Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Март
2022

Arrestohen 50 zyrtarë për marrje ryshfeti

0
Arrestohen 50 zyrtarë për marrje ryshfeti

Në një aksion të Inspektoratit Policor të Kosovës, që është kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale, më 14 mars u arrestuan 48 policë dhe dy zyrtarë doganorë, thanë autoritetet e drejtësisë.

Të arrestuarit dyshohen për veprat penale: “marrja e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj, tha se të arrestuarit dyshohet se kanë marrë pjesë në qindra aktivitete të marrjes së ryshfetit në pikat kufitare të Qafë Prushit dhe Qafë Morinës, që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë.

“Nga hetimet, dyshohet se të arrestuarit janë të përfshirë qindra herë apo në mbi 400 veprimtari kriminale të marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtar”, tha Hodaj gjatë një konference për media pas përfundimit të aksionit të koduar “Pika”, që u nisi mëngjesin e 14 marsit në Gjakovë dhe Prizren.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha se prej majit të vitit të kaluar kanë filluar hetimet për këtë rast, pasi kanë marrë informacionet e para për dyshimet për përfshirjen e policëve dhe doganierëve në veprimtari kriminale.

Ai tha se hetimet janë zhvilluar ndaj 68 personave.

“Sot jemi njoftuar se janë arrestuar 50 zyrtarë shtetërorë, 48 nga Policia e Kosovë dhe dy nga shërbimi doganor i Kosovës. Ndërsa, për personat e tjerë ndaj të cilëve është nxjerrë aktvendimi për fillimin e hetimeve janë në arrati, disa edhe nuk janë shtetas të Kosovës. Por, në këtë drejtim jemi duke bashkëpunuar edhe me autoritetet e Republikës së Shqipërisë për të siguruar informacione dhe prova, që do të na shërbejnë për procedurë penale edhe në Kosovë dhe Shqipëri”, tha ai.

Në mesin e të arrestuarve, sipas IPK-së janë dy togerë policorë, pesë reshterë dhe dy zyrtarë doganorë. Inspektorati bëri të ditur se të dyshuarit janë në ndalim prej 48 orësh dhe është rekomanduar që policët të suspendohen nga puna.

Ky operacion i IPK-së, sipas autoriteteve, është përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Соболенко уступила Свентек в финале турнира WTA-1000 в Мадриде






Многофункциональный комплекс построят в ТиНАО

Киров оказался в конце рейтинга по качеству жизни в 2024 году

Стоп, снято: мошенники придумали новые схемы с фейковыми фотосессиями

Капоэйристы из Химок стали победителями всероссийских соревнований