Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2022

Новости за 24.02.2022

Ukraina raporton për mbi 50 të vrarë

Evropaelire.org 

Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Oleh Lyashko, tha se 57 persona janë vrarë dhe 169 të tjerë janë plagosur në ditën e parë që prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Rusia ka kryer sulme ajrore në qytete dhe baza ushtarake dhe ka dërguar trupa dhe tanke nga shumë drejtime. Zëvendësministri i Mbrojtjes ka raportuar se granatime të rënda po ndodhin në rajonin lindor të Donjeckut. Zyrtarët ukrainas thanë se forcat e tyre po luftonin me rusët në shumë fronte dhe se kanë humbur kontrollin e uzinës bërthamore të Çernobilit. Читать дальше...

Vuçiq ende pa qëndrim për sulmin rus ndaj Ukrainës

Evropaelire.org 

Pavarësisht takimeve të Këshillit për Siguri Kombëtare dhe Qeverisë së Serbisë, Beogradi zyrtar ende nuk e ka bërë të ditur qëndrimin e tij lidhur me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Beogradi ka edhe 36 orë kohë për këtë vendim, siç ka paralajmëruar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që Serbia t’i përgjigjet kërkesave për harmonizim me vendimin e Bashkimit Evropian për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Më 22 shkurt, BE-ja vendosi një pako sanksionesh kundër Rusisë pasi presidenti rus, Vladimir Putin... Читать дальше...

Vullnetarët nga Serbia në Ukrainë: Pengesa politike dhe ushtarake 

Evropaelire.org 

Bratisllav Zhivkoviq ka qenë në “gjendje gatishmërie” që nga tetori i vitit të kaluar, kur Rusia filloi dislokimin e forcave të saj përgjatë kufirit me Ukrainën. Një porosi të tillë ai e kishte lënë në llogarinë e tij në Facebook, që ndiqet nga rreth 3,200 persona. Shumë shpejt, një ndër komentet ka qenë edhe “më njoftoni kur niseni”. Zhivkoviq ishte përfshirë në hetimin në Serbi, në vitin 2018, për shkak të dyshimit se ai organizoi pjesëmarrjen e personave të tjerë në një fushëbetejë të huaj. Читать дальше...

Biden: Nuk kam plan që të bisedoj me Putinin

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, pasi kjo e fundit nisi sulm ushtarak ndaj Ukrainës. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, gjatë një adresimi nga Shtëpia e Bardhë më 24 shkurt tha se sanksionet përfshijnë banka ruse të cilat do të hiqen nga sistemi financiar amerikan. “Kjo nënkupton që çdo aset që ato kanë në SHBA, do të ngrihen”, tha ai. Biden po ashtu tha se sanksionet e reja përfshijnë edhe eksportet, oligarkët dhe sektorin e teknologjisë. Megjithatë Biden nuk... Читать дальше...

Pamjet e luftës në Ukrainë kujtojnë ankthin e luftës në Kosovë

Evropaelire.org 

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia mëngjesin e 24 shkurtit, ka kthyer kujtimet e qytetarëve të Kosovës afro 23 vjet më parë, kur forcat ushtarake serbe, pas fillimit të bombardimeve të NATOS-s në caqet serbe, kishin nisur spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë.

FMN paralajmëron “rreziqe ekonomike” nga konflikti në Ukrainë

Evropaelire.org 

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, paralajmëroi të enjten se konflikti në Ukrainë do të ketë pasoja për rimëkëmbjen ekonomike globale. Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Georgieva tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” për ndikimin që këto veprime ushtarake mund të kenë ndaj popullit të Ukrainës dhe se vazhdimi i luftimeve “shton rreziqet ekonomike për rajonin dhe botën”.    FMN-ja tha se po vazhdon të vlerësojë ndikimin ekonomik, por do të jetë “e gatshme të ndihmojë shtetet anëtare nëse është e nevojshme”. Читать дальше...

