Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2022

Новости за 14.02.2022

Në Izrael protestohet kundër rregullave ndaj pandemisë

Evropaelire.org 

Mijëra izraelitë kanë protestuar të hënën nëpër rrugët e Jerusalemit kundër kufizimeve për koronavirus. Në protesta është parë flamuri izraelit derisa protestuesit kanë qenë në rrugë drejt Qeverisë së shtetit. Protestuesit kanë mbajtur mbishkrime kundër vendosjes së maskës dhe kufizimeve tjera për luftim të pandemisë. Konvoji i Jerusalemit është dukur i ngjashëm me disa protesta në Kanada, si rezultat i të cilave janë mbyllur pikat e kalimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Kundër... Читать дальше...

Franca paralajmëron se Rusia është gati për pushtim të Ukrainës

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka paralajmëruar të hënën se “të gjitha elementet” janë në vend që Rusia të nisë “ofensivë masive” kundër Ukrainës, pasi Moska ka mbledhur mijëra trupa në kufij. “A ekzistojnë të gjitha elementet për ofensivë masive nga forcat ruse në Ukrainë? Po ekzistojnë, është e mundshme, e mundshme shpejt”, ka thënë Le Drian për televizionin France 5. Megjithatë, nuk ka asgjë që sugjeron se Moska ka marrë atë vendim, ka shtuar ai. “Ende është e mundshme zgjidhja diplomatike dhe kjo është  e sigurt”... Читать дальше...

Një person vdes pas përplasjes së dy trenave afër Mynihut

Evropaelire.org 

Një person ka vdekur dhe të paktën 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy trenave me pasagjerë afër Mynihut, ka njoftuar policia gjermane. Sipas zyrtarëve policorë, dy trenat janë përplasur në orët e pasdites më 14 shkurt, afër stacionit Ebenhausen-Schäftlarn, në jugperëndim të Mynihut. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, ka thënë një zëdhënës i policisë, duke njoftuar se hetimet janë duke vazhduar ende. Edhe identiteti i viktimës nuk dihet ende. Operatori i hekurudhave, Deutsche Bahn... Читать дальше...

Zelenskyi e konsideron “gabim” bartjen e stafit të ambasadave

Evropaelire.org 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, ka thënë të hënën, 14 shkurt, se e sheh të gabuar vendimin e disa shteteve të Perëndimit, duke përfshirë Shteteve të Bashkuara, për të bartur diplomatët nga Kievi, pas shqetësimeve për sulm rus. “Është gabim i madh që disa ambasada – ndonëse është vendimi i tyre – të largohen nga Ukraina Perëndimore”, ka thënë ai, pasi disa misione ndërkombëtare kanë hapur zyrat e tyre në qytetin Lviv. “Nuk ka Ukrainë Perëndimore, ka vetëm Ukrainë, është e tërë. Prandaj... Читать дальше...

Putin: Lidhjet Rusi-Serbi i kontribuojnë sigurisë në Evropë 

Evropaelire.org 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e uroi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për Ditën e Shtetësisë së Serbisë, duke i thënë se marrëdhëniet midis dy vendeve po zhvillohen në mënyrë dinamike dhe në frymë të partneritetit strategjik, njoftoi të hënën Presidenca e Serbisë.  “Është vendosur një dialog përmbajtjesor dypalësh dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme sjell rezultate të mira. Jam i sigurt se zhvillimi i mëtejshëm i lidhjeve konstruktive ruso-serbe u përgjigjet plotësisht interesave... Читать дальше...

Manastiri i Deçanit midis pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv 

Evropaelire.org 

Edhe pse çështja e pronës së Manastirit të Deçanit - i cili ndodhet rreth 100 kilometra në perëndim të Prishtinës - ka gati gjashtë vjet që është “zgjidhur juridikisht”, problematika mbetet e papërfunduar.  Prej vitesh, ajo endet midis pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv të Kosovës. Më 4 shkurt, kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti qëndrimin e tij se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për t’i detyruar autoritetet lokale të Deçanit që t’ia kthejnë Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë dhe pyje... Читать дальше...

Maqedonia e V. nis fushatën e testimit të rastësishëm

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut është realizuar të hënën testimi i rastësishëm i 1,000 personave për koronavirus, i cili pritet të nxjerrë të dhëna mbi imunizimin e popullatës.   Testimi është bërë në Shkup, por nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive paralajmërojnë se ka mundësi që të zgjerohet në të gjithë vendin, për të marrë të dhëna më reale për imunizimin e popullatës.  Aksioni është ndërmarrë për shkak të, siç është thënë, numrit të ulët të të vaksinuarve kundër koronavirusit, por edhe rritjes së numrit të të infektuarve dhe të viktimave... Читать дальше...

