Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Март
2022

Новости за 02.03.2022

Çmimi i naftës vazhdon të rritet pavarësisht masave urgjente

Evropaelire.org 

Çmimet e naftës janë rritur pavarësisht masave të reja që mëtojnë të stabilizojnë tregjet pas pushtimit rus në Ukrainë. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, ka arritur në 113 dollarë për fuçi, duke shënuar rritjen më të madhe në shtatë vjetët e fundit. Çmimi është rritur pasi anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji janë pajtuar për të lëshuar në treg 60 milionë fuçi naftë nga rezervat emergjente. Shtetet e Bashkuara dhe 30 vende tjera anëtare të kësaj Agjencie kanë thënë se me këtë veprim synojnë të stabilizojnë tregjet. Читать дальше...

Bjellorusia dyfishon trupat në kufi me Ukrainën

Evropaelire.org 

Bjellorusia do të dyfishojë numrin e trupave të saj në kufirin jugor me Ukrainën, tha udhëheqësi i këtij vendi, Alexander Lukashenka. Grupet e batalioneve taktike në kufi do të rriten nga pesë në dhjetë gjatë dy ditëve të ardhshme, tha ai. Sipas tij, këto janë grupe mobile, të trajnuara mirë dhe të gatshme “për të ndaluar çdo provokim dhe çdo veprim ushtarak kundër Bjellorusisë”. Duke folur para Këshillit të tij të Sigurisë, Lukashenka e cilësoi mobilizimin si “veprim parandalues”. Vendet... Читать дальше...

Edhe SHBA mbyll hapësirën ajrore për Rusinë

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi se administrata e tij ka marrë vendim për të mbyllur hapësirën ajrore të SHBA-së për të gjitha fluturimet ruse. Veprimi pason masa të ngjashme, të ndërmarra nga vendet evropiane dhe Kanadaja, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Duke folur para Kongresit amerikan për gjendjen në vend, Biden tha se ndalesa do ta izolojë edhe më shumë Rusinë dhe do ta rëndojë edhe më shumë ekonominë e saj. Rubla ruse ka humbur 30% të vlerës së saj, tha Biden. Читать дальше...

Biden: Putin do të paguajë çmim të lartë

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kritikoi fuqishëm homologun rus, Vladimir Putin, për, siç tha, “sulmin e paramenduar dhe të paprovokuar” kundër Ukrainës. Biden mbajti të martën mbrëma fjalimin e parë mbi gjendjen në vend. E pranishme në Kongres ishte edhe ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova. “Gjashtë ditë më parë, Vladimir Putin i Rusisë u përpoq t’i tundte themelet e botës së lirë, duke menduar se mund ta bëjë atë të përkulet përpara mënyrave të tij kërcënuese. Por... Читать дальше...

Banka Botërore përgatit tri miliardë dollarë për Ukrainën

Evropaelire.org 

Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po përgatisin mbështetje financiare për Ukrainën. Në një deklaratë të përbashkët, drejtuesit e dy agjencive thanë se janë të shqetësuar për përhapjen e mundshme të efekteve të pushtimit rus. Ata përmendën rritjen e çmimeve të mallrave, ndërprerjet në tregjet financiare dhe rrezikun e rritjes së mëtejshme të inflacionit global. Banka Botërore u zotua se do të ndajë 3 miliardë dollarë për Ukrainën në muajt e ardhshëm, përfshirë së paku 350 milionë dollarë në javën e ardhshme. Читать дальше...

Rusia merr “mbështetje të fuqishme” nga Venezuela

Evropaelire.org 

Në një shprehje të rrallë të mbështetjes për Rusinë, pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës, presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, e siguroi presidentin rus, Vladimir Putin, për mbështetjen e tij “të fuqishme”. Dy udhëheqësit biseduan përmes telefonit, me iniciativën e Karakasit. Sipas një komunikate të lëshuar nga Kremlini, Maduro i dënoni edhe, siç thuhet, “veprimet destabilizuese të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s”. Qindra njerëz janë vrarë në Ukrainë dhe së paku gjysmë milioni janë zhvendosur qëkur Rusia ka nisur pushtimin... Читать дальше...

BE përgatitet për miliona refugjatë nga Ukraina

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian po përgatitet për miliona refugjatë nga lufta në Ukrainë, tha të martën komisionarja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson. Johansson tha se është vështirë të thuhet me saktësi se sa refugjatë do të kalojnë kufijtë e BE-së, pasi mbi 400,000 tashmë kanë kaluar. Shumë prej tyre përballen me pritje të gjata në kalimet në Poloni, Hungari, Sllovaki dhe Rumani - shtete të BE-së që ndodhen në kufi me Ukrainën. “Fatkeqësisht, ne duhet të përgatitemi për ardhjen e miliona njerëzve”... Читать дальше...

Google heq RT-në nga motori i kërkimeve

Evropaelire.org 

Komapania Google ka njoftuar se ka hequr median shtetërore ruse, Russia Today (RT) nga motori i saj i kërkimeve të lajmeve. “Në këtë krizë të jashtëzakonshme ne po ndërmarrim masa të jashtëzakonshëm për të ndaluar përhapjen e dezinformatave dhe për të penguar fushatat online të dezinformimit”, tha presidenti i Google, Kent Walker. Kjo kompani veçse ka kufizuar mediat që financohen nga shteti rus nga reklamimi dhe nga përdorimi i disa veçorive në YouTube, platformës së videove që është në pronësi të Google. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

WTA предвкушает дуэль Елена Рыбакина — Юлия Путинцева на турнире в Мадриде






Москвичам рассказали о творчестве Степана Эрьзи на Краеведческом диктанте

III класс пожарной опасности ожидается 1 и 2 мая в Подмосковье

Экскурсоводы из Архангельска знакомят посетителей выставки «Россия» с достижениями регионов страны

В Москве мужчина ударил бывшую жену ножом в торговом центре