Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2021

Новости за 14.11.2021

Para samitit Biden-Jinping, SHBA-ja shpreh shqetësime për Tajvanin

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara (SHBA) edhe njëherë kanë shprehur shqetësime për “presionin e vazhdueshëm ushtarak, diplomatik dhe ekonomik të Kinës kundër Tajvanit” disa ditë përpara samitit virtual të presidentit amerikan, Joe Biden me udhëheqësin kinez, Xi Jinping. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price tha në një deklaratë më 13 nëntor se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken foli një ditë më parë me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi. “Sekretari ka diskutuar në lidhje me përgatitjet... Читать дальше...

Hakerët sulmojnë postën elektronike të FBI-së

Evropaelire.org 

Hakerët kanë sulmuar sistemin e jashtëm të postës elektronike të Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së (FBI), tha agjencia e zbatimit të ligjit, duke konfirmuar raportet e mëparshme të mediave.  Mediumi Bloomberg më 13 nëntor raportoi se hakerët dërguan dhjetëra mijëra email-a të rremë nga një llogari e FBI-së, duke paralajmëruar për një sulm të mundshëm kibernetik. Disa nga e-mailet ishin me titull: "Urgjente: kërcënim në sisteme". Grupi i pavarur i sigurisë Spamhaus raportoi se emailet e... Читать дальше...

Liderët botërorë arrijnë marrëveshje të re për klimën

Evropaelire.org 

Në samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën që u mbajt në Glasgou të Skocisë është arritur një marrëveshje që synon të shmangë ndryshimet e rrezikshme klimatike. Pakti i Glasgout për Klimën është marrëveshja e parë klimatike që planifikon në mënyrë eksplicite reduktimin e qymyrit. Marrëveshja e grupeve negociatore nga rreth 200 vende të botës, gjithashtu parasheh shkurtime urgjente të emetimeve të grazrave. Vendet dhe organizatat kanë premtuar më shumë para për vendet në zhvillim në mënyrë që ato të përshtaten me ndikimet klimatike. Читать дальше...

Suspendohen dy zyrtarë policorë, dyshohen për komente politike gjatë fushatës

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës njofton se më 13 tetor, ka suspenduar përkohësisht dy zyrtarë policorë, nën dyshimin se janë përfshirë në aktivitete dhe komente politike gjatë fushatës zgjedhore për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, veprim ky që paraqet shkelje të rëndë disiplinore. Sipas njoftimit të Policisë, njëri nga të suspenduarit përkohësisht, ka qenë në detyrë në kuadër të departamentit të hetimeve dhe tjetri me detyrë në kuadër të departamentit të kufirit. Suspendimi i tyre është mbështetur në autorizimet ligjore... Читать дальше...

DnV: 97 për qind e qendrave të votimit janë dezinfektuar

Evropaelire.org 

Koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, që po monitoron rundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit në Kosovë, thonë se 97 për qind e qendrave të votimit janë dezinfektuar para hapjes, ndërsa udhëzimet se si të votohet sigurt duke respektuar masat kundër COVID-19 janë vendosur në 93 për qind të qendrave. Në kohë pandemie Kosova ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ato lokale më 17 tetor dhe rundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po zhvillohen të dielën më 14 nëntor. Читать дальше...

Qytetarët votojnë për balotazhin në 21 komuna

Evropaelire.org 

Qytetarë të Prishtinës janë parë duke votuar që në mëngjes në qendrën e votimit në shkollën "Faik Konica". Në Kosovë sot (14 nëntor) qytetarët po votojnë për të zgjedhur kryetarët e 21 komunave. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kanë 1,260,571 qytetarë dhe ata do të mund të votojnë në 575 qendra votimi me 1,638 vendvotime.

KQZ: Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë

Evropaelire.org 

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë të dielën se në orën 07:00 janë hapur të gjitha vendvotimet për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Qytetarët e Kosovës votojnë për të zgjedhur kryetarët e 21 komunave, përfshirë edhe atë të kryeqytetit, Prishtinës. Në konferencën e parë për media të KQZ-së, Elezi ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë për të votuar. Sipas KQZ-së, të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh... Читать дальше...

Beteja për 21 komuna

Evropaelire.org 

Në Kosovë sot (14 nëntor) qytetarët votojnë për të zgjedhur kryetarët e 21 komunave, përfshirë edhe atë të kryeqytetit, Prishtinës. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë të dielën se në orën 07:00 janë hapur të gjitha vendvotimet për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, dhe do të mbyllen në ora 19:00. Në konferencën e parë për media të KQZ-së, Elezi i ka ftuar qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë duke dalë për të votuar. Sipas KQZ-së... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

В России назвали подвигом победу Рублева на "Мастерсе" из-за болезни






Главные новости дня, 8 мая 2024 года

В Подмосковье направили 400 млн рублей на выплаты для новорождённых

Подмосковные поисковики помогли перезахоронить 800 бойцов Великой Отечественной войны

Горожан предупредили об изменении расписания электричек на пяти направлениях МЖД с 9 по 13 мая