Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Июнь
2021

Новости за 19.06.2021

Qendrat spitalore në Maqedoninë e V., të mbingarkuara

Evropaelire.org 

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut po ankohen se edhe pas kthimit në normalitet të Qendrës Klinike në Shkup, ata nuk po mund të marrin shërbimet nga kjo klinikë, për shkak të ngarkesës. Tashmë të gjitha spitalet në Maqedoninë e Veriut janë duke punuar me kapacitet të plotë, pasi një pjesë e madhe e tyre ishin shndërruar në klinika ku trajtoheshin pacientët e prekur nga sëmundja COVID-19. Angellina Naskovska, pensioniste, e cila në Qendrën Klinike erdhi për të bërë analiza për sëmundje të zemrës... Читать дальше...

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet me hemorragji, kishte infektuar të paktën 16 persona, duk i vrarë 12 prej tyre. Zyrtarët e OBSH-së dhe ata të Guineas, thanë se mësimet që kanë mësuar nga shpërthimet e mëhershme të Ebolës në rajonin e Afrikës Perëndimore, kanë ndihmuar që ta vënë nën kontroll më shpejt virusin. Më 2014 deri më 2016, nga shpërthimi i Ebolës vdiqën mbi 11.000 persona... Читать дальше...

Talibanët fërkojnë duart para largimit të amerikanëve

Evropaelire.org 

Teksa trupat afgane po zmbrapsen dhe së shpejti do ta humbin edhe mbështetjen vitale ajrore amerikane, komandantët talibanë po flasin me entuziazëm për marrjen e shpejtë në kontroll të vendit, dhe për zbatimin e vizionit të tyre për shtet islamik. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

Mijëra maqedonas po rivaksinohen në Serbi

Evropaelire.org 

Mijëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut, të shtunën ka nisur të rivaksinohen në Serbi, ku më parë kishin marrë dozën e parë kundër koronavirusit. Sipas të dhënave jozyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për rreth 15 mijë persona që të shtunën dhe të dielën do të marrin dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca. Ata janë persona nën moshën 60 vjeç, që nuk kanë pasur mundësi të vaksinohen në Maqedoninë e Veriut. Në fillim të këtij muaji, Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko... Читать дальше...

Kosova regjistron një viktimë dhe 16 raste me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një person ka vdekur dhe janë regjistruar 16 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dalin pas testimit të 1.938 mostrave, njoftoi MSH-ja. Gjatë 24 orëve, janë shëruar 18 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 176. Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 19 qershor 2021, Kosova ka regjistruar 107.645me COVID-19. Prej tyre, 2.251 kanë vdekur dhe 105.218 janë shëruar. Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve janë 7.018 persona. Në total, 132.901 doza të vaksinës janë administruar... Читать дальше...

“Pa vend" e dërgon Kosovën në Kanë

Evropaelire.org 

Me shumë pak përkrahje nga institucionet e Kosovës, por me një punë dhe vullnet të madh, filmi “Pa vend”, i regjisorit Samir Karahoda do të garojë për “Palmën e Artë” në garën zyrtare të festivalit prestigjioz të filmit, atë të Kanës. Filmi i metrazhit të shkurtër “Pa vend”, është në mesin e dhjetë shteteve që do të garojnë në Festivalin e Kanës. Ky është filmi i parë kosovar që garon në këtë festival.  Filmi “Pa vend” sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të pingpongut nga Prizreni “Lidhja e Prizrenit”... Читать дальше...

BE-ja kërcënon me sanksione liderët e Libanit

Evropaelire.org 

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell u ka thënë liderëve të Libanit se ata janë fajtorë për krizën politike dhe ekonomike në vend dhe disa prej tyre mund të përballen me sanksione, nëse vazhdojnë të pengojnë formimin e një qeverie të re dhe zbatimin e reformave. Duke folur pas bisedës që ka pasur me presidentin Michel Aoun, Borrell tha se ai ka dhënë një mesazh të qartë se Libani është në prag të kolapsit financiare dhe politikanët nuk duhet të humbin më shumë kohë. Читать дальше...

