Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2022

Britania e Madhe kërkon të rishqyrtohet licenca për televizionin shtetëror rus

0
Britania e Madhe kërkon të rishqyrtohet licenca për televizionin shtetëror rus

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson tha të mërkurën, më 23 shkurt, se i ka kërkuar rregullatorit britanik të rishikonte licencën e transmetimit të kanalit rus të lajmeve Rusia Sot (RT) pasi Moska njohu dhe urdhëroi dislokimin e trupave në rajonet separatiste të Ukrainës lindore.

I pyetur në Parlament nëse do t'i kërkonte rregullatorit Ofcom të rishikonte licencën e RT, Johnson u përgjigj: "Unë besoj se ... Sekretari i Shtetit për Kulturën, Median dhe Sportin i ka kërkuar tashmë Ofcom-it që ta shqyrtojë këtë çështje."

"Por ajo që do të them ... është se ne jetojmë në një demokraci," shtoi ai.

"Ne jetojmë në një vend që beson në fjalën e lirë. Dhe mendoj se është e rëndësishme që ne duhet t'ia lëmë në dorë Ofcom-it dhe jo politikanëve që të vendosin se cilat organizata mediatike të ndalojnë, kjo është ajo që bën Rusia", tha Johnson.

Më 2 shkurt Rregullatori për transmetim në Gjermani, ka ndaluar transmetimin e kanalit në gjuhën gjermane të televizionit shtetëror rus, RT.

Ndërsa Rregullatori mbikëqyrës i transmetimeve në Francë më 4 shkurt ka hapur një hetim mbi mbulimin e lajmeve nga RT.

Më 21 shkurt, Putin nënshkroi dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste, Luhansk dhe Donjeck.

Dy republikat e vetëshpallura popullore kontrollohen nga separatistët pro-rusë, të cilët luftojnë kundër forcave ukrainase qysh në vitin 2014.

Kriza aktuale ka nisur në fund të vitit të kaluar, kur Rusia ka filluar të grumbullojë trupa në kufi me Ukrainën.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Рублев не отстал от «Реала»! Как русская звезда тенниса покорила Мадрид






МИД РФ: Россия жестко ответит на последние действия Британии

Начались переговоры Путина с Пашиняном

Воробьёв возложил цветы к Могиле Неизвестного Солдата в Москве

СМИ: Власти хотят уничтожить Эстонскую Православную церковь