Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Март
2022

Zelensky sërish kërkon zonë të ndalim-fluturimit

0
Zelensky sërish kërkon zonë të ndalim-fluturimit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje Kongresit dhe presidentit amerikan, Joe Biden, që të ofrojë ndihmë shtesë ushtarake që të mbrohet qielli mbi Ukrainë dhe kërkoi sanksione të mëtejme kundër Rusisë.

Këto thirrje ai i bëri gjatë një adresimi drejtuar Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan.  

“Rusia e ka shndërruar qiellin ukrainas në një burim të vdekjes për mijëra njerëz”, tha Zelensky më 16 mars teksa iu drejtua ligjvënësve amerikanë përmes një video-adresimi.

“Kam nevojë që të mbroj qiejt tanë”, tha ai.

Ai rikujtoi se më 11 shtator 2001, në sulmet terroriste amerikane, qiejt amerikanë ishin të mbuluar me tym të zi dhe tha se Rusia i ka shndërruar qiejt ukrainas në burim të vdekjes për mijëra njerëz.

“Kujtoni 11 shtatorin, një ditë e tmerrshme e vitit 2001 kur ligësia shndërroi qytetet tuaja, territoret e pavarura në fushëbeteja”, tha ai. “Shteti im po e përjeton këtë çdo ditë”.

Zelensky po ashtu lëshoi një video me pamje shqetësuese të ukrainasve të plagosur, të sulmeve me raketa ndaj objekteve civile dhe të shkatërrimit që ka shkaktuar lufta në Ukrainë.

Ai po ashtu përmendi sulmin në Pearl Harbor, duke thënë se ishte “një mëngjes i tmerrshëm i 7 dhjetorit, 1941, kur qielli i juaj u bë i zi nga avionët që iu sulmonin”. Zelensky shtoi se sulmet ajrore e detyruan SHBA-në të futej në Luftën e Dytë Botërore.

Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Pasi foli në gjuhën ukrainase në pjesën e parë të fjalimit, Zelensky më pas foli në anglisht dhe iu drejtua direkt presidentit Biden, duke thënë se ta udhëheqësh botën nënkupton që duhet të jesh “lider i paqes”.

“Ju jeni lider shteti, i një shteti të madh. Dua që ju të jeni lider i botës. Të qenit lider i botës nënkupton të qenit lider i paqes”, tha Zelensky.

Ai shtoi se Ukraina ka nevojë për ndihmën e Shteteve të Bashkuara “tani”.

“U bëj thirrje që të bëni më shumë”.

Duke përdorur një tjetër referencë historike, Zelensky citoi fjalimin e ikonës së të drejtave civile, Martin Luther King Jr, “Unë kam një ëndërr”.

“Që të gjithë ju e dini frazën ‘Unë kam një ëndërr’. Unë tani po ju them ‘Unë kam një nevojë’”, tha Zelensky.

“Dua që të keni të njëjtin qëndrim dhe ndjenjë ndaj sfidës sime ‘Unë kam një nevojë’ kur ju dëgjoni fjalimin ‘Unë kam një ëndërr’”.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Павлюченкова и Потапова не смогли выйти в финал турнира WTA в Мадриде в парном разряде






ФСБ: Адъютант Гитлера рассказал, что Гитлер хотел вместе с США воевать с СССР

ФСБ рассекретило свидетельство адъютанта Гитлера: СССР помог союзникам в битве при Арденнах

Офис президента весь на нервах

Войну на истощение России не выиграть: Три источника пополнения ВСУ и одно возможное решение