Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2022

Новости за 23.02.2022

SHBA sanksionon operatorin e gazsjellësit Rrjedha Veriore 2

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka urdhëruar administratën e tij që të vendosë sanksione ndaj operatorit të tubacionit të gazit natyror, Rrjedha Veriore 2, në përgjigje të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Biden njoftoi për këtë vendim më 23 shkurt, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i bashkohen Gjermanisë në vendosjen e sanksioneve ndaj gazsjellësit që sjellë gaz rus në Gjermani. “Kam urdhëruar administratën time që të vendosë sanksione ndaj Rrjedhës Veriore 2 AG dhe zyrtarëve të korporatës”... Читать дальше...

Kosovë: Kapen 83.5 kilogramë drogë

Evropaelire.org 

Në Terminalin Doganor të Hanit të Elezit, autoritetet ligjzbatuese kanë kapur 83.5 kilogramë drogë, që dyshohet të jetë e llojit heroinë. Sipas kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizaj, Shukri Jashari, deri më tani janë arrestuar shtatë persona. Ai tha se të arrestuarit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, ndërkaq dy të tjerë janë ende në kërkim. Jashari tha se droga u gjet gjatë kontrolleve të doganierëve në një manune që ishte nisur nga Turqia. Sipas tij, destinacioni i drogës... Читать дальше...

Sofja: Së pari përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, pastaj heqja e vetos

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka shprehur gatishmërinë për përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e vendit, por pa saktësuar nëse kjo do të ndodhë para heqjes së vetos bullgare, siç kërkon Bullgaria. Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se nuk ka “asgjë kundër që një etnitet të përfshihet në Kushtetutë, nëse ndihet si të tillë, si bullgarë apo përfaqësues të ndonjë komunitet tjetër". "Pjesë e Kushtetutës tonë janë shumë entitete dhe nuk kemi asgjë kundër që pjesë e Kushtetutës të jenë edhe bullgarët... Читать дальше...

Qeveria ukrainase sërish në shënjestër të sulmeve kibernetike

Evropaelire.org 

Disa ueb-faqe të Qeverisë ukrainase dhe ueb-faqe të bankave të këtij shteti, nuk kanë pasur qasje më 23 shkurt. Qeveria në Kiev beson se kjo ndodhi për shkak sulmeve kibernetike. Ueb-faqet e Parlamentit, Qeverisë dhe Ministrisë për Riintegrim të Territoreve të Okupuara ishin në mesin e ueb-faqeve që duket se ishin në shënjestër të sulmeve kibernetike. Qeveria tha se sulmet duket se ishin të tipit DDoS, që nënkupton se në këto ueb-faqe ishin dërguar një numër i madh i kërkesave njëherësh, duke i larguar nga funksioni. Читать дальше...

Ohër: Kërcënohen pjesëtarët e grupit Lev Tahor

Evropaelire.org 

Pjesëtarët e sektit fetar hebre, Lev Tahor, të cilët nga Shkupi janë zhvendosur në qytetin e Ohrit në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën kanë reaguar pas presioneve dhe kërcënimeve që kanë marrë nga banorët e fshatit Lakoçerej, ku janë vendosur tani disa ditë. Reagimi i tyre vjen pasi Ministria e Punëve të Brendshme, njoftoi se ndaj banoreje nga Ohri me inicialet V.S ka ngritur padi penale për veprën “përhapje të ksenofobisë dhe nxitjeve raciste”. Sipas MPB-së, kjo banore, përmes një postimi në... Читать дальше...

Rusia “nuk i ndahet” Kosovës  

Evropaelire.org 

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sean Murphy, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk është i qëndrueshëm krahasimi që presidenti rus, Vladimir Putin, i bën aneksimit të rajoneve në Ukrainë me procesin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.  Të martën, më 22 shkurt, Putin bëri thirrje për njohjen ndërkombëtare të Gadishullit ukrainas të Krimesë si pjesë të Rusisë, duke e krahasuar atë me Kosovën.  Rusia e ka aneksuar jashtëligjshëm Krimenë në vitin 2014, pas një referendumi që... Читать дальше...