UEFA: 10 mijë bileta falas në finalen e Ligës së Kampionëve

Evropaelire.org 

Përmes një vendimi të pashembullt 10,00 tifozë do të mund të shohin falas finalen e Ligës së Kampionëve. Ky veprim i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) është në kundërshtim me organizimin e finales së futbollit amerikan, Super Bowl, të dielën. Biletat më të lira për këtë organizim kanë kushtuar mijëra euro. Sipas vendimit të UEFA-s, secili klub do të përfitojë 5,000 bileta për finalen që do të zhvillohet në Shën Petersburg të Rusisë më 28 maj. Biletat duhet t’iu ndahen mbështetësve besnikë dhe jo sponsorëve apo zyrtarëve të klubit.



Fotografitë e javës

Evropaelire.org 

Ukrainasit trajnohen që të përdorin armë; protestë në Kirgizi kundër mediave të pavarura; projekti i parë i madh i talibanëve nis së zbatuari në Kandahar janë ndër ngjarjet që ndodhën në rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas.

Shkëmbimi i fshatrave që shmangu gjakderdhjen mes armenëve dhe azerbajxhanasve

Evropaelire.org 

Në kohën e tensioneve etnike, gjatë fundit të viteve të 1980-ta, armenët dhe azerbajxhanasit shkëmbyen fshatrat afër kufirit të atyre që asokohe ishin dy republika sovjetike. Para rënies së Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, armenët nga një fshat në Azerbajxhan shkëmbyen shtëpitë e tyre me banorët e një fshati të populluar nga azerbajxhanasit në Armeni. Palët premtuan mbrojtjen e varrezave të njëra-tjetrës, dhe lejimin e fshatarëve nga të dyja anët që të vizitonin të vdekurit e tyre. (Përgatitën... Читать дальше...

Rusia "sheh" mundësi për marrëveshje me Perëndimin

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka sugjeruar të hënën presidentit rus, Vladimir Putin që Moska të vazhdojë rrugën diplomatike, në përpjekjet për të siguruar garanci të sigurisë nga Perëndimi, ndërkohë që rriten tensionet rreth Ukrainës. Lavrov i ka thënë Putinit se Shtetet e Bashkuara kanë bërë propozime konkrete për zvogëlim të rreziqeve ushtarake, mirëpo ka thënë se nuk kanë qenë të kënaqshme përgjigjet nga Bashkimi Evropian dhe aleanca ushtarake e NATO-s. Në një komunikim televiziv... Читать дальше...

Dy viktima dhe 247 raste pozitive me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të hënën, më 14 shkurt, janë regjistruar dy viktima dhe 247 raste të reja me koronavirus. Rastet pozitive kanë dalë pas testimit të 2,314 mostrave. Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 10.67 për qind. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 2,096 persona janë shëruar derisa 10,800 persona janë ende aktivë në koronavirus. Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar. Prej atëherë... Читать дальше...

Izraeli ndalon “terapinë e konvertimit” për homoseksualët

Evropaelire.org 

Izraeli ka ndaluar terapitë që kanë pasur qëllim “shërimin” e homoseksualitetit. Ky vendim do të zbatohet menjëherë. Urdhri i së hënës përfshin edhe ndëshkime për ata që janë përfshirë në “abuzime serioze të komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor)”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Nitzan Horowitz, përmes një postimi në Twitter. “Orientimi seksual nuk është problem që ka nevojë për trajtim. ‘Terapitë e konvertimit’ nuk janë trajtime”, ka shkruar Horowitz. Ai u është drejtuar pjesëtarëve të komunitetit LGBT... Читать дальше...

Masat anti-COVID nxisin protesta në botë

Evropaelire.org 

Nga Kanadaja në Australi, demonstruesit në vende të ndryshme të botës dolën në rrugë, për të protestuar kundër kufizimeve anti-COVID-19. Ngjarjet e fundjavës së 12-13 shkurtit, 2022, u frymëzuan nga protestat e shoferëve të kamionëve në Kanada. Këta të fundit kërkojnë që t'iu jepet fund detyrimeve për vaksinim kundër sëmundjes COVID-19 dhe masave të tjera për shëndetin publik. (Përgatiti: Valona Tela)

Pjesëtarët e grupit Lev Tahor gjenden në Kumanovë

Evropaelire.org 

Një grup i pjesëtarëve të sektit fetar hebre, Lev Tahor, po qëndron në qytetin e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut nga data 5 shkurt.  Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet fjalë për 30 persona të cilët në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë përmes Aeroportit të Shkupit.  Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se “bëhet fjalë për një grup fetar hebre që është vazhdimisht në lëvizje pasi është detyruar të largohet nga shumë vende si Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika”.  Sipas Policisë... Читать дальше...

ASHAK: Politikat destabilizuese të Serbisë janë bërë më agresive

Evropaelire.org 

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) tha se politikat destabilizuese të Serbisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor së fundmi janë përshkallëzuar dhe “janë bërë më agresive”. “Ngecjet në reforma dhe në demokratizim, krizat e njëpasnjëshme politike, korrupsioni dhe krimi i organizuar, në të cilat janë përfshirë shoqëritë ballkanike, kanë krijuar ambient të përshtatshëm për depërtim të papenguar të ndikimeve politike të financuara nga fuqitë me ndikim në rajon, siç janë Rusia dhe Kina”... Читать дальше...

