Fortifikohet Odesa
Qendra e Odesës, një qytet kyç ukrainas pranë Detit të Zi, në jugperëndim të vendit, është kthyer në një zonë të fortifikuar. Pozicionet mbrohen nga ushtarë ukrainas, të cilët vëzhgojnë zbarkimet eventuale ajrore ose detare të forcave ushtarake ruse.