Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Март
2022

Новости за 01.03.2022

Beogradi lë dyert e hapura për rublën ruse

Evropaelire.org 

“Për mua këto ditë janë si një makth”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke përshkruar “baraspeshimin” e Beogradit mes Lindjes dhe Perëndimit, në një kohë kur Moskës po i vendosen sanksione për pushtimin e Ukrainës. Përderisa Perëndimi dita-ditës po forcon sanksionet kundër Rusisë, më 28 shkurt, Brukseli i bëri sërish thirrje Serbisë që të harmonizohet me politikën e jashtme evropiane dhe të vendosë sanksione ndaj Moskës, gjë që Beogradi deri më tani ka refuzuar. Më 28 shkurt, Vuçiq deklaroi se merr mbi vete “të gjitha kritikat... Читать дальше...

Ushtria ruse i afrohet Kievit

Evropaelire.org 

Ushtria ruse është nisur drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kievit. Pamjet satelitore nga 28 shkurti shfaqin lëvizjen e një kolone të automjeteve ushtarake të Rusisë, me gjatësi prej 65 kilometrash. (Përgatiti: Trim Haliti)

Erdogan diskuton me Lukashenkan për luftën në Ukrainë

Evropaelire.org 

Zyra e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ai ka diskutuar pushtimin rus në Ukrainë me liderin bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, i cili njihet si aleat i afërt i Moskës. Në bisedën telefonike të 1 marsit, diskutimet janë fokusuar në negociatat për armëpushim, të cilat janë mbajtur mes zyrtarëve ukrainas dhe atyre rusë të hënën, 28 shkurt. Ndonëse në bisedime nuk është arritur marrëveshje, negociatorët kanë thënë se takime të reja do të zhvillohen në ditët në vijim. Erdogan ka thënë më një ditë më parë se Turqia... Читать дальше...

Disney, Warner dhe Sony ndalojnë shfaqjen e filmave në Rusi

Evropaelire.org 

Warner Bros, Disney dhe Sony kanë ndaluar shfaqjen e filmave të tyre në kinematë ruse pas pushtimit në Ukrainë. Këto njoftime nënkuptojnë se premierat e filmave si, The Batman, Turning Red dhe Morbius nuk do të shfaqen siç ishte planifikuar. Ky vendim vjen teksa qeveritë në shumë vende të botës kanë shtuar sanksionet kundër Moskës. Në ditët e fundit, korporatat globale, përfshirë gjigantë të energjisë dhe ata të prodhimit të makinave, kanë ndërprerë lidhjet biznesore me Rusinë. Ndërkohë... Читать дальше...

Senatori amerikan: Më e keqja nuk është parë ende

Evropaelire.org 

Ligjvënësit amerikanë kanë pranuar informacione të klasifikuara rreth situatës në Ukrainë nga zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe ata të inteligjencës. Është raportuar se në mesin e të dhënave ka pasur afate kohore të mundshme për rënien e Kievit dhe qyteteve tjera ukrainase. “Më e keqja ende nuk është parë ushtarakisht”, ka thënë senatori republikan, Lindsey Graham, pasi ka dalë nga takimi. Një ligjvënës ka thënë për rrjetin amerikan, CNN – në kushte anonimiteti – se afatet kohore që janë prezantuar kanë qenë “alarmuese”. Читать дальше...

Kina nis evakuimin e qytetarëve nga Ukraina

Evropaelire.org 

Kina ka nisur evakuimin e qytetarëve të saj nga Ukraina, raportoi media shtetërore të martën. Evakuimi po bëhet mes frikës për sigurinë e tyre për shkak të pushtimit nga aleati i Pekinit, Rusisë, por edhe raporteve për armiqësi nga ukrainasit e zemëruar. Rreth 600 studentë kinezë u evakuuan të hënën nga Kievi dhe qyteti Odesa, raportoi gazeta shtetërore ,Global Times, duke cituar ambasadën kineze në kryeqytetin ukrainas. Ata udhëtuan me autobus për në Moldavinë fqinje nën një përcjellje të ambasadës dhe mbrojtjen e policisë lokale... Читать дальше...

