Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Март
2022

Новости за 18.03.2022

Maqedonia e Veriut vazhdon ndalesën për eksportin e miellit dhe vajit

Evropaelire.org 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka zgjatur deri më 15 prill ndalimin e eksportit të drithërave, si miellit, grurit, misrit, elbit, farave të lulediellit, si dhe vajrave të lulediellit. “Vendimi për zgjatjen e afatit të ndalimit të eksportit është marrë me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe në konsultim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit. Ndalesa për eksportin e këtyre produkteve deri më 15 prill bëhet për të parandaluar dëmet e mundshme në tregun vendor”, thuhet në vendimin qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Читать дальше...

OKB: Mbi 12 milionë njerëz të bllokuar në zonat e luftimeve në Ukrainë

Evropaelire.org 

Agjencia për Migracion e Kombeve të Bashkuara tha të premten se rreth 6.5 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës, derisa 3.2 milionë të tjerë tashmë janë larguar nga vendi. Kjo do të thotë se rreth një e katërta e 44 milionë njerëzve të Ukrainës janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Vlerësimet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin thonë se Ukraina mund të arrijë në vetëm pak javë nivelin e zhvendosjes së popullatës që kishte ndodhur si pasojë e luftës shkatërruese në Siri... Читать дальше...

Kurti: Ballkani i rrezikuar nga zgjerimi i konfliktit të Ukrainës

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha të premten, më 18 mars se nuk përjashtohet rreziku që konflikti i Ukrainës të zgjerohet edhe në vende të tjera, duke mos përjashtuar as shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pas takimit me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, në një konferencë për media, kryeministri Kurti tha se Kosova ka ndërtuar aleanca të pandashme me Perëndimin, SHBA-në dhe NATO-n. “Në të kaluarën presidenti rus [Vladimir] Putin na ka përmend njëherë në muaj, tash po na përmend një herë një jave si Kosovë... Читать дальше...

Biden dhe Xi, dy orë diskutim për luftën në Ukrainë

Evropaelire.org 

Të premten, më 18 mars, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka zhvilluar një bisedë rreth dy orësh me presidentin e Kinës, Xi Jinping mbi situatën në Ukrainë. Mediat raportojnë se presidenti kinez Xi ka thënë gjatë bisedës me Biden se “konfliktet dhe konfrontimet sikur po ndodhin në Ukrainë nuk janë në interesin e askujt”, raporton Reuters. “Kriza e Ukrainës është diçka që ne nuk duam ta shohim”, ka thënë Xi. Xi raportohet se ka thënë se Kina dhe SHBA-ja duhet që të zhvillojnë... Читать дальше...

Burgim me kusht për pjesëmarrje në Revolucionin shumëngjyrësh

Evropaelire.org 

Profesorit Zdravko Saveski Gjykata e Apelit të premten më 18 mars i shqiptoi dënimin burgim me kusht prej gjashtë muajsh, për veprën “pjesëmarrje në turmë”. I dënuar për rastin e demolimit dhe ngjyrosjes së zyrave të presidentit të atëhershëm, Gjorgje Ivanov, që amnistoi ish-zyrtarët e lartë të shtetit, për të cilët kishte dyshime se ishin të përfshirë në afera korruptive, Saveski thotë se Maqedonia e Veriut mbetet akoma shumë larg funksionimit të shtetit ligjor.  “Për fat të keq, në një shtet... Читать дальше...

Osmani: Marrëdhëniet me SHBA-në, ekzistenciale dhe strategjike

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e përkushtuar të intensifikojë edhe me tej marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto komente presidentja Osmani, i bëri pas takimit që pati të premten me një delegacion amerikan i kryesuar nga Elizabeth Sherwood-Randall, asistente e presidentit të SHBA-së për Siguri Kombëtare. “Jam krenare për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi të vendosur për t'i forcuar më tej marrëdhëniet tona politike... Читать дальше...

Avionët e NATO-s me bazë në Shqipëri

Evropaelire.org 

Një bazë e vjetër ajrore e Shqipërisë po rinovohet, për t’u bërë qendër e re taktike e operacioneve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Në atë që pritet të bëhet baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, është paraparë të vendoset një mori aeroplanësh modernë luftarakë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Për një metër katror deri në 200 euro më shumë

Evropaelire.org 

Me rritjen e kostos së ndërtimit është rritur edhe çmimi i një metri katror të banesave në Kosovë, thotë kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës, Faton Hoxha. Sipas të dhënave që posedon ai, çmimet e materialeve ndërtimore janë rritur gjatë muajit të fundit mbi 20 për qind. Rritje kanë pësuar edhe çmimet e produkteve ushqimore, naftës, benzinës dhe shërbimeve të tjera. Për këtë gjendje globale është fajësuar lufta që ka nisur Rusia në Ukrainë, nga 24 shkurti, dhe trazirat në tregje që e kanë pasuar atë. Читать дальше...