Kosova: Sulmi ndaj Ukrainës, ndër goditjet më të mëdha ndaj sigurisë ndërkombëtare

Evropaelire.org 

Krerët e institucioneve të Kosovës kanë dënuar agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës, si dhe vendimin e Moskës që të njohë si shtete të pavarura dy rajoneve lindore ukrainase, që kontrollohen nga separatistët pro-rusë. “Strategjia e ndjekur nga Moska për të krijuar përmes agresionit ushtarak entitete fantome brenda territorit të Ukrainës, grumbullimi masiv i forcave ushtarake në kufijtë e Ukrainës dhe sulmi masiv dhe i paprovokuar kundër qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës është një ndër goditjet... Читать дальше...

Arrestohen protestuesit në Rusi

Evropaelire.org 

Qindra njerëz u mblodhën në qendër të Moskës të enjten, duke protestuar kundër sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Shumë nga demonstruesit u arrestuan. Protesta të ngjashme u zhvilluan në qytete të tjera ruse dhe aktivistët u arrestuan gjithashtu.



Të habitur dhe të mashtruar: Qytetarët rusë përballë pushtimit të Ukrainës

Evropaelire.org 

Mëngjesin e 24 shkurtit, rusët - sikurse pjesa tjetër e botës - u zgjuan me lajmet se vendi i tyre kishte pushtuar Ukrainën, një vend fqinj me të cilin miliona rusë kanë lidhje të ngushta familjare. Këto zhvillime ndodhën pas disa muajsh grumbullimi ushtarak, gjatë të cilëve shoqëria ruse ishte e heshtur, nxitur nga mosbesimi dhe e mbushur me frikën e hakmarrjes nga Qeveria e presidentit Vladimir Putin, që ka intensifikuar shtypjen ndaj mospajtimit dhe shoqërisë civile gjatë vitit të kaluar. “Unë jam kundër çdo lufte... Читать дальше...

G7: Sulmi rus ndaj Ukrainës, kërcënim për rendin botëror

Evropaelire.org 

Grupi i shtatë vendeve më të industrializuar (G7) e kanë quajtur pushtim rus të Ukrainës “kërcënim serioz” për rregullin botëror dhe tha se presidenti rus, Vladimir Putin e vendosi veten në anën e gabuar të historisë duke nisur një luftë në Evropë. Deklarata e G7-ës u lëshua pas takimit virtual që liderët zhvilluan më 24 shkurt, në ditën kur Rusia nisi operacion ushtarak ndaj Ukrainës, që u dënua nga shtetet në mbarë botën. G7 tha se është “gati të veprojë” për ndërprerjet e mundshme të furnizimit... Читать дальше...

Rrezikimi i Kosovës nga lufta në Ukrainë

Evropaelire.org 

Deputetë dhe njohës të fushës së sigurisë në Kosovë paralajmërojnë se pushtimi rus në Ukrainë, mund të ketë ndikim në sigurinë e Kosovës, veçmas në pjesën veriore të vendit. Në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit, Rusia nisi, atë që e përshkroi si “operacion ushtarak” për “çmilitarizimin” e Ukrainës, teksa autoritetet në Kiev shpallën gjendje lufte dhe u zotuan se do të luftojnë për lirinë e shtetit. Perëndimi i dënoi veprimet ruse dhe i cilësoi si uverturë për pushtim të plotë. Anton Çuni... Читать дальше...

Zelenskyi: Forcat ruse po tentojnë të marrin kontrollin e Çernobilit

Evropaelire.org 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë të enjten se forcat ruse po tentojnë të marrin kontrollin e uzinës bërthamore, Çernobil. Aty ka ndodhur katastrofa më e keqe bërthamore. Forcat ushtarake ruse kanë hyrë aty dhe luftimet kanë rritur frikën se mund të shkaktohet ndonjë katastrofë bërthamore e shkallës së gjerë, kanë thënë zyrtarët ukrainas. “Forcat pushtuese ruse janë duke tentuar të marrin kontrollin e Çernobilit. Ushtarët tanë janë duke dhënë jetën që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet më”... Читать дальше...

Lavrov: Perëndimi nuk e respekton ligjin ndërkombëtar

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se Rusia do të jetë gjithmonë e gatshme për dialog, pavarësisht se forcat ruse kanë nisur sulm ndaj Ukrainës. “Fatkeqësisht, miqtë tanë perëndimorë nuk e respektojnë ligjin ndërkombëtar, duke tentuar ta shkatërrojnë atë dhe të promovojnë atë që e quajnë ‘rend të bazuar në rregulla’”, ka thënë Lavrov për agjencinë shtetërore të lajmeve, Ria Novosti. “Ne kemi pasur diskutime intensive dhe të detajuara me kolegët tanë amerikanë, dhe anëtarët tjerë të NATO-s”, ka thënë ai. Читать дальше...