“Përleshje të dhunshme” mes policisë dhe qytetarëve që morën pjesë në një ndejë  

Evropaelire.org 

Zyrtarët francezë thanë se pesë policë dhe një qytetarë janë lënduar gjatë natës ndërmjet 18 dhe 19 qershorit, kur “përleshje shumë të dhunshme” ndodhën, teksa policia ka tentuar që të ndalojë një ndejë, që ishte organizuar në mënyrë ilegale në Brittany. Në këtë ndejë u mblodhën rreth 1.500 persona, të cilët nuk respektuan masën e orës policore që nis në ora 23:00. Ndeja u mbajt një pistë për gara me kuaj në qytetin Redon, në veriperëndim të Francës. Masa e orës policore është një ndër masat... Читать дальше...



Një studente amerikane raportohet se është gjetur e vdekur në Rusi

Evropaelire.org 

Autoritetet ruse, që po kërkonin studenten amerikane, që u zhduk këtë javë në rajonin Nizhny Novgorod, kanë gjetur një trup të pajetë, që besohet se është Chatherine Serou. Policia ka hapur një hetim kriminal, pasi 34-vjeçarja Serou u raportua se më 15 qershor, kishte hipur në një veturë me një person të panjohur. Zyrtarët thanë se mbi 100 vullnetarë kanë kërkuar në zonën pyjore, që gjendet jashtë qytetit. Nëna e Serou, që gjendet në Misisipi, tha për Radion Kombëtare Amerikane, se herën e fundit që kishte komunikuar me të bijën... Читать дальше...

Liderët bëjnë thirrje për vaksinim teksa varianti Delta përhapet në mbarë botën

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u ka bërë thirrje amerikanëve që të vaksinohen kundër koronavirusit, teksa i është bashkëngjitur thirrjeve të liderëve të tjerë për kujdes, pasi varianti Delta është përhapur në gjithë botën. Varianti Delta, që fillimisht është detektuar në Indi, është bërë varianti dominues në botë i koronavirusit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë më 18 qershor. Po ashtu, ky variant, që është më i transmetueshëm, pritet të bëhet dominant edhe në SHBA, tha drejtoresha... Читать дальше...

Raisi fiton zgjedhjet presidenciale në Iran

Evropaelire.org 

Zyrtarët zgjedhorë kanë njoftuar më 19 qershor se Ebrahim Raisi, kandidat i linjës së ashpër, ka fituar në zgjedhjet presidenciale të mbajtura një ditë më parë. Sipas zyrtarëve, ai ka fituar pothuajse 62 për qind të votave.  Në këto zgjedhje garuan katër kandidatë dhe pritej që Raisi, 60 vjeç, që është kreu i gjyqësorit në Iran, të fitonte. Ai është akuzuar nga grupet për të drejtat e njeriut për krime kundër njerëzimit, pasi kishte qenë pjesë e gjykimeve tre dekada më parë, ku ishin kryer ekzekutime të mijëra të burgosurve politikë. Читать дальше...

Polonia fajëson Rusinë për sulmin kibernetik ndaj zyrtarëve të lartë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki tha se shërbimet sekrete të shtetit të tij po përpiqeshin të mblidhnin të dhënat për sulmet kibernetike “të përgatitura nga Kremlini” ndaj politikanëve polakë. Deklarata e tij vjen pasi kreu i partisë Ligji dhe Drejtësia, Jaroslaw Kaczynski e përshkroi një sulm kibernetik të shkallës së gjerë ndaj politikanëve polakë dhe sipas tij, ky sulm ishte iniciuar nga brenda Rusisë. Kaczinski tha se cak i këtyre sulmeve ishin “zyrtarë të lartë të Polonisë, ministra... Читать дальше...

Drejtësia selektive në gjykimin e rasteve të korrupsionit

Evropaelire.org 

Në këtë episod të emisionit Iustitia analizohet se si të fuqishmit, nën petkun e pushtetit, edhe pse akuzohen për korrupsion, arrijnë që përmes vendimeve të kundërligjshme gjyqësore të lirohen përfundimisht, dhe se çfarë po ndodh me rastet kur Gjykata Supreme ka konstatuar se gjykatësit e shkallëve më të ulëta, në mënyrë të kundërligjshme, kanë liruar personat e akuzuar për korrupsion.


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

WTA озвучила Елене Рыбакиной условия для становления второй ракеткой мира






Фигурант дела замминистра обороны Иванова обжаловал свой арест

Академия креативных индустрий АРН запускает школу декораторов

Площади расторговались // Арендаторы заполнили торгцентры Москвы и Санкт-Петербурга

Цена вопроса — 30 тысяч. Что известно о сотруднике ДПС, отпустившем сбежавших после убийства байкера