ru24.net
World News in Albanian
Январь
2022

Новости за 01.01.2022

Gjermania do që G7 të fokusohet në rimëkëmbjen ekonomike

Evropaelire.org 

Gjermania dëshiron që ta shfrytëzojë kryesimin e Presidencës së Grupit të Shtatë vendeve (G7) që të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia e koronavirusit dhe të forcojë përpjekjet për përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit. Kështu tha më 1 janar ministri gjerman i Financave, Christian Lindner. “Gjermania ka marrë kryesimin e Presidencës së G7-s për vitin 2022 – shtetet e G7-s qëndrojnë për liri, demokraci dhe përparim”, shkroi në Twitter Lindner. “Duke pasur këtë në mendje, ne duhet ta... Читать дальше...

Me protesta në Bagdad shënohet përvjetori i vrasjes së Soleimanit

Evropaelire.org 

Qindra protestues në Bagdad të Irakut brohoritën slogane anti-amerikane teksa morën pjesë në shënimin e përvjetorit të vrasjes së një komandanti të lartë iranian dhe një zyrtari të lartë të milicisë irakiane. Gjenerali Qassem Soleimani ishte vrarë më 2020 në një sulm me dron të Shteteve të Bashkuara. Protestuesit më 1 janar vërshuan rrugët në sheshin kryesor të Bagdadit dhe brohoritën “vdekje Amerikës”, teksa mbanin në duar fotografitë e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani, që ishte udhëheqës... Читать дальше...

Presidenti ukrainas: Nuk na frikëson asnjë ushtri

Evropaelire.org 

Gjatë fjalimit të tij për Vitin e Ri, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, kundërshtoi grumbullimin e forcave ruse, që janë vendosur në kufi me Ukrainën. “Ne nuk na frikëson asnjë ushtri në asnjërën anë të kufirit”, tha ai, “sepse një ushtri e madhe në anën tonë të kufirit na mbron ne”. Komentet e tij vijnë në kohën e rritjes së tensioneve ndërmjet Moskës dhe Perëndimit lidhur me grumbullimin e trupave ruse dhe me kërkesat e Moskës për “garanci të gjera të sigurisë” në Evropë dhe Azinë Qendrore. Читать дальше...

Kosova regjistron një viktimë dhe 47 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi më 1 janar se është regjistruar një viktimë dhe 47 raste të reja me koronavirus. Numri i rasteve të reja doli pas testimit të 3,482 mostrave. Në 24 orëshin paraprak, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë shëruar edhe  shtatë persona, ndërkaq raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 492. Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 931 doza të vaksinës. Në Kosovë, deri më tani, me dy dozat e vaksinës janë imunizuar 783,074 persona. Читать дальше...

Viti 2021 me REL-in

Evropaelire.org 

Radio Evropa e Lirë iu risjellë disa prej temave që i trajtoi gjatë vitit 2021, ku përfshihen tema nga shëndetësia, përballja me peshën e pandemisë, histori suksesi në fushën e biznesit, e deri te paralajmërimet për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës. Qindra placenta kutërbojnë në Gjinekologji   Frigoriferët në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ishin të mbushur me placenta, duke rrezikuar foshnjat e porsalindura, nënat dhe punëtorët shëndetësorë. Shumica e frigoriferëve qëndronin të hapur... Читать дальше...

Papa bën thirrje që t’i jepet fund dhunës ndaj grave

Evropaelire.org 

Papa Françesku bëri thirrje që t’i jepet fund dhunës ndaj grave, duke thënë se një gjë e tillë është “fyerje” ndaj Zotit. Papa Françesku i bëri këto komente më 1 janar, gjatë mesazhit të tij të përvitshëm për Vitin e Ri në meshën e mbajtur në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Françesku, 85 vjeç, dukej se gëzonte shëndet të mirë dhe ai eci përgjatë pjesës qendrore të bazilikës, krahasuar me shërbimet më 31 dhjetor, kur ai përdori një hyrje më afër altarit. Pjesëmarrja në meshë ishte e kufizuar... Читать дальше...

