të kontrollohen pretendimet për kërcënime, dhe puna e shkollave në komunitetet serbe tani varet nga efikasiteti i kontrollit nga Policia e Kosovës në të gjithë shkollat”, thuhet në deklaratë.

Alarm për bombë ka pasur edhe në shkollën fillore “Kral Millutin” në Graçanicë afër Prishtinës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Vlladimir Millkiq, drejtor i shkollës.

“Sot nuk do të ketë mësime, do të mbahen online”, ka thënë Milkiq.

Ai ka shtuar se Zyra “dënon veprime të tilla anti-civilizuese, pengimin e punës së shkollave dhe ngacmimin e fëmijëve që ndjekin këto institucione arsimore”.

Më herët, raporte anonime iu dërguan me e-mail institucioneve arsimore që punojnë sipas sistemit të Kosovës. Të gjitha kanë rezultuar të rrejshme.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Соболенко и Швентек сыграют в финале турнира WTA в Мадриде






У Филиппа Киркорова завершилось строительство нового дома в Московской области

Туристы из Москвы потерялись на горе Эльбрус: чем закончились поиски

90 лет в небе: Читинский аэроклуб отметил юбилей

Техосмотр сельскохозяйственных машин прошел в Наро-Фоминске