Raketat dhe bombarduesit rusë godasin objektivat ukrainase

Evropaelire.org 

Sulmet ruse me raketa dhe me aeroplanë bombardues kanë goditur pozicionet dhe infrastrukturën ushtarake të Ukrainës. Pamjet e publikuara në mediat sociale më 24 shkurt kanë shfaqur shpërthime në disa qytete, teksa Rusia ka nisur pushtimin ushtarak të fqinjës së saj.

NATO, e gatshme të garantojë sigurinë në Ballkan

Evropaelire.org 

Në kohën kur NATO dhe Bashkimi Evropian janë bashkuar për të dënuar pushtimin rus në Ukrainë, pjesëtarë të aleancës kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se janë të gatshëm të vazhdojnë të luajnë rol për të mbështetur paqen dhe sigurinë afatgjate në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Politika e NATO-s në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor ka qenë konsistente gjatë tërë kohës. Dhe kjo mbetet edhe tash. NATO mbetet tërësisht e përkushtuar që të luajë rolin e vet në mbështetje të sigurisë afatgjate përgjatë Ballkanit Perëndimor”... Читать дальше...

Pasiguria e shqiptarëve në Ukrainë

Evropaelire.org 

Deri një javë më parë, askush nuk ka pasur frikë nga lufta në fshatin Karakurt, që ndodhet në rajonin e Odesës në jug të Ukrainës, ku jetojnë rreth 3,000 banorë, shumica e të cilëve me prejardhje shqiptare, thotë Aleksander Lekhov, 32-vjeçar nga ky fshat. Por, në dy ditët e fundit, e sidomos pas bombardimeve në mëngjesin e së enjtes nga forcat e Rusisë në afërsi të Odesës, frika e banorëve të Karakurtit është rritur se lufta do t’ju trokasë edhe në dyert e tyre. Lekhov, me pak vështirësi për të folur në gjuhën shqipe... Читать дальше...

Qytetarët e Ukrainës largohen nga shtëpitë e tyre

Evropaelire.org 

Qytetarë të shumtë nga Ukraina janë parë duke pritur në stacione trenash, e të tjerë kanë arritur të largohen duke kaluar kufirin në shtete fqinje, si Polonia e Hungaria, pasi presidenti rus Vladimir Putin autorizoi një “operacion ushtarak” në Ukrainë të enjten më 24 shkurt 2022. (Përgatiti: S.Paçarizi)

EUFOR rrit prezencën në Bosnje-Hercegovinë

Evropaelire.org 

Forca e Bashkimit Evropian në Bosnje-Hercegovinë, e njohur si EUFOR, ka bërë të ditur të enjten se do të angazhojë rreth 500 pjesëtarë shtesë në këtë shtet, si masë mbrojtëse. Në njoftim, EUFOR ka thënë se vendimi është marrë për të mbështetur në mënyrë më efikase partnerët në Bosnje dhe për të siguruar një ambient të sigurt. “Përkeqësimi i situatës së sigurisë në nivel ndërkombëtar ka potencial të përhapë jostabilitet në Bosnje-Hercegovinë. Angazhimi i këtyre forcave është masë parandaluese për të forcuar stabilitetin në Bosnje... Читать дальше...

Sulmi rus trondit ukrainasit

Evropaelire.org 

Banorët e Ukrainës janë tronditur nga sulmi që ndërmori Rusia në mëngjesin e 24 shkurtit ndaj vendit të tyre, teksa kanë nxituar të gjejnë strehim nëpër stacionet nëntokësore hekurudhore, nga frika e bombardimeve. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Новости России
Москва

Ведущие «Авторадио» исполнили в Кремле культовую песню о самой масштабной стройке XX века


Ellis: Ukraina ka nevojë për mbrojtje kolektive ushtarake

Evropaelire.org 

Duhet një mbrojtje kolektive ushtarake për ta ndihmuar Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus, thotë për Radion Evropa e Lirë, Dr Mark Ellis, drejtori ekzekutiv i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, me seli në Londër. Ellis thotë se komuniteti ushtarak ka vendosur që të mos e ndihmojë në mënyrë ushtrake mbrojtjen e Ukrainës, por po tenton që ta zmbrapsë Rusinë përmes sanksioneve të ashpra. Sipas tij, duhet të pritet për të parë efektet e këtyre sanksioneve. Në këtë intervistë për REL-in... Читать дальше...