Rusia zotohet për “përgjigje të fuqishme” ndaj sanksioneve të SHBA-së

Evropaelire.org 

Moska ka reaguar ndaj sanksioneve që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kundër Rusisë, duke u zotuar për “një përgjigje të fuqishme” ndaj një varg masash kundër bankave dhe individëve rusë që i prezantoi presidenti amerikan, Joe Biden. “Nuk duhet të ketë dyshim, ndaj sanksioneve do të ketë përgjigje të fuqishme, jo detyrimisht simetrike, por të mirëkalibruara dhe të ndjeshme ndaj palës amerikane”, tha Ministria e Jashtme ruse më 23 shkurt. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë kanë vendosur sanksione ndaj Moskës... Читать дальше...

Bashkësitë fetare kundër ripërkufizimit të martesës

Evropaelire.org 

Udhëheqësit e katër bashkësive fetare në Kosovë kanë nënshkruar të mërkurën një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës bëhet thirrje që në Projektkodin Civil, të mos bëhen ndryshime sa i përket martesës dhe familjes. Projektkodi pritet të dalë të enjten para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ky Projektkod përfshin një nen i cili i hap rrugën hartimit të një ligji të veçantë për lejimin e “bashkësive civile” ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë. Deklarata u nënshkrua nga Myftiu i Kosovës... Читать дальше...



Rusia shton forcat dhe armatimin përreth Ukrainës

Evropaelire.org 

Siç tregojnë disa pamje të reja satelitore, Rusia ka shtuar përsëri forcat e saj ushtarake përreth kufijve të Ukrainës, teksa është rritur frika se mund të fillojë një pushtim i plotë. Sipas Maxar Technologies, fotografitë e saj nga 21 dhe 22 shkurti dëshmojnë se njësite dhe armatim shtesë janë dërguar nga Rusia në rajon, dhe se ka aktivitet të shtuar në jug të Bjellorusisë, dhe në disa vende në perëndim të Rusisë, afër kufirit me Ukrainën. (Përgatiti: Trim Haliti)

Britania do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë vdekjeprurëse ushtarake

Evropaelire.org 

Britania tha se është e gatshme që t’i ofrojë Ukrainës mbështetje shtesë ushtarake, përfshirë armë mbrojtëse vdekjeprurëse si dhe garanci për kredi, me qëllim që të ndihmojë Kievin “që të përballojë agresionin rus”. “Në kohën e rritjes së sjelljeve kërcënuese nga Rusia dhe në linjë me mbështetjen tonë të mëhershme, Mbretëria e Bashkuar së shpejti do të ofrojë një pako të re të mbështetjes ushtarake për Ukrainën”, tha kryeministri Boris Johnson para Parlamentit britanik më 23 shkurt. “Kjo pako... Читать дальше...

Kosovë: Tre të vdekur dhe 257 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar më 23 shkurt se gjatë 24 orëve paraprake janë regjistruar tre viktima dhe 257 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të 2,840 mostrave, që i bie se rreth 9 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Sipas raportit të MSH-së, janë shëruar edhe 593 pacientë, ndërsa raste aktive me koronavirus janë 3,057. Deri më tani, në Kosovë me dy doza të vaksinës kundër koronavirusit janë imunizuar 898,639 persona, apo 45 për qind.

Kriza në Ukrainë mund t’i rrisë çmimet në Kosovë

Evropaelire.org 

Kriza midis Rusisë dhe Ukrainës mund t’i rrisë edhe më shumë çmimet e produkteve në tregun e Kosovës, thonë ekspertë të ekonomisë. Perëndimi, përfshirë Bashkimin Evropian dhe SHBA-në, ka nisur tashmë vendosjen e sanksioneve kundër shtetit rus, i cili, më 21 shkurt, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar po ashtu dërgimin e trupave ruse atje. Perëndimi i ka cilësuar këto veprime... Читать дальше...

Sanksionet e BE-së ndaj Rusisë hyjnë në fuqi më 23 shkurt

Evropaelire.org 

Rundi i parë i sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë do të hyjë në fuqi të mërkurën (23 shkurt), tha një diplomat i BE-së. Një ditë më herët, BE-ja ka futur në listë të zezë shumë politikanë rusë dhe ka ndaluar tregtinë midis bllokut dhe dy rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk. Kjo, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, njohu më 21 shkurt Donjeckun dhe Luhanskun si entitete të pavarura. BE-ja zgjodhi të mos e sanksionojë vetë Putinin, por të fusë në listën... Читать дальше...

