Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2022

Новости за 04.02.2022

Rregullatori francez heton kanalin shtetëror rus

Evropaelire.org 

Rregullatori mbikëqyrës i transmetimeve në Francë ka hapur një hetim mbi mbulimin e lajmeve nga kanali televiziv shtetëror rus RT (Rusia Sot) Rregullatori, i quajtur Arcom, konfirmoi hetimin të premten (4 shkurt). Ai nuk shtjelloi arsyet por bëri me dije se heton rregullisht shqetësimet rreth kanaleve që transmetojnë në Francë. RT France, e cila u lansua në vitin 2017, është pjesë e rrjetit global RT TV. Shumë në Francë e shohin RT si një mjet propagande të qeverisë ruse që përforcon politikën e ekstremit të djathtë ose populliste. Читать дальше...

Ish-ministri shqiptar dënohet me burg për keqpërdorim detyre

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Shqipëri ka ndryshuar dënimin për keqpërdorim detyre ndaj ish-Ministrit të Brendshëm të vendit nga burgim me kusht në burgim. Saimir Tahiri u shpall fajtor në vitin 2019 për keqpërdorim  detyre gjatë kohës që shërbente si Ministër i Brendshëm dhe u dënua me tre vjet e katër muaj me kusht. Ai u lirua nga akuzat për trafik droge. Prokurorët, të cilët akuzuan Tahirin për lidhje me një rrjet kriminal të dyshuar për trafikim të sasive të mëdha të marihuanës, e apeluan dënimin. Në vendimin e saj të datës 4 shkurt... Читать дальше...

“Jo”-të e Kurtit cenojnë marrëdhëniet me SHBA-në

Evropaelire.org 

Moszbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, bllokimi me automatizëm i ideve dhe projekteve që kanë peshë gjeostrategjike, si dhe refuzimi i kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga ana e Qeverisë së Kosovës, i lëndojnë dhe cenojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike. Zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, zbatimi i Marrëveshjes së Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë... Читать дальше...

11 të lënduar nga zjarri në një burg të Stambollit

Evropaelire.org 

Një zjarr shpërtheu në një burg në Stamboll të premten (4 shkurt), duke lënë të paktën 11 të burgosur të shtruar në spital pasi kishin thithur tymin, njoftoi një transmetues turk. Shkaku i zjarrit në burgun Umraniye, në anën aziatike të qytetit, nuk dihet për momentin. Të burgosurit e burgjeve në Turqi kanë djegur dyshekët në të kaluarën për të protestuar ndaj kushteve. Disa kamionë të zjarrfikësve u dërguan në burg, njoftoi Agjencia shtetërore Anadolu. Transmetuesi HaberTurk tha se asnjë nga të burgosurit nuk ishte në gjendje të rëndë.

Deutsche Welle mbyll byronë në Moskë

Evropaelire.org 

Deutsche Welle (DW) në Rusi është mbyllur një ditë pasi Moska i tha transmetuesit gjerman se do t'i revokonte akreditimin. Ky njoftim i Moskës erdhi pas një hapi të Berlinit që ndaloi transmetimet nga kanali rus RT (Rusia Sot) për shkak se nuk kishte një licencë të kërkuar. DW tha më 4 shkurt se korrespondentët e saj në Moskë pushuan së punuari dhe kthyen kredencialet e tyre, sipas mandatit të Ministrisë së Jashtme ruse edhe pse transmetuesi gjerman ka një licencë të vlefshme. Deri më tani... Читать дальше...

Gjithëpërfshirja e fëmijëve "garantohet vetëm në letër"

Evropaelire.org 

Rasti i Ëmbla Ademit, 11-vjeçares me nevoja të veçanta, e cila vjen nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, ka nxitur reagime dhe debate në mediat sociale, nëse institucionet në Maqedoninë e Veriut kanë mekanizma adekuatë për kujdes ndaj kësaj kategorie të shoqërisë. Ditë më parë, Ëmbla nuk u pranua në klasë nga nxënësit e tjerë të një shkolle në Gostivar. Ata e bojkotuan mësimin, të nxitur nga prindërit, të cilët, siç është marrë vesh, kanë bërë një peticion, duke kërkuar që Ëmbla të mos jetë pjesë e klasës... Читать дальше...