Asetet e rikthyera në AKP, në pritje të Fondit Sovran

Evropaelire.org 

“Kapitalin tim askush nuk mund ta tjetërsojë, sepse kam investuar rreth 30 milionë euro”, thotë për Radion Evropa e Lirë Haziz Tafaj, ish-pronar i kompanisë “Agrokosova Holding”, e cila pas 15 vjetësh është rikthyer në pronësi të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). “Agrokosova Holding” apo ish-ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka” ndodhet në qytetin e Suharekës, në pjesën jugore të Kosovës. Ajo merret me prodhimin e verërave, ndërsa është privatizuar me metodën spin-off special, në vitin 2007. Читать дальше...

A mund të bëjë OKB-ja më shumë për krizën Rusi-Ukrainë?

Evropaelire.org 

Reuters Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, anuloi një vizitë në Liberi, të planifikuar këtë javë, për t’u fokusuar në, siç u tha, aktivitetet diplomatike të OKB-së kundrejt Rusisë. Rusia, tash e sa muaj, ka grumbulluar mbi 100,000 trupa në kufijtë me Ukrainën dhe SHBA-ja ka paralajmëruar se Moska mund të nisë sulmet ushtarake në çdo kohë. Tensionet kanë arritur edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dy javë më parë, në një takim publik të kërkuar nga Uashingtoni. Читать дальше...

G7 paralajmëron Rusinë me pasoja “të mëdha” ekonomike

Evropaelire.org 

Ministrat e financave të grupit G7 paralajmëruan Rusinë për pasoja “të mëdha” ekonomike, nëse vendos që ta pushtojë Ukrainën. G7 po ashtu premtoi ndihmë për ekonominë ukrainase. “Grumbullimi i vazhdueshëm ushtarak rus në kufijtë e Ukrainës është shkak për shqetësim të madh. Ne, ministrat e financave të G7-ës, theksojmë gatishmërinë tonë për të reaguar menjëherë dhe në mënyrë të vendosur për të mbështetur ekonominë ukrainase”, u tha në deklaratën e përbashkët. “Çdo agresion i mëtejmë nga Rusia... Читать дальше...

Suedia rekomandon dozën e katërt të vaksinës për të moshuarit

Evropaelire.org 

Agjencia Shëndetësore e Suedisë ka rekomanduar që qytetarët 80 vjeç e më të vjetër të marrin dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit, me qëllim që të mos bie efektiviteti i vaksinave. Në rekomandimin e bërë të hënën nga kjo agjenci thuhet po ashtu se doza e katërt rekomandohet për të gjithë personat që jetojnë në shtëpi të kujdesit apo ata që marrin shërbime asistence në shtëpi. Doza e katërt, sipas rekomandimit, duhet të administrohet të paktën katër muaj pas dozës përforcuese, tha Agjencia Shëndetësore. Читать дальше...

Ukraina kërkon të takohet me Rusinë për grumbullimin ushtarak

Evropaelire.org 

Ukraina ka kërkuar një takim urgjent me Rusinë dhe dhjetëra shtete evropiane, për të marrë një shpjegim lidhur me grumbullimin e forcave ruse në kufi me Ukrainën. Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se Rusia ka injoruar kërkesën zyrtare të Kievit për shpjegim pse Moska ka pozicionuar mbi 100,000 trupa dhe armë të avancuara përreth Ukrainës. “Ukraina po thërret një takim me Rusinë dhe të gjitha shtetet anëtare në 48 orët e ardhshme për të diskutuar për lëvizjet e trupave ruse përgjatë kufirit tonë”... Читать дальше...

Scholz viziton Kievin teksa rritet frika për një pushtim rus

Evropaelire.org 

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pritet të takohet në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, në përpjekje për të shtensionuar krizën në mënyrë diplomatike. Udhëtimi i Shcolz më 14 shkurt në Kiev do të pasohet nga një takim në Moskë më 15 shkurt me presidentin rus, Vladimir Putin. “Ne presim urgjentisht shenja të uljes së tensioneve nga Moska”, shkroi në Twitter Scholz teksa u nis për në Kiev dhe shtoi se veprimi ushtarak do të kishte “pasoja shumë serioze” për Rusinë. “Ne jemi dëshmitarë të kërcënimit shumë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Вероника Кудерметова завершила выступление на турнире WTA в Мадриде






Киркорова оштрафовали за уклонение от оплаты парковки

Собянин: Москва завершает переход на новый стандарт экстренной медпомощи

«Проклятье на несколько поколений»: почему нельзя желать болезни даже в шутку

Рафик Загрутдинов: В Люблино начали строить жилой дом по программе реновации