Putin lavdëron aksionin ushtarak për pushtimin e Ukrainës

Evropaelire.org 

Të premten, më 18 mars, në një paraqitje të rrallë publike, presidenti i Rusisë Vladimir Putin u shfaq në një skenë para dhjetëra-mijëra rusëve për të festuar tetëvjetorin e aneksimit të Krimesë nga Ukraina. Në ngjarjen që u zhvillua në stadiumin e qytetit të Moskës, Putin lavdëroi aksionin ushtarak rus që po zhvillohet për pushtimin e Ukrainës. “Krah për krah, ata ndihmojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin”, tha Putin para masës. "Ne nuk kemi pasur unitet si ky për një kohë të gjatë", shtoi Putin derisa dëgjoheshin brohoritjet e turmës. Читать дальше...

Rusia pretendon se ka 40,000 sirianë të gatshëm për luftë në Ukrainë

Evropaelire.org 

Rusia ka përpiluar lista me 40,000 luftëtarë të ushtrisë siriane dhe milicitë aleate që duhet të vihen në gatishmëri për t'u shpërndarë në Ukrainë, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut. Më herët në mars, Kremlini tha se vullnetarët, përfshirë ata nga Siria, janë të mirëpritur për të luftuar me ushtrinë ruse në Ukrainë. Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut në Londër dhe aktivistët thanë se oficerët rusë... Читать дальше...

Televizioni shtetëror rus ndërpret fjalimin e Putinit

Evropaelire.org 

Televizioni shtetëror rus ka ndërprerë papritur fjalimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, teksa ai i është drejtuar audiencës në Stadiumin Luzhniki në Moskë. Kremlini ka thënë se televizioni ka pasur probleme teknike për këtë shkëputje. Ai e ka mbajtur këtë fjalim për të shënuar përvjetorin e tetë të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë. Aneksimi i Krimesë është dënuar nga Perëndimi dhe Ukraina, andaj edhe nuk e njohin si territor rus. Fjalimi i Putinit është ndërprerë papritur... Читать дальше...

Bullgaria dëbon 10 diplomatë rusë, Moska zotohet për përgjigje

Evropaelire.org 

Bullgaria ka dëbuar 10 diplomatë rusë, duke thënë se ata kanë kryer aktivitete që konsiderohen në mospërputhje me statusin e tyre diplomatik. Ministria e Jashtme bullgare ka thënë përmes një deklarate më 18 mars se u ka dhënë 10 diplomatëve, 72 orë për t’u larguar nga shteti. Në deklaratë nuk janë dhënë hollësi për arsyet e dëbimit, mirëpo prej kur Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, ambasadori rus në Sofje ka bërë vazhdimisht deklarata kontradiktore rreth pozicionit të Bullgarisë në konflikt. Читать дальше...

Biden: Putin është "diktator vrasës"

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka quajtur presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, “diktator vrasës” dhe “bandit të vërtetë”, teksa ka folur në “Drekën e Miqve të Irlandës”, të organizuar nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Senatit amerikan, Nancy Pelosi, në Uashington, të enjten e 17 marsit. Biden ka falënderuar Irlandën për qëndrimin e saj krah Shteteve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar kundër Putinit, i cili, sipas udhëheqësit amerikan, “po zhvillon një luftë amorale kundër popullit të Ukrainës”. Читать дальше...

Ku janë Helmetat Blu?

Evropaelire.org 

Agjenci të shumta të OKB-së po mobilizohen për të lehtësuar vuajtjet e shkaktuara nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Mirëpo, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, po qëndron një problem i vogël pasi që Rusia ka të drejtën e vetos si një nga pesë anëtarët e përhershëm. Rusia jo vetëm që ka vënë veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënon pushtimin e saj, por ka përdorur këshillin për të përhapur dezinformimin e Kremlinit, duke pretenduar se SHBa-ja ka financuar një laborator kimik në Ukraninë, thonë ekspertët. Читать дальше...