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së thotë se ZPS-ja nuk po ndjek drejtësinë

Evropaelire.org 

Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK) në konferencën mbi ecurisë e çështjes të premtën, ka pasur shumë kritika për Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) sa i takon dorëzimit të dokumenteve tek ekipet e mbrojtjes. Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk është duke ofruar në mënyrë efikase dokumentet e kërkuara, pavarësisht kërkesave të mbrojtjes. Po ashtu, Kehoe tha se ZPS-ja redakton aq shumë... Читать дальше...

Miratohen masat e reja kundër COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka njoftuar të premten (4 shkurt) për masat e reja kundër COVID-19 që do të hyjnë në fuqi nga e shtuna (5 shkurt). Sipas ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, ndryshime do të ketë në masat aktuale lidhur me personat që hyjnë në Kosovë, kufizimin e lëvizjes dhe punën e bizneseve. "Kemi vendosur lehtësimin gradual të masave që mundësojnë një aktivitet të shtuar ekonomik, por njëkohësisht synojnë të ngadalësojnë infektimin", tha ministri LAtifi në konferencë për media. Me masat e reja... Читать дальше...



Qeveria e Kosovës analizon kontratat për kamerat kineze

Evropaelire.org 

Kontratat për blerjen e dy llojeve të kamerave të sigurisë, të vendosura në institucionet e Kosovës, janë duke u analizuar në aspektin e sigurisë nga Qeveria e Kosovës.     Bëhet fjalë për kontrata, me të cilat janë blerë kamera të kompanive Dahua dhe HikVision - që të dyja kompani kineze, të sanksionuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.     Radio Evropa e Lirë ka raportuar më 24 janar se këto lloje kamerash janë të vendosura në disa institucione, përfshirë objektin e Qeverisë së Kosovës dhe atë të Prokurorisë së Shtetit. Читать дальше...

Austria nëshkruan ligjin për vaksinim të detyrueshëm

Evropaelire.org 

Presidenti i Austrisë ka nënshkruar të premten (4 shkurt) një ligj që e bën vaksinimin kundër COVID-19, të detyrueshëm për të gjithë të rriturit. Ky ligj është i vetmi i këtij lloji në Bashkimin Evropian. Ligji vlen për të gjithë të rriturit, përveç grave shtatzëna dhe personave që përjashtohen nga vaksinimi për arsye mjekësore. Ata që refuzojnë vaksinimin mund të dënohen me një gjobë prej 3,600 eurosh pas mesit të marsit. Presidenti Alexander Van der Bellen nëshkroi ligjin pasi Parlamenti e miratoi atë. Читать дальше...

Orteku i borës mbyt katër persona në Austri

Evropaelire.org 

Një ortek i borës në alpet austriake në afërsi të kufirit me Zvicrën, ka lënë të vdekur katër persona ndërsa një person është i zhdukur. Orteku ra në afërsi të qytetit Spiss në provincën e Tyrolit ndërsa helikopterë austriakë e zviceranë u nisën për shpëtim. Ditëve të fundit ka pasur të reshura të dendura të borës në këtë zonë dhe më herët të premten (4 shkurt), mediat austriake raportuan për një ortek tjetër në një zonë tjetër të Tyrolit.

Një vdekje dhe mbi 1,800 raste me COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të premten më 4 shkurt, se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një rast i vdekjes, si  dhe 1,853 raste të reja me koronavirus. Këto raste pozitive kanë rezultuar pas testimit të 9,253 mostrave. Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 20 për qind. Aktivë me COVID-19 në Kosovë janë 31,084 qytetarë. Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar gjithsej 1,639 persona. Me dy doza janë vaksinuar deri më tani 807,383, ndërsa janë imunizuar me dozën tretë 86,437 qytetarë.

Greqia do të largojë kërkesën për testim për udhëtarët e vaksinuar

Evropaelire.org 

Nga e hëna (7 shkurt), Greqia planifikon të largojë kërkesën për test negativ të COVID-19 për udhëtarët e vaksinuar që hyjnë në këtë shtet. Nga java e ardhshme, çertifikata e vaksinimit valide e BE-së do të jetë e mjaftueshme për të hyrë në këtë shtet, tha Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris. Megjithatë, personat e pavaksinuar duhet të dorëzojnë një test negativ PCR të realizuar në 72 orët e fundit ose test të shpejtë antigjen në 24 orët e fundit kur hyjnë në Greqi. Greqia kishte ndërmarrë... Читать дальше...

