Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Март
2022

Новости за 08.03.2022

Polonia, e gatshme të dorëzojë aeroplanët MiG-29 në dispozicion të SHBA-së

Evropaelire.org 

Polonia ka njoftuar se është e gatshme të dorëzojë të gjithë aeroplanët ushtarakë MiG-29 në bazën ajrore amerikane në Gjermani, dhe u ka bërë thirrje vendeve tjera anëtare të NATO-s, që kanë aeroplanë të tillë të prodhuar nga Rusia, që ta bëjnë të njëjtën gjë, ka thënë Ministria e Jashtme polake përmes një deklarate më 8 mars. Ligjvënësit amerikanë kanë shtyrë administratën e presidentit amerikan, Joe Biden më 7 mars që të ndërmjetësojë transferimin e aeroplanëve nga Ukraina në Poloni, pas një kërkese që ka bërë më 5 mars... Читать дальше...

Paralajmërohet se Putin mund të përshkallëzojë sulmet ndaj Ukrainës

Evropaelire.org 

Drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara, Avril Haines, ka paralajmëruar se sanksionet dhe ndalesat në fushëbetejë, ka pak mundësi të ndalin presidentin rus, Vladimir Putin nga synimi i tij për pushtim të Ukrainës dhe madje mund të rrisin ofensivën e tij në këtë shtet. Duke folur në një seancë të Kongresit amerikan për kërcënimet e sigurisë globale, Haines ka thënë më 8 mars se përshkallëzimi i kostove të luftës në Ukrainë, që deri tani mund të kenë shkuar në mijëra jetë të humbura të rusëve... Читать дальше...

“Edhe unë kam ëndrra” 

Evropaelire.org 

Yllka Berisha është psikologe me profesion dhe jeton në Prizren. Ajo është e verbër, por ky fakt nuk e ka penguar që t’i përfundojë studimet dhe që të përpiqet të gjejë një vend pune. Këtë gjë nuk e ka arritur ende. “Nuk kam pasur mundësi të punësohem për shkak të dëmtimit në të parë që unë e kam”, thotë Berisha. Të martën, më 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Yllka udhëtoi drejt Prishtinës për të protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, kundër diskriminimit të grave me nevoja të veçanta në Kosovë. Читать дальше...

Sasi të kufizuara të naftës

Evropaelire.org 

Sasia e derivateve të naftës, që mund të blihet në tregun e Kosovës, është e kufizuar në disa të pika të shitjes, thonë pronarë të kompanive dhe anëtarë të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës. Disa furnizues veçse kanë ndërprerë shitjen e derivateve për Kosovën. Kjo po ndodh në mesin e një krize të furnizimit me këtë produkt në Evropë, që ka ndikuar edhe në rritjen e çmimit të tij.   Çmimet dhe kërkesa për naftë janë rritur në tregjet ndërkombëtare pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Читать дальше...

Biden: Po shënjestrojmë arterien kryesore të ekonomisë ruse

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, më 8 mars njoftoi se ka vendosur që të ndalojë importet e naftës, gazit dhe energjisë ruse. Ai tha se kjo është një goditje e fuqishme që SHBA-ja i jep makinës së luftës së presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili më 24 shkurt urdhëroi ushtrinë e tij që të nisë pushtimin e Ukrainës fqinje. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Arben Hoti)

SHBA prezanton ndalesën në naftën ruse

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mori vendim të martën për të ndaluar importet e naftës, gazit dhe thëngjillit rus, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Ai ka thënë se ky veprim nënkupton që “populli amerikan do të përballë me një tjetër goditje" udhëheqësinë e Putinit. “Ne nuk do të subvencionojmë luftën e Putinit”, ka shtuar Biden, duke iu referuar presidentit rus. Biden ka thënë se vendimi për të ndaluar importet e naftës është marrë “në konsultime të ngushta” me aleatët. Читать дальше...