A ka rrezik për krizë ushqimore?

Evropaelire.org 

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka lëkundur zinxhirët globalë të furnizimit - edhe ashtu të çrregulluar nga pandemia e koronavirusit. Çmimet e produkteve janë në rritje, dërgesat zgjasin, e me raste edhe anulohen. A ka rrezik për krizë ushqimore dhe cilat vende mund të jenë më të cenueshme?

Scholz bisedon me Putinin dhe i kërkon armëpushim në Ukrainë

Evropaelire.org 

Kancelari gjerman, Olaf Scholz i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që të urdhërojë ndaljen e sulmit të Moskës në Ukrainë, dhe të mundësojë zgjidhje diplomatike, duke shmangur edhe katastrofën humanitare. Zyra e Scholzit ka thënë përmes një deklarate se të dy liderët kanë folur në telefon për gati një orë lidhur me “luftën në Ukrainë dhe përpjekjet për t’i dhënë fund asaj”. Nuk janë dhënë detaje tjera, mirëpo Kremlini ka thënë në një deklaratë tjetër se “pala ruse është e gatshme për të kërkuar zgjidhje... Читать дальше...

Mbi dy milionë refugjatë kanë hyrë në Poloni

Evropaelire.org 

Garda Kufitare e Polonisë ka thënë se numri i refugjatëve që kanë hyrë në këtë shtet nga Ukraina - prej nisjes së pushtimit rus - ka kaluar shifrën dy milionë. Ky numër është më i madh sesa popullsia e kryeqytetit polak, Varshavës. Garda Kufitare ka thënë përmes një postimi në Twitter të premten se numri i refugjatëve që hyjnë në Poloni është duke u zvogëluar çdo ditë. Sipas saj, 52,000 njerëz kanë kaluar kufirin në 24 orët e fundit. “Shumica janë gra dhe fëmijë. Zyrtarët e Gardës janë... Читать дальше...

Talibanët mirëpresin vazhdimin e misionit të OKB-së në Afganistan

Evropaelire.org 

Talibanët kanë mirëpritur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të vazhduar prezencën e misionit të OKB-së në Afganistan, ndonëse Qeveria e udhëhequr nga talibanët nuk njihet nga komuniteti ndërkombëtar. Rezoluta për vazhdim të mandatit është miratuar me 14 vota për. Rusia ka abstenuar. Kjo rezolutë i mundëson OKB-së që të vazhdojë punën në Afganistan, ku situata humanitare është përkeqësuar shumë shpejt prej marrjes së pushtetit nga talibanët, në gusht të vitit të kaluar. Читать дальше...

Kompania Delta paralajmëron shtrenjtimin e biletave

Evropaelire.org 

Çmimet e larta të naftës pritet të ndikojnë në shtrenjtimin e biletave për udhëtimet me aeroplanë, sipas shefit të kompanisë Delta, Ed Bastian. Ai ka thënë për transmetuesin britanik BBC, se ndikimi përfundimtar “varet nga çmimet e kerozinës”. Çmimet e karburanteve kanë arritur në nivelin më të lartë në 14 vjetët e fundit, si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë. Emirates, Japan Airlines dhe AirAsia janë në mesin e kompanive që kanë thënë se do të rrisin çmimin e biletave. Para pandemisë – më 2019 ... Читать дальше...

Biden dhe Xi do të bisedojnë për ndihmën e mundshme ushtarake të Kinës për Rusinë

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të flasë me telefon më 18 mars me udhëheqësin kinez Xi Jinping, njoftoi Shtëpia e Bardhë, pasi Shtetet e Bashkuara i bëjnë presion Kinës që të mos ofrojë mbështetje për Rusinë në pushtimin e saj në Ukrainë. “Presidenti Biden do të flasë me presidentin Xi nesër (e premte) dhe do t’ia bëjë të qartë se Kina do të mbajë përgjegjësi për çdo veprim që do të ndërmarrë për të mbështetur agresionin rus”, tha sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken në një konferencë për shtyp më 17 mars. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Мария стала соперницей Азаренко на турнире WTA в Мадриде






Урсуляк признался, что его дважды не приняли во ВГИК

«Лгунья» Юлии Трофимовой получила приз конкурса «Русские премьеры» на ММКФ

Подмосковные врачи выходили 130 новорожденных детей с начала года

Спортсмен из Щелкова стал победителем этапа Кубка мира по шашкам-64