Radoiçiq dyshohet se frikësoi dëshmitarët në rastin 'Brezovica' 

Evropaelire.org 

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin nga puna për tre zyrtarë policorë, pasi ata dyshohet se kanë dështuar të ndalonin në vendkalimin kufitar në Bërnjak në veri të Kosovës, politikanin serb, Millan Radoiçiq, i shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare. Prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Radoiçiq është në kërkim, pasi dyshohet për ndërhyrje në rastin e njohur si “Brezovica”. “Radoiçiq dyshohet për 'frikësim gjatë procedurës penale'... Читать дальше...

Macron dhe Scholz pritet të udhëtojnë për në Moskë dhe Kiev

Evropaelire.org 

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman, Olaf Scholz njoftuan të premten(4 shkurt) se do të udhëtojnë  për në Ukrainë dhe Rusi, ndërsa përpjekjet diplomatike po rriten për të zbutur një krizë në rritje në rajon. Udhëheqësit në të gjithë Evropën po intensifikojnë përpjekjet e tyre diplomatike për të ulur tensionet pasi Moska grumbulloi më shumë se 100,000 trupa pranë kufijve të Ukrainës. Macron pritet të udhëtojë në Moskë dhe Kiev javën e ardhshme për përpjekje ndërmjetësuese, njoftoi Pallati Elysée në Paris. Читать дальше...

Stoltenberg, shef i ri i Bankës Qendrore të Norvegjisë

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të bëhet shefi i ri i Bankës Qendrore të Norvegjisë, tha qeveria të premten më 4 shkurt, pavarësisht shqetësimeve të opozitës se emërimi i ish-kryeministrit mund të dobësojë pavarësinë e këtij institucioni. Stoltenberg, përpara se të nisë punën në drejtim e Bankës Qendrore të Norvegjisë ka thënë se do të përfundojë mandatin e tij në NATO që mbaron në fund të muajit shtator të këtij viti. Stoltenberg do të jetë përgjegjës për përcaktimin... Читать дальше...

Për trajtim të kancerit në vetëm një adresë

Evropaelire.org 

Lufta me kancerin nuk është e vetmja që bën Lumturie Krasniqi. Për marrjen e mjekimit, ajo duhet të udhëtojë mbi 80 kilometra, të presë me orë të tëra për radhën e saj, të trajtohet dhe të kthehet prapë në shtëpi. Këtë rrugë, kjo grua në të 50-at e saj e kalon së paku një herë në muaj. Në qytetin e Prizrenit, ku ajo jeton, spitali nuk ofron shërbime të kimioterapisë dhe adresë bëhet Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. “Qe një orë jam këtu... Nuk e di kur më vjen radha... Ndodh që pres edhe dy-tri orë”... Читать дальше...

Kreu i IS-it e vrau veten gjatë sulmit amerikan

Evropaelire.org 

Një dëshmitar ka rrëfyer për momentin kur forcat speciale të Shteteve të Bashkuara kanë bastisur një shtëpi në veriperëndim të Sirisë, ku besohej se jetonte kreu i grupit terrorist Shteti Islamik (IS). Gjatë operacionit, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurashi e ka vrarë veten me eksplozivë, ka pohuar presidenti amerikan, Joe Biden. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Të ashtuquajturit “talibanët hebrenj” nisen nga Bosnja në Mal të Zi

Evropaelire.org 

Anëtarët e grupit fetar hebre, Lev Tahor, të cilët kanë qëndruar në lindje të Komunës së Ilixhes afër Sarajevës, janë larguar nga Bosnje-Hercegovina më 3 shkurt dhe janë nisur drejt Malit të Zi, ka njoftuar Shërbimi për Çështjet e të Huajve të BeH. “Mbrëmë vonë, një grup prej 37 shtetasish të huaj janë larguar nga Bosnje - Hercegovina në pikën kufitare Delleushë. Bëhet fjalë për shtetas të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Guatemalës, të cilët kanë shkaktuar brenga publike në periudhën e kaluar... Читать дальше...