Tajvani paralajmëron Kinën kundër “aventurizmit ushtarak”

Evropaelire.org 

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen gjatë mesazhit për Vitin e Ri i ka dërguar një mesazh Kinës: konflikti ushtarak nuk është përgjigja, por Pekini u përgjigj ashpër duke thënë se nëse Tajvani kalon vijat e kuqe, kjo do të çonte “në një katastrofë të madhe”. Kina pretendon se e qeverisë Tajvanin në mënyrë demokratike dhe e konsideron pjesë të territorit të saj. Në dy vjetët  e fundit, Pekini ka arritur presionin ushtarak dhe diplomatik me qëllim që të shtypë pretendimet e Tajvanit për pavarësi. Читать дальше...

Afrika e Jugut i jep lamtumirën heroit kundër aparteidit, Desmond Tutu

Evropaelire.org 

Në Afrikën e Jugut po mbahet ceremonia shtetërore e varrimit të avokatit për drejtësi racore, kryepeshkopit Desmond Tutu. “Kur ishim në errësirë, ai na solli dritë”, tha kryepeshkopi i Kanterberit, Justin Welby. Me kërkesën e Tutus, funerali do të jetë i thjeshtë. Tutu, që vdiq më 26 dhjetor në moshën 90-vjeçare, u kujtua në Afrikën e Jugut dhe në mbarë botën për korrektësinë e tij morale dhe për qëndrimet e tij parimore. Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa pritet që të mbajë një eulogji. Читать дальше...

Ballkani Perëndimor, në fokus të BE-së gjatë kryesimit të Francës

Evropaelire.org 

Franca, nga 1 janari, ka marrë kryesimin e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian që do të zgjasë deri në fund të muajit qershor. Një varg prioritetesh ka caktuar Franca si tema, me të cilat do të merret në gjysmën e parë të këtij viti para se t’ia dorëzojë Çekisë kryesimin e radhës për pjesën e dytë. Pos temave që kanë të bëjnë me forcimin e autonomisë strategjike të BE-së, rritjes së kapaciteteve mbrojtëse, reformën e zonës së Shengenit, zbatimin e qëllimeve për mbrojtjen e mjedisit, energjinë e tema tjera... Читать дальше...

Izraeli raporton për raketa të hedhura nga Gaza

Evropaelire.org 

Ushtria izraelite tha se dy raketa të hedhura nga Gaza kanë rënë në Detin Mesdhe, në afërsi të bregdetit të Tel Avivit në orët e para të 1 janarit. Ushtria tha se nuk ka lëshuar sirena paralajmëruese dhe nuk janë ndërmarrë masa mbrojtëse. Hamasi, grupi islamist palestinez që kontrollon Gazën, nuk ka komentuar për këtë incident të raportuar. Vitin e kaluar, Hamasi vazhdimisht ka hedhur raketa në drejtim të Izraelit, gjatë konfliktit 11-ditor që rriti tensionet në Jerusalem. Por, që prej majit... Читать дальше...

Franca merr drejtimin e Presidencës së BE-së

Evropaelire.org 

Franca më 1 janar merr kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së Bashkimit Evropian, teksa presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje për një Evropë më të fortë, sovrane dhe të bashkuar. Macron për një kohë të gjatë ka kërkuar që BE-ja të jetë fuqi më e fortë botërore, teksa ka kërkuar që 27 shtetet e bllokut të jenë më të bashkuara. “Unë do të thosha se ne duhet të kalojmë nga një Evropë me bashkëpunim brenda kufijve tanë në një Evropë më të fuqishme në botë, plotësisht sovrane, e lirë në zgjedhje të saj”... Читать дальше...

Festimet për Vitin e Ri në botë

Evropaelire.org 

Qytetarët në mbarë botën festuan Vitin e Ri. Shumica e shteteve vendosën një sërë kufizimesh për festat e fundvitit, me qëllim të frenimit të përhapjes së mëtejmë të pandemisë së koronavirusit.


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Россиянка покинула WTA-1000 из-за проблем со здоровьем






В подмосковном Дмитрове 19-летний водитель сбил троих детей на пешеходном переходе

Коммунальную технику в Химках проверили на готовность к месяцу чистоты и благоустройства

Рейсы в Москву из Благовещенска возобновит одна из авиакомпаний

Нитка в животе. Гену из сериала «СашаТаня» экстренно прооперировали