Komshiq i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat për Bosnjën

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i presidencës trepalëshe të Bosnjës, Zhelko Komshiq, u dërgoi një letër zyrtarëve më të lartë të Komisionit Evropian, për t’iu kërkuar që “të shqyrtojnë mundësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat Bosnje-Hercegovinës”. Letra, në adresë të presidentit të Këshillit të BE-së, Charles Michel, presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe Komisionarit të BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, i referohet fillimisht pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Читать дальше...

Ndihma për Ukrainën në vend të luleve për 8 Mars

Evropaelire.org 

Ukrainasja Tamila Vellkovska, e cila qe më shumë se dy dekada jeton në Maqedoninë e Veriut, thotë se ky 8 Mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas - ditë kjo që përkujton lëvizjen për të drejtat e grave - e gjen duke zhvilluar betejën më të vështirë në jetën e saj. Ajo është duke mbledhur ndihmë humanitare në Shkup për të gjithë ata që janë prekur nga lufta në vendlindjen e saj, Ukrainë, pa dallim gjinie. “Gjithmonë për ne gratë që vijmë nga shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik, 8 Marsi ishte ditë e rëndësishme, ditë jo pune. Читать дальше...



OBSH: Sulmet në spitalet e Ukrainës po shtohen ndjeshëm

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se sulmet në spitale, ambulanca dhe objekte të tjera të kujdesit shëndetësor në Ukrainë janë shtuar ndjeshëm ditëve të fundit. Agjencia e OKB-së tha se të paktën nëntë persona kanë vdekur në 16 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt. Ajo nuk tha se kush është përgjegjës për sulmet. “Ne do të vazhdojmë t'i përditësojmë këto shifra. Ato janë rritur mjaft shpejt gjatë ditëve të fundit”... Читать дальше...

Të mbijetosh në kohë lufte

Evropaelire.org 

Pamjet që vijnë nga Ukraina përmes mediave, pushtimin e së cilës Rusia e ka nisur më 24 shkurt, përkujtojnë pamjet nga lufta në Kosovë gjatë viteve 1998 dhe 1999, e sidomos gjatë bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, thotë Arsim Sejdiu, qytetar i Prishtinës, i cili asokohe ushtronte profesionin e gazetarit për një media vendore në Kosovë. Sulmet e NATO-s, të cilat nisën më 14 mars të vitit 1999, zgjatën 78 ditë. Ai thotë se zhvendosjet masive të njerëzve nga shtëpitë e tyre, frika në sytë e njerëzve të paarmatosur... Читать дальше...

Një gjeneral rus i vrarë në Harkiv, thotë Ukraina

Evropaelire.org 

Një komandant i lartë i ushtrisë ruse është vrarë në një betejë në qytetin lindor të Ukrainës, Harkiv, tha Ministria ukrainase e Mbrojtjes. Gjenerali Vitaly Gerasimov, shef i batalionit të 41-të të ushtrisë ruse, u vra së bashku me oficerë të tjerë rusë, thuhet në njoftim. Aty nuk jepen detaje se kur dhe si u vra. Rusia nuk ka komentuar, por nëse konfirmohet, Gerasimov do të ishte oficeri i dytë rus i këtij rangu që vritet. Për lajme në kohë reale nga lufta në Ukrainë, na përcillni në këtë blog. Читать дальше...

Blindohet Kievi

Evropaelire.org 

Skena historike të kryeqytetit ukrainas të fortifikuar me thasë rëre, pengesa anti-tank dhe vullnetarë të armatosur, derisa përparimi i forcave ushtarake ruse duket se ka ngecur në veri të Kievit.

Ukrainasit ikin nga sulmet ruse pas hapjes së korridorit humanitar

Evropaelire.org 

Autobusë të mbushur plot me njerëz, të vendosur për të ikur nga lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë, u nisën njëri pas tjetrit, nëpër një rrugë të mbuluar nga bora, nga Sumi, më 8 mars, teksa filloi një përpjekje e re për të evakuuar civilët nëpër korridoret humanitare. Rruga nga qyteti lindor ukrainas është njëra ndër pesë të premtuarat nga rusët, për t’i mundësuar civilëve shpëtimin nga sulmet. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)

Rama paralajmëron vështirësi ekonomike si pasojë e luftës në Ukrainë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi të martën për krijimin e një komiteti ndërministror për përballimin e pasojave të luftës në Ukrainë. "Ne nuk jemi në kushtet e një kërcënimi ushtarak, por jemi si të gjitha vendet tjera të NATO-s... në kushtet e kërcënimit të përditshëm ekonomik", tha Rama, duke iu referuar rritjes së furishme të çmimeve të produkteve bazë. Çmimet kanë qenë në rritje edhe më parë, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, por kanë vazhduar të rriten edhe pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, më 24 shkurt. Читать дальше...

