Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Январь
2022

Новости за 28.01.2022

Distria Krasniqi fiton medalje të artë në Portugali

Evropaelire.org 

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medalje të artë në garën “Grand Prix” që po zhvillohet në Portugali, njofton Federata e Xhudos e Kosovës. Krasniqi mposhti në finale garuesen kroate, Ana Viktorija Puljiz. Vitin e kaluar Krasniqi kishte fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike, që u zhvilluan në Tokio të Japonisë. Më 18 dhjetor, 2021, Krasniqi u shpall "Xhudistja më e mirë në botë" nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos. Përzgjedhja e saj u bë nëpërmjet një votimi të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Putin thotë se u injoruan shqetësimet e Moskës

Evropaelire.org 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Perëndimi "injoroi" shqetësimet e Moskës, sa i takon sigurisë në lidhje me zgjerimin e NATO-s, ndërsa Shtetet e Bashkuara i kërkuan përsëri Rusisë t'i tërheqë forcat e saj nga zonat afër kufijve me Ukrainën. Presidenti rus, Putin, i tha homologut të tij francez, Emmanuel Macron, gjatë një bisede  telefonike më 28 janar se pala ruse do të studiojë "me kujdes" përgjigjet me shkrim të paraqitura nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja këtë javë në lidhje me... Читать дальше...

Moska u vendosë sanksione disa zyrtarëve të lartë të BE-së

Evropaelire.org 

Moska ka futur në listën e zezë edhe disa zyrtarë të tjerë të lartë evropianë duke ua ndaluar atyre hyrjen në Rusi në përgjigje të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë. Veprimi i Moskës prekë prek stafin nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe organet legjislative dhe ekzekutive, bëhet e ditur në një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Federatës Rase. Ndryshe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, Moska nuk përmend emrat e individëve të sanksionuar dhe disa mësojnë vetëm kur... Читать дальше...

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Evropaelire.org 

Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut kanë shumë pak besim tek autoritetet e vendit kur bëhet fjalë për zotimet që kanë marrë për sa i përket përmirësimit të standardit jetësor, realizimit të reformave në institucione, si dhe përshpejtimin e dinamikës së procesit të integrimeve. Stefan Daneski, student në Fakultetin për Siguri në Shkup, thotë për Radion Evropa e Lirë se që i vogël e deri më tani që po shkel dekadën e tretë të jetës së tij, është lodhur së dëgjuari se do të bëhet mirë kur vendi të bëhet pjesë e familjes evropiane... Читать дальше...

Aktakuzë ndaj gjermanes që radikalizoi fëmijët në Siri

Evropaelire.org 

Prokurorët gjermanë kanë ngritur aktakuzë kundër një gruaje për anëtarësim në grupin terrorist të Shtetit Islamik dhe për indoktrinimin e fëmijëve të saj përmes mësimeve radikale islamike, si dhe për përpjekjen për të rekrutuar anëtarë të rinj të IS-it. E akuzuara dhe vajza e saj atëherë 4-vjeçare udhëtuan për në Siri në fillim të dhjetorit të vitit 2014, kundër vullnetit të babait të fëmijës, thanë prokurorët. Gruaja akuzohet, gjithashtu, se kishte marrë fëmijën e saj, atëherë 6-vjeçar për... Читать дальше...

Mbi 1,000 punonjës shëndetësorë të infektuar me Omicron    

Evropaelire.org 

Më shumë se 1,170 punonjës shëndetësorë në Kosovë janë të infektuar me variantin Omicron të koronavirusit. Prej tyre, 700 janë infermierë, 290 mjekë dhe 280 pjesëtarë të stafit mbështetës, thotë për Radion Evropa e Lirë kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla. Sipas tij, në sektorin publik të shëndetësisë punojnë më shumë se 14 mijë punonjës - çfarë do të thotë se mbi tetë për qind e tyre janë të infektuar. Syla thotë se izolimi i tyre krijon “mungesa jashtëzakonisht të mëdha” në ofrimin e shërbimeve. Читать дальше...

Kia do të tërheqë nga klientët mbi 400 mijë vetura

Evropaelire.org 

Kompania automobilistike koreane Kia ka njoftuar se do të tërheqë nga tregu si dhe nga klientët më shumë se 410,000 automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me qëllim të rregullimit të një defