Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Март
2022

Новости за 15.03.2022

Këshilltari ukrainas: Lufta duhet të përfundojë deri në maj

Evropaelire.org 

Një këshilltar i Qeverisë së Ukrainës tha se pret që lufta në vendin e tij të përfundojë më së voni deri në fillim të majit, kur Rusisë “t’i mbarojnë burimet” për të sulmuar fqinjin e saj. “Unë mendoj se jo më vonë se në maj, në fillim të majit, do të duhet të kemi një marrëveshje paqeje”, tha Oleksiy Arestovich. Në muajt në vazhdim, shtoi ai, mund të ndodhin dy skenarë: “Ose do të arrihet një marrëveshje paqeje shumë shpejt, brenda një ose dy javësh, me tërheqjen e trupave [ruse] dhe gjithçka...... Читать дальше...

Biden premton më shumë armë e para për Ukrainën

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u zotua se do të vazhdojë furnizimin e Ukrainës me armë, ushqime dhe para. Në një postim në Twitter, Biden tha se SHBA-ja do t’i mirëpresë edhe refugjatët ukrainas me krahë hapur. Ai tha të hënën se SHBA-ja po siguronte “dhjetëra mijëra tonë furnizime humanitare” për Ukrainën, në baza ditore. Javën e kaluar, Biden nënshkroi një paketë shpenzimesh emergjente, që parashikon 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën - rreth gjysma e tyre ndihmë ushtarake. Читать дальше...

Një protestuese del papritur në studion e televizionit rus

Evropaelire.org 

Një protestuese është paraqitur me një mbishkrim kundër pushtimit rus të Ukrainës gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të lajmeve në kanalin shtetëror rus më 14 mars. Ky ka qenë një veprim i guximshëm në Rusi ku njerëzit mund të dënohen më 15 vjet burgim për përhapje të atyre që Kremlini i konsideron informata të rreme për luftën. (Përgatitën: Krenare Cubolli & Ibrahim Berisha)

Një protestuese paraqitet në transmetim të drejtpërdrejtë në kanalin rus

Evropaelire.org 

Një protestuese kundër luftës është shfaqur në transmetim të drejtpërdrejtë gjatë edicionit të lajmeve në televizionin shtetëror të Rusisë, Channel One, më 14 mars, duke mbajtur një mbishkrim mbrapa prezantueses, në të cilin dënohej lufta në Ukrainë. Mbishkrimi – në gjuhën angleze dhe atë ruse – shkruante: "Jo luftës. Ndaleni luftën. Mos i besoni propagandës. Ata po ju gënjejnë këtu”. Kjo shenjë proteste e pazakonshme ka ndodhur në ditën e 19-të të luftës, e cila ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus... Читать дальше...

FMN: Ekonomia ukrainase do të tkurret për 10 për qind

Evropaelire.org 

Ekonomia ukrainase pritet të tkurret për 10 për qind këtë vit, si rezultat i pushtimit rus, mirëpo situata mund të përkeqësohet shpejt nëse konflikti vazhdon, ka thënë të hënën Fondi Monetar Ndërkombëtar. Raporti, i cili është përgatitur para ndarjes së 1.4 miliard dollarëve si financim urgjent i FMN-së për Ukrainën, paralajmëron se ekonomia e shtetit mund të tkurret për 25 deri në 35 për qind, bazuar në të dhënat e bruto-prodhimit të brendshëm nga Iraku, Libani dhe shtetet tjera në luftë. Ivanna Vladkova Hollar... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Мирра Андреева установила новый рекорд на турнирах WTA-1000






В Подмосковье усилят меры безопасности в период майских праздников

Минэкономразвития: ВВП России в I квартале вырос на 5,4%

Красная армия всех сильней: во второй игре четвертьфинала ЦСКА разгромил астраханское «Динамо»

Порядка 50 активистов вышли на борьбу с мусором во Фрязине