Ndikimi i luftës në Ukrainë në furnizimin me gaz rus në Evropë

Evropaelire.org 

Pavarësisht numrit të madh të sanksioneve ndaj Rusisë nga shtetet perëndimore si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës, ato ende nuk kanë ndikuar te gazi rus në Evropë. Evropa vazhdon të jetë shumë e varur nga gazi rus, që furnizon rreth 40 për qind të nevojave të evropianëve. Vendet evropiane tani janë të shqetësuara se presidenti rus, Vladimir Putin, mund ta përdorë gazin për t’u hakmarrë kundër sanksioneve. Por Rusia, e cila pompon gazin përmes tubacioneve që përshkojnë Ukrainën dhe vendet tjera të Evropës Lindore... Читать дальше...

Mbi 1,200 civilë të vrarë ose të plagosur në Ukrainë

Evropaelire.org 

Mbi 1,200 civilë janë vrarë ose plagosur qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, thanë të martën Kombet e Bashkuara. Ky numër, sipas tyre, përfshin 406 njerëz të vrarë dhe 801 të plagosur. Megjithatë, zëdhënësja e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Liz Throssell, paralajmëroi se shifrat “mund të jenë shumë më të larta”. Shumica e lëndimeve janë rezultat i “sulmeve ajrore dhe i të shtënave me armë”, tha OKB-ja. Raportohet se një gazetar është vrarë. OKB-ja shprehu gjithashtu shqetësim për... Читать дальше...

Presidenti i Kinës kërkon përmbajtje në Ukrainë

Evropaelire.org 

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, e përshkroi situatën në Ukrainë si shqetësuese dhe bëri thirrje për “përmbajtje maksimale”. Xi i bëri komentet gjatë një takimi virtual me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, raporton transmetuesi shtetëror kinez CCTV. Xi tha se prioritet duhet të jetë parandalimi i daljes jashtë kontrollit të situatës në Ukrainë dhe shtoi se të tria vendet duhet t’i mbështesin bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës. Kina dhe Rusia... Читать дальше...

"Drejtësi për gratë e vrara"

Evropaelire.org 

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës, u mbajtën marshe kundër dhunës ndaj grave. Motoja e protestës së përvitshme “Marshojmë S’festojmë” ishte “Drejtësi për gratë e vrara”. Sipas organizatorëve të këtij marshi protestues, nga viti 2010, 48 gra janë vrarë nga burrat në Kosovë. Pjesëmarrësit thanë se sistemi i drejtësisë është bashkëfajtorë, pasi siç argumentuan, ndaj burrave që po kryejnë vrasje të grave, drejtësia po shqipton dënime të ulëta.

Rusët nisin të ndiejnë peshën e sanksioneve

Evropaelire.org 

Moskovitët po e ndiejnë peshën e reagimit ndërkombëtar ndaj sulmit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, duke u ballafaquar me dyer të mbyllura në shumë prej dyqaneve ku ata blejnë rroba dhe gjëra të tjera. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)

Новости России
Москва

Ведущие «Авторадио» исполнили в Кремле культовую песню о самой масштабной стройке XX века


Shell tërhiqet nga Rusia

Evropaelire.org 

Gjiganti i energjisë Shell njoftoi se do t’i ndalojë të gjitha blerjet e naftës dhe gazit nga Rusia dhe se do t’i mbyllë operacionet e tjera në këtë vend. Me këtë veprim, Shell u bashkohet dhjetëra kompanive të tjera, që kanë ndërprerë lidhjet me Rusinë, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës. Shell u kritikua shumë në fundjavë, pasi bleu një ngarkesë të naftës së papërpunuar ruse me një çmim të zbritur. Shefi i kompanisë, Ben van Beurden, tha të martën se blerja e naftës ruse ka qenë gabim. Читать дальше...