Vazhdojnë sulmet në Harkiv dhe Kiev të Ukrainës

Evropaelire.org 

Sulmet ruse në qytetin Harkiv të Ukrainës dhe kryeqytetin Kiev vazhduan gjatë natës së 28 shkurtit dhe mëngjesit të 1 marsit. Në Harkiv, ushtria ruse po hidhte në erë nënstacione, tha kryebashkiaku i qytetit, Ihor Terekhov. Sulmet thuhet se po shkaktonin probleme me furnizimin me energji elektrike dhe ujë. Ndërkohë, trupat ruse thuhet se po përparonin drejt kryeqytetit. “Situata mbetet e tensionuar”, shkroi Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës në Facebook. Të hënën, sulmet në Harkiv... Читать дальше...

Ministri ukrainas thotë se SHBA ka premtuar më shumë ndihmë për t'i rezistuar Rusisë

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha më 1 mars se Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, i kishte ofruar vendit të tij, i cili është nën sulm nga Rusia, më shumë mbështetje në formën e sanksioneve dhe armëve. “Në thirrjen tonë, Sekretari Blinken pohoi se mbështetja e SHBA-së për Ukrainën mbetet e palëkundur”, shkroi Kuleba në Twitter.  "Unë theksova se Ukraina dëshiron paqen, por për sa kohë që ne jemi nën sulmin e Rusisë, ne kemi nevojë për më shumë sanksione dhe armë. Читать дальше...

Pajisjet e internetit të Starlink mbërrijnë në Ukrainë

Evropaelire.org 

Pajisjet për shërbimin satelitor të internetit të Elon Musk, Starlink, kanë mbërritur në Ukrainë pasi një nga ministrat e saj i bëri thirrje personalisht miliarderit që t’i ndihmojë përballë pushtimit rus. Pajisjet mund të ndihmojnë në ofrimin e internetit në zonat ku qasja në internet është goditur për shkak të sulmit të urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, ndaj shtetit fqinj, më 24 shkurt. "Starlink - arriti. Faleminderit Elon Musk," shkroi ministri i Ukrainës, Mykhailo Fedorov, të... Читать дальше...

Gjykata Ndërkombëtare Penale do të hetojë “ngjarjet në Ukrainë”

Evropaelire.org 

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, ka thënë se do të nisë hetime “për ngjarjet e lidhura me Ukrainën”, pas pushtimit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë. “Sot dua të njoftoj se kam vendosur të nis hetimet për situatën në Ukrainë sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Khan përmes një deklarate më 28 shkurt. Khan ka thënë se hetimet do të analizojnë krimet e mundshme të luftës, të kryera edhe para pushtimit që ka nisur javën e kaluar nga Rusia, e cila më 2014 ka aneksuar... Читать дальше...

SHBA dëbon 12 diplomatë të misionit rus në OKB

Evropaelire.org 

Dymbëdhjetë anëtarë të misionit diplomatik rus në Kombet e Bashkuara kanë marrë kërkesë për t’u larguar nga Shtetet e Bashkuara deri më 7 mars, për shkak të përfshirjes në aktivitete jodiplomatike. “Këtyre diplomatëve që u është kërkuar të largohen nga Shtetet e Bashkuara, janë përfshirë në aktivitete që nuk kanë qenë në përputhje me përgjegjësitë dhe obligimet që kanë si diplomatë”, ka thënë zëvendës-ambasadori amerikan, Richard Mills për Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pa dhënë hollësi tjera. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Соболенко вышла в ⅛ финала турнира WTA в Мадриде






Руководитель петербургского НИИ вакцин и сывороток получил 9,5 лет колонии

В Москве женщина начала рожать в пункте выдачи маркетплейса

Вход в Музей Победы 9 Мая будет бесплатным

Билеты набирают высоту. США ввели санкции против авиакомпании из России