Britania e Madhe kërkon të rishqyrtohet licenca për televizionin shtetëror rus

Evropaelire.org 

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson tha të mërkurën, më 23 shkurt, se i ka kërkuar rregullatorit britanik të rishikonte licencën e transmetimit të kanalit rus të lajmeve Rusia Sot (RT) pasi Moska njohu dhe urdhëroi dislokimin e trupave në rajonet separatiste të Ukrainës lindore. I pyetur në Parlament nëse do t'i kërkonte rregullatorit Ofcom të rishikonte licencën e RT, Johnson u përgjigj: "Unë besoj se ... Sekretari i Shtetit për Kulturën, Median dhe Sportin i ka kërkuar tashmë Ofcom-it... Читать дальше...

Qeveria nuk lëviz nga ndalesa për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka ripërsëritur qëndrimin e saj në lidhje me ndalesën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale të Serbisë brenda territorit të Kosovës. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka theksuar se kjo çështje është rregulluar me ligjet e vendit. “Konsiderojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, por edhe legjislacioni në fuqi”, tha ajo në një konferencë për media më 23 shkurt Serbia mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale më 3 prill. Читать дальше...

Granatimet rrisin ankthin në lindje të Ukrainës

Evropaelire.org 

Ushtarët e Qeverisë ukrainase në periferi të qytetit lindor, Horlivka, thonë se po bombardohen gjithnjë e më shumë nga separatistët e mbështetur nga Rusia. Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, dhe urdhëroi vendosjen e trupave ruse në ato territore. Vendet perëndimore e kanë dënuar ashpër këtë veprim, duke e cilësuar si shkelje të integritetit territorial të Ukrainës. Pavarësisht granatimeve... Читать дальше...

Nënkryetari i Dumës paralajmëron një Jaltë ose Potsdam të ri

Evropaelire.org 

Për zgjidhjen e krizës në Ukrainë është e nevojshme një konferencë, si ato që janë mbajtur në fund të Luftës së Dytë Botërore, paralajmëroi Pyotr Tolstoy, nënkryetar i Dhomës së Ulët të Parlamentit të Rusisë, që ndryshe njihet si Duma ruse.  “Unë besoj se, pas të gjitha këtyre tensioneve, ne duhet të negociojmë. Sigurisht që na duhet një Jaltë e re ose një Potsdam i ri. Negociata reale për instalimin e sistemit të sigurisë në Evropë, e jo një bazë e NATO-s në kufijtë tanë”, tha Tolstoy në një intervistë për radion kombëtare belge (RTBF). Читать дальше...

Ukraina shpall gjendje të jashtëzakonshme

Evropaelire.org 

Një zyrtar i lartë i sigurisë në Ukrainë, Oleksiy Danilov, tha më 23 shkurt se Ukraina ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë territorin e saj, përveç rajoneve Donetsk dhe Luhansk ku gjendja emergjente është e vendosur nga viti 2014. Ai tha se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë dhe mund të zgjatet edhe për 30 ditë të tjera. Separatistët pro-rusë kanë kontrolluar pjesë të Donetskut dhe Luhanskut që nga viti 2014. Rusia i njohu ato si shtete të pavarura dhe miratoi dërgimin e trupave të saj atje gjatë kësaj jave. Читать дальше...

Polonia do të heqë shumicën e kufizimeve për COVID-19

Evropaelire.org 

Polonia do të heqë shumicën e kufizimeve për COVID-19 nga 1 marsi, duke mbajtur detyrimin për të mbajtur maska në hapësirat publike të mbyllura, tha kryeministri Mateusz Morawiecki më 23 shkurt. "Pas konsultimeve mjekësore dhe shikimit të asaj që po ndodh në vendet e tjera, ne mund të prezantojmë ndryshime të gjera në politikën tonë të kufizimeve. Ne mund të heqim kufizimet që kanë qenë me ne për shumë muaj," u tha Morawiecki gazetarëve. Derisa maskat e fytyrës do të mbeten të detyrueshme në hapësirat publike... Читать дальше...

