Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2022

Новости за 17.02.2022

SHBA dërgon 5 milionë doza të vaksinës COVID-19 në Egjipt dhe Nigeri

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dërguan të enjten në Egjipt dhe Nigeri afro 5.2 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, të kompanisë Pfizer, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për AFP. Dërgesat janë pjesë e një fushate globale donacionesh nga Shtetet e Bashkuara. Më shumë se 400 milionë doza janë dërguar tashmë, prej 1.1 miliardë sa ishte si objektiv. Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se rreth 3 milionë doza të vaksinës Pfizer janë dërguar në Nigeri dhe mbi 2 milionë doza të tjera në Egjipt. Shtetet... Читать дальше...

Maqedonia e V. regjistron 22 viktima nga COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të enjten më 17 shkurt ka regjistruar 22 viktima nga COVID-19 si dhe 1,117 raste të reja. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 10 të vdekur janë regjistruar në Shkup, 3 në Manastir ndërsa numër më i vogël në 6 qytete tjera. Të dhënat bazohen në testimin e 3,513 testeve. Janë shëruar 1,059 persona, ndërsa janë 8,821 raste aktive. Sipas një analize të Institutit të Shëndetit Publik, ka rënie të të infektuarve te moshat madhore dhe ka rritje kryesisht te fëmijët e moshës deri 14 vjeç. Читать дальше...

Blinken: Rusia është në “rrugë drejt luftës”

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka thënë Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia “po ndërmerr hapa në rrugën drejt luftës”, por mënyra e vetme e përgjegjshme për të zgjidhur krizën në Ukrainë sipas Blinken, është diplomacia. Kryediplomati amerikan paralajmëroi se forcat ruse po përgatiten të nisin një sulm kundër Ukrainës siç tha ai “në ditët e ardhshme” dhe ka të ngjarë të paraprihen nga sulme të rreme ose reale që do t'i jepnin asaj një pretekst për të pushtuar Ukrainën. Ai tha se objektivat përfshijnë kryeqytetin... Читать дальше...

Rusia dëbon zv/shefin e misionit amerikan në Moskë

Evropaelire.org 

Departamenti amerikan i Shtetit tha se Rusia ka dëbuar zëvendësshefin e misionit në Ambasadën e SHBA-së në Moskë, Bart Gorman. Një zëdhënës i ambasadës konfirmoi dëbimin të enjten, por nuk dha detaje se përse është ndërmarrë kjo masë. Zëvendëssekretarja për Media e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, e cilësoi dëbimin si “të paprovokuar”. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti tha se Gorman ishte i dyti në komandë në Ambasadën e SHBA-së në Moskë dhe se kishte një vizë të hapur. Sipas agjencisë... Читать дальше...

Trudeau thotë se protestat duhet të marrin fund

Evropaelire.org 

Dalja e shumë policëve në qendër të Otavës, nga kamionistët u pa përpjekje për të ndërprerë protestën gati tre-javore kundër kufizimeve të Kanadasë për COVID-19. Oficerët e policisë paralajmëruan protestuesit që të largoheshin. “Është koha që këto aktivitete të paligjshme dhe të rrezikshme të ndalen”, deklaroi kryeministri Justin Trudeau në Parlament, jo shumë larg vendit ku ishin parkuar qindra kamionë të mëdha. “Këto protesta janë kërcënim për ekonominë tonë. Janë një kërcënim për sigurinë publike”, tha Trudeau. Читать дальше...

Gjykata Kushtetuese, peng i mosmarrëveshjeve politike

Evropaelire.org 

Anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut nuk arrijnë të marrin vizë nga Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime pasi ai mbetet i bllokuar qe më shumë se katër muaj.   Aktualisht, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut funksionon vetëm me pesë gjykatës nga gjithsej nëntë që duhet t’i ketë.  Bllokada e komisionit në fjalë pason zgjedhjen e Kostadin Kostadinovit për kryetar të komunës së Stranicës, i cili e kishte drejtuar këtë komision, si dhe kalimin në opozitë të Lëvizjes Besa me zgjedhjen e Qeverisë së re. Читать дальше...

Biden: Rusia e përgatitur për ta sulmuar Ukrainën

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha të enjten se ekziston një rrezik “shumë i lartë” që Rusia ta pushtojë Ukrainën dhe kjo mund të ndodhë brenda “disa ditësh”. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë parë fakte të tërheqjes së pretenduar të Rusisë të forcave përgjatë kufirit të saj me Ukrainën. Biden u tha gazetarëve në Uashington se “çdo tregues që kemi është se ata janë të përgatitur të shkojnë dhe ta sulmojnë Ukrainën”. Rusia tha të mërkurën se po tërhiqte... Читать дальше...