Kremlini: Ukraina duhet të çmilitarizohet

Evropaelire.org 

Kremlini ka thënë më 24 shkurt se qëllimi i pushtimit rus në Ukrainë është “çmilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës”. Më herët gjatë së enjtes, presidenti rus, Vladimir Putin ka arsyetuar pushtimin e Ukrainës, duke thënë se Moska do të tentojë të çmilitarizojë dhe të “denazifikojë” Ukrainën, duke përsëritur akuzat e tij të pabaza, të bëra në një fjalim më 21 shkurt, se Qeveria ukrainase është “neo-naziste” që synon të ketë armë bërthamore. “Ukraina duhet të çlirohet dhe të pastrohet nga nazistët... Читать дальше...

Stoltenberg: NATO do të mbrojë secilin “inç” të territorit të aleancës

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka dëmtuar paqen në Evropë dhe është zotuar se aleanca do të mbrojë “secilin inç” të territorit të vendeve anëtare. “Ne do të përgjigjemi me unitet edhe më të madh”, ka thënë Stoltenberg në një konferencë për media, pas mbajtjes së një takimi urgjent me ambasadorët e NATO-s në Bruksel. “Ajo çfarë ne bëjmë është mbrojtja”, ka thënë Stoltenberg, i cili ka konfirmuar se NATO-ja do të mbajë një samit virtual me 30 vendet anëtare më 25 shkurt. Читать дальше...

Policia e Kosovës mbyll disa “rrugë ilegale” për parandalimin e kontrabandës

Evropaelire.org 

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka njoftuar të enjten se Policia e Kosovës ka nisur të mbyllë disa rrugë që, siç ka thënë ai, shfrytëzohen për kontrabandë. Ai ka thënë se mbyllja e këtyre rrugëve është tentim për të parandaluar dhe luftuar krimin dhe të gjitha format e kontrabandës në zonat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në tetor të vitit të kaluar, Policia e Kosovës pati zhvilluar një aksion të gjerë kundër kontrabandës në rajonin e Prishtinës... Читать дальше...

Zelenskyi u bën thirrje bashkëvendësve ta mbrojnë Ukrainën

Evropaelire.org 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka njoftuar se ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Moskën dhe u ka bërë thirrje qytetarëve ukrainas të mbrojnë shtetin kundër sulmit rus, duke thënë se do ofrohen armë për t’iu bashkuar luftimeve. Në një adresim televiziv më 24 shkurt, Zelenskyi u ka bërë thirrje rusëve “që nuk kanë humbur nderin” që të protestojnë kundër sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës. Zelenskiy i ka thënë kombit se Ukraina ka përjetuar “humbje serioze” nga sulmet ruse dhe ka bërë thirrje për donacione të gjakut. Читать дальше...

Ukraina pezullon të gjitha fluturimet civile

Evropaelire.org 

Shërbimi shtetëror i trafikut ajror të Ukrainës njoftoi se ka mbyllur hapësirën ajrore të vendit pas sulmit që nisi Rusia. Ai tha se i ka pezulluar të gjitha fluturimet në orën 02:45 - me kohën e Kievit - "për shkak të rrezikut të lartë për sigurinë e aviacionit civil". "Ofrimi i shërbimeve të trafikut ajror për përdoruesit civilë të hapësirës ajrore të Ukrainës, është pezulluar", thuhet në deklaratë. Kompania ajrore irlandeze, Ryanair, tha se i ka anuluar të gjitha fluturimet drejt dhe nga Ukraina për së paku 14 ditët e ardhshme. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Мария стала соперницей Азаренко на турнире WTA в Мадриде






Шойгу заявил, что у России нет никаких интересов нападать на страны НАТО

Мир «Турбозавров» в Roblox: виртуальные приключения для детей!

Специалисты рассказали, почему выросли цены на стройматериалы

Проще, чем кажется: как сэкономить на пикнике