Новости России
Москва

Новый транспортный хаб начали строить Казахстан, РФ и Китай


Dubai hap "Muzeun e së Ardhmes"

Evropaelire.org 

"Muzeu i së Ardhmes" i Dubait është shpallur zyrtarisht i hapur më 22 shkurt, gjatë një ceremonie, në të cilën mori pjesë edhe sundimtari i emiratit, sheiku Mohammed bin Rashid al-Maktoum. Ndërtesa e pazakontë është vend i një ekspozite të përhershme të teknologjive të së ardhmes. Muzeu është strukturë prej shtatë katesh, pa shtylla, në formën e vezës, me lartësi prej 77 metrash. Pamja e jashtme e saj, prej çeliku të pandryshkshëm, është e mbuluar me citate në arabishte, përfshirë fjalinë "e ardhmja u përket atyre që mund ta imagjinojnë... Читать дальше...

Gjermania mund të funksionojë pa gazin rus, thotë ministri

Evropaelire.org 

Gjermania mund të plotësojë nevojat e saj për energji pa gaz rus, tha ministri i saj i ekonomisë të mërkurën, pasi qeveria vendosi të ndalojë miratimin e gazsjellësit të diskutueshëm, i njohur si Rrjedha Veriore 2, në mes të tensioneve në rritje në Ukrainë. Gazsjellësi nënujor e dërgon drejtpërdrejt gazin rus në Evropë nëpërmjet Gjermanisë dhe është i kompletuar, por ende nuk funksionon. I pyetur në radion publike nëse ekonomia më e madhe e Evropës mund të bënte pa furnizime me gaz natyror nga Rusia... Читать дальше...

Ukraina u kërkon qytetarëve të saj të largohen nga Rusia

Evropaelire.org 

Ukraina po u kërkon qytetarëve të saj që të shmangin udhëtimet në Rusi dhe që ata që janë atje të largohen menjëherë, duke përmendur një ndërprerje të mundshme të shërbimeve konsullore përballë tensioneve në rritje me Rusinë. “Për shkak të përshkallëzimit të agresionit rus kundër Ukrainës, i cili mund të çojë në një reduktim të konsiderueshëm të asistencës së mundshme konsullore në Rusi, Ministria e Jashtme u bën thirrje qytetarëve të Ukrainës që të përmbahen nga udhëtimi në Rusi dhe që ata në... Читать дальше...

SHBA anulon takimin Biden-Putin pas veprimeve të Rusisë në Ukrainë

Evropaelire.org 

Shanset për një zgjidhje diplomatike të krizës në Ukrainë u ngushtuan pasi Shtetet e Bashkuara thanë se një takim midis Presidentit, Joe Biden dhe Presidentit rus, Vladimir Putin nuk do të jetë i mundur pas agresioneve të fundit të Moskës. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u tha gazetarëve më 22 shkurt se një takim i propozuar i dy liderëve është jashtë tavolinës për momentin pas vendimit të Putinit për të njohur dy rajone separatiste në Ukrainë si shtete të pavarura dhe për të dërguar trupa atje. Читать дальше...

A është lufta midis Rusisë dhe Ukrainës e pashmangshme?

Evropaelire.org 

Analistët diskutojnë se cili mund të jetë hapi i ardhshëm në krizën që nisi të shpaloset, pasi Rusia njohu zonat separatiste në lindje të Ukrainës si shtete të pavarura dhe urdhëroi dërgimin e trupave të saj atje. Disa e shohin luftën si “të pashmangshme”, por të tjerë argumentojnë se mund të ketë ende hapësirë për kompromis. (Përgatitën: Valona Tela dhe Ibrahim Berisha)

Më shumë shtete vendosin sanksione ndaj Rusisë

Evropaelire.org 

Më shumë vende perëndimore vendosën sanksione ndaj Rusisë, pas Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Britanisë në përpjekje për të ndëshkuar Moskën për veprimet e saj në Ukrainë. Australia më 23 shkurt tha se do të bashkohej me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë duke shënjestruar dy banka ruse dhe duke vendosur ndalime udhëtimi për tetë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të Putinit. Kryeministri Scott Morrison – si udhëheqësit në Shtetet e Bashkuara dhe Britani – tha se sanksionet ishin... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Линетт сыграет против Соболенко во втором круге турнира WTA в Мадриде






"Два золота, серебро и две бронзы": Молодые борцы из Якутии отлично выступили на первенстве России

Суд в Москве арестовал сотрудника ДПС, получившего взятку от обвиняемого в убийстве байкера Кирилла Ковалёва

Интервью с режиссером Михаилом Мироновым — о "Ничего не бойся, я с тобой" и работе с Иваном Ургантом

В Москве почтили память ликвидаторов катастрофы на Чернобыльской АЭС