Parakalimi i forcave të sigurisë shoqëron Festën e Pavarësisë

Evropaelire.org 

Qytetarë të Kosovës u mblodhën të enjten në qendër të Prishtinës për të parë parakalimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës. Parada u organizua për të shënuar përvjetorin e 14-të të pavarësisë së Kosovës.



Depresioni dhe luftimi i tij

Evropaelire.org 

Në botë, një në shtatë persona të moshës 10-19 vjeç përballet me një çrregullim mendor, duke përfshirë këtu depresionin, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Çfarë e shkakton atë dhe si mund të parandalohet?

Zelensky e pranon se anëtarësimi në NATO ka “ngecur”

Evropaelire.org 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të enjten se Kievi ka pasur shanse për tu bashkuar me NATO-n. Por sipas tij, pavarësisht ambicieve të shtetit të tij, brenda aleancës ka pasur rezistencë për mosanëtarsimin e Ukrainës. “Ne si vend do të donim të bashkoheshim me NATO-n”, tha ai për të përditshmen gjermane Bild. “Por procesi ka ngecur. Janë disa arsye për këtë. Jo vetëm Rusia është kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO”, tha ai. Zelensky tha se  ka vende anëtarë të NATO-s, që... Читать дальше...

Festa e pavarësisë nëpërmjet fotografive

Evropaelire.org 

Kosova shënoi 14 vjet të shtetësisë me aktivitete të ndryshme. Qytetarë të shumtë përcollën Paradën e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, nga sheshi "Nëna Terezë", në Prishtinë. Radio Evropa e Lirë ju sjell atmosferën festive nëpërmjet fotografive.

Kosova regjistron edhe pesë viktima nga COVID-19

Evropaelire.org 

Kosova ka regjistruar pesë viktima dhe 411 raste të reja me koronavirus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë të enjten më 17 shkurt. Rastet e reja dolën pas testimit të 3,820 mostrave, që i bie se 10.75 për qind e të testuarve rezultuan pozitivë me sëmundjen COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve paraprake 2,582 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa numri i rasteve aktive është 6,509. Në 24 orët paraprake janë administruar edhe 1,275 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Читать дальше...

Franca dhe aleatët do t'i tërheqin trupat nga Mali

Evropaelire.org 

Franca dhe aleatët e saj në forcën evropiane do t'i tërheqin trupat e tyre nga Mali pas gati një dekade, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron. Këta trupa kanë qenë të përfshirë në luftën kundër militantëve islamikë në këtë shtet prej vitit 2013. Macron ka thënë se ky vendim ka ardhur pas përkeqësimit të marrëdhënieve diplomatike dhe rritjes së armiqësive nga junta ushtarake e Malit. Këto forca tani do të pozicionohen diku tjetër në rajonin Sahel. “Ne nuk mund të mbesim të angazhuar ushtarakisht me autoritetet de-fakto... Читать дальше...

Osmani: Liria jonë është e papërmbushur

Evropaelire.org 

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur të enjten, 17 shkurt, një seancë solemne për të shënuar 14-vjetorin e shtetësisë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se popullit të Kosovës i janë dashur shumë mund dhe sfida për ta arritur lirinë. “Ishte rezistenca e popullit tonë që trasoi hapat e mëpasshëm të luftës sonë për liri dhe për shtet”, ka thënë Osmani. Gjatë fjalimit të saj para Kuvendit, ajo ka përmendur edhe ndihmën e aleatëve të Kosovës në këtë rrugëtim. “Bota demokratike nuk heshti asnjëherë para vuajtjeve të popullit”... Читать дальше...

Shtetasit shqiptarë nuk duan të largohen nga Ukraina

Evropaelire.org 

Shtetasit e Shqipërisë që jetojnë në Ukrainë, nuk kanë shprehur ende interesim për t’u larguar nga ky vend, me gjithë frikën për një pushtim të mundshëm nga Rusia. Tensionet midis dy vendeve janë të larta dhe këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, ka paralajmëruar se sulmi mund të ndodhë “në çdo moment”. Për pasojë, disa vende, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që jetojnë në Ukrainë, të largohen nga ky vend. Numri i shtetasve shqiptarë në Ukrainë është i vogël... Читать дальше...

Mjekët turq në grevë për paga dhe kushte më të mira

Evropaelire.org 

Mjekët në Turqi kanë nisur ditën e dytë të grevës të enjten, duke protestuar kundër pagave të ulëta dhe kushteve të rënda të punës, ndërkohë që ky shtet përballet me turbulencat më të këqija ekonomike në dy dekadat e fundit. Anëtarët e sindikatës së mjekëve kanë ndalur punën dhe në rrjetet sociale janë shfaqur klinika të thata në disa qytete dhe provinca. “Mjekët janë në grevë, sepse nuk duan të punojnë nën kushtet njerëzore”, ka thënë kjo sindikatë në Twitter, duke përmendur pagat, punën me... Читать дальше...