Новости России
Москва

Вседозволенность азербайджанской диаспоры в России или как пантюркистские националисты 29 апреля перекрыли улицу в центре Москвы


BE-ja bën gati sanksionet ndaj Rusisë nëse pushton Ukrainën

Evropaelire.org 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se blloku evropian ka hartuar sanksione “të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse” kundër Moskës, nëse Rusia pushton Ukrainën. Rusia ka mbledhur rreth 100,000 trupa afër kufirit të Ukrainës dhe Perëndimi dyshon se këto veprime mund të çojnë në pushtim. Në kohën e mbledhjes së trupave, Moska po kërkon garanci se Kievi nuk do të pranohet kurrë në NATO. “Ne kemi përgatitur një paketë me sanksione të fuqishme financiare dhe ekonomike”... Читать дальше...

Erdogan: Perëndimi po e vështirëson krizën Rusi – Ukrainë

Evropaelire.org 

Kritik ndaj qasjes së shteteve perëndimore është treguar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogani cili akuzoi shtetet e perëndimit se po e bëjnë krizën Rusi-Ukrainë "më të rëndë". Ai po ashtu kritikoi qasjen e presidentit amerikan Joe Biden për këtë çështje, në komentet e tij të publikuara nga mediat lokale. "Për fat të keq, Perëndimi deri më tani nuk ka dhënë asnjë kontribut në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Mund të them se ata vetëm po i përkeqësojnë gjërat," u tha Erdogan gazetarëve derisa po kthehej nga Ukraina... Читать дальше...

Lideri i IS-it i vrarë nga amerikanët mbetet figurë e errët

Evropaelire.org 

AP Udhëheqësi i grupit militant, Shteti Islamik, i vrarë në një sulm të zhvilluar nga Shtetet e Bashkuara në veriperëndim të Sirisë, ishte kryesisht një mister, me pothuajse asnjë fotografi të publikuar, që nuk u shfaq kurrë në publik ose në videot e këtij grupit. Ai gjeti vdekjen në të njëjtën provincë të Idlibit të kontrolluar nga rebelët, ku paraardhësi i tij, Abu Bakr al-Baghdadi, u vra nga amerikanët pak më shumë se dy vjet më parë, në një distancë jo aq të madhe nga disa pjesë ku grupi... Читать дальше...

Në Kosovë po trajtohen 232 pacientë nga COVID-19

Evropaelire.org 

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjithsej 232 qytetarë janë duke u trajtuar nga sëmundja COVID-19. “Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës trajtim mjekësor po marrin 232 pacientë, 219 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 9 të negativ dhe 4 të tjerë të pakonfirmuar”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së. Numri më i madh i pacientëve janë në oksigjeno-terapi, gjithsej 152 ndërsa në Mjekim Intensiv të Klinikës Infektive janë 16 pacientë. Numri më i madh i pacientëve është në Klinikën Infektive... Читать дальше...

Macron tenton ndërmjetësimin në krizën Rusi - Ukrainë

Evropaelire.org 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të udhëtojë në Moskë dhe Kiev javën e ardhshme në përpjekje të ndërmjetësimit në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, njoftuan autoritetet franceze. Macron së pari do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin të hënën, dhe të nesërmen pritet të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Presidenti francez kohët e fundit ka biseduar disa herë në telefon me të dy liderët. Kancelari gjerman Olaf Scholz gjithashtu planifikon të udhëtojë në Moskë "së shpejti". Читать дальше...

Pekini hap Lojërat Olimpike Dimërore

Evropaelire.org 

Hapja e Lojërave Olimpike Dimërore do të bëhet më 4 shkurt në Stadiumin Kombëtar të Pekinit, teksa Kina tenton të largojë vëmendjen nga shqetësimet për përhapje të koronavirusit dhe historinë rreth të drejtave të njeriut. Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Gjermania, Australia dhe shtete tjera, do të bojkotojnë hapjen e këtyre Lojërave për shkak të trajtimit që u bën Kina ujgurëve dhe grupeve tjera myslimane në Provincën Ksinjiang. Në ceremoninë hapësire, presidenti kinez, Xi Jinping do të jetë nikoqir i rreth 20 liderëve botërorë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Елена Рыбакина выступила с критикой в адрес WTA






Тренер Валерий Серегин из Химок воспитал свыше 20 тысяч лыжников

Анонсирована Batman: Arkham Shadow для VR-гарнитуры Meta* Quest 3

Осудившие Россию барды Никитины столкнулись с проблемами в Америке

«Кошмар начнется 3 мая и будет неделю подряд». Синоптики сказали, что это будет