OKB: Numri i refugjatëve ukrainas kaloi dy milionë

Evropaelire.org 

Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, Filippo Grandi, tha se numri i njerëzve të zhvendosur nga lufta në Ukrainë, ka kaluar dy milionë. Grandi foli të martën në një konferencë për media në Oslo, pasi vizitoi Moldavinë, Poloninë dhe Rumaninë - të tria vende mikrpritëse të refugjatëve ukrainas. Refugjatët arritën këtë shifër vetëm në ditën e 13-të luftës. Grandi tha se për krahasim, luftërat ballkanike në Bosnje dhe Kosovë kanë shkaktuar dy-tre milionë të zhvendosur, por “në një periudhë prej tetë vjetësh”. Читать дальше...

Ministri britanik: Pushtimi i Ukrainës do të shënojë rënien e Putinit

Evropaelire.org 

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha se pushtimi i Ukrainës do të shënojë rënien e presidentit rus, Vladimir Putin. Wallace tha se forcat ruse, që janë angazhuar në pushtimin e Ukrainës, janë “rraskapitur” tashmë nga rezistenca e forcave lokale. Ai tha se ushtria ruse po përballet me probleme logjistike dhe ka pësuar mijëra humbje në 13 ditët e para të pushtimit. Wallace shtoi se është “detyrë e pamundur” të pushtosh një vend me 44 milionë banorë. “Ky do të jetë fundi i Putinit dhe kështu duhet të jetë”... Читать дальше...

HRW: Rusia mund të ketë thyer ligjet e luftës në Irpin

Evropaelire.org 

Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch, tha se ushtria ruse mund të ketë shkelur ligjet e luftës me sulmin e kryer në qytetin Irpin të Ukrainës. Për disa orë më 6 mars, forcat ruse kanë bombarduar një kryqëzim rrugësh në qytet, të cilin civilët e kanë përdorur për të ikur nga bombardimet, tha Human Rights Watch. “Natyra e përsëritur e sulmeve, të cilat sipas Qeverisë [së Ukrainës] kanë vrarë së paku tetë civilë, sugjeron se forcat ruse kanë shkelur detyrimet e tyre me ligjin ndërkombëtar humanitar... Читать дальше...

Rusia kërcënon me ndalimin e gazit të saj në Evropë

Evropaelire.org 

Rusia tha se mund të mbyllë tubacionin e saj kryesor të gazit në Gjermani, nëse Perëndimi ndalon naftën ruse. Zëvendëskryeministri Alexander Novak tha se “refuzimi i naftës ruse do të çonte në pasoja katastrofike për tregun global”, duke bërë që çmimet të dyfishohen në 300 dollarë për fuçi. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë duke shqyrtuar ndalimin e mundshëm të naftës ruse, si masë ndëshkuese për Rusinë, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Por, Gjermania dhe Holanda e hodhën poshtë planin të hënën. Читать дальше...

Pse Ukrainës i duhen avionët e huaj?

Evropaelire.org 

Associated Press Gjatë një bisede private përmes video-lidhjes me ligjvënësit amerikanë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fundjavës bëri një lutje “dëshpëruese” që Shtetet e Bashkuara t’i ndihmojnë Kievit që të sigurojë më shumë avionë luftarakë për t’u përballur me pushtimin e Rusisë dhe për të mbajtur kontrollin e hapësirës së tij ajrore. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Uashingtoni ka dhënë “dritën e gjelbër” për këtë ide dhe aktualisht po shikon “në mënyrë shumë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Дарья Касаткина

Теннисистка Касаткина заявила, что скучает по России, но пока не может приехать






Ассамблею LAULU проведут в Петрозаводске

Житель Балашихи убил приятеля, выстрелив ему 11 раз в голову

Почти 900 катафотов появится на дорогах Дмитровского округа в 2024 г

Суд признал Филиппа Киркорова виновным в несвоевременной оплате штрафа