Bashkëjetesa në jug të Kosovës: “Asgjë nuk na ka ndarë”

Evropaelire.org 

Në rajonin rrëzë Bjeshkëve të Sharrit, në Komunën e Prizrenit, ngjarjet e luftës gjatë viteve ‘90, nuk janë bërë pengesë që marrëdhëniet ndërmjet tre popujve të mbeten tradicionalisht të mira, me shumë respekt dhe vlerësim të ndërsjellë, në harmoni me thënien popullore “respekto tjetrin siç e respekton veten”. “Këtu ekziston traditë e gjatë e vëllazërisë mes serbëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve dhe mendoj se kjo vëllazëri i ka zgjidhur problemet e mëdha të mundshme mes nesh. Mendoj se kjo është për t’u admiruar... Читать дальше...

Termocentrali më i madh i Australisë do të mbyllet më 2025

Evropaelire.org 

Termocentrali më i madh me thëngjill në Australi, do të mbyllet shtatë vjet më herët sesa është planifikuar, ka thënë kompania që menaxhon atë, Origin Energy, duke deklaruar se nuk ka kapacitete për të garuar me “fluksin e burimeve të ripërtrishme”. Termocentrali me kapacitet 2.88 gigavat gjendet afër Sidnejt. Ai do të mbyllet më 2025 dhe do të zëvendësohet nga një bateri e madhe. Ky termocentral i bashkohet një liste të gjatë të objekteve të tilla që mbyllen teksa rritet kërkesa për energji të erës dhe atë solare. Читать дальше...

Dhjetëra persona të vdekur pas vërshimeve në Brazil

Evropaelire.org 

Gati 100 persona kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe vërshimeve në qytetin brazilian, Petropolis, kanë thënë zyrtarët. Ky qytet, i cili gjendet afër maleve të Rio de Zhaneiros është goditur nga shira të rrëmbyeshëm. Shtëpitë janë shkatërruar dhe veturat i ka marrë uji. Ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke gërmuar baltën për të gjetur ndonjë të mbijetuar. Mbrojtja Civile Kombëtare e Brazilit ka thënë në Twitter se 24 persona janë shpëtuar të gjallë deri më tani, ndërsa 94 vdekje janë konfirmuar. Читать дальше...

Blinken uron 17 Shkurtin, përsërit mbështetjen për dialog

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës në 14-vjetorin e shtetësisë. Në deklaratën e publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, ai ka thënë se pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakthyeshme, dhe se duhet të ketë këmbëngulje për të ndërtuar institucione demokratike dhe gjithëpërfshirëse. Ai ka shprehur mbështetjen amerikane për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke e konsideruar këtë proces si rrugë për të arritur marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve... Читать дальше...

SHBA: Pretendimi rus për tërheqje të trupave, i rremë

Evropaelire.org 

Pretendimi rus për largim të trupave ushtarake nga kufiri me Ukrainën është “i rremë” sipas një zyrtari të lartë amerikan, i cili ka shtuar se 7,000 trupa shtesë kanë arritur atje në ditët e fundit. Ky zyrtar ka thënë se Rusia mund të krijojë pretekst “të rremë” për të pushtuar Ukrainën “çdo moment”. Moska ka thënë se është duke larguar trupat nga kufiri ukrainas, pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake. Mirëpo zyrtarë të Perëndimit kanë thënë se nuk kanë të dhëna për të vërtetuar këtë pretendim. Читать дальше...

Kosova shënon 14-vjetorin e shtetësisë

Evropaelire.org 

Të enjten, 17 shkurt, Kosova shënon 14-vjetorin e shtetësisë së saj. Në praninë e krerëve më të lartë shtetërorë, presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë bërë ngritjen solemne të flamurit të Kosovës para objektit të Qeverisë. Më pas, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë solemne për të shënuar 14-vjetorin e shtetësisë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se popullit të Kosovës... Читать дальше...

Kushtetuesja nuk e shkarkon presidentin Meta

Evropaelire.org 

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur kundër shkarkimit të presidentit të vendit Ilir Meta, duke shfuqizuar votimin e Kuvendit për shkarkimin e kreut të shtetit. Gjykata tha se nuk ka shkelje të rëndë të Kushtetutës nga ana e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. “Gjykata Kushtetuese, pasi verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për ngritjen e komisionit hetimor, garantimin e së drejtës së presidentit për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur dhe duke mbajtur në konsideratë pavarësinë organizative të Kuvendit... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Камбэком обернулся матч вундеркинда из России перед стартом Еленой Рыбакиной в Мадриде






"До допроса дело не дошло": Главу Гагаузии досмотрели после возвращения из Москвы

"Два золота, серебро и две бронзы": Молодые борцы из Якутии отлично выступили на первенстве России

В Москве проходит этап Кубка мира по рукопашному бою «Кубок Дружбы 2024»

Международная выставка-форум «Россия» приняла 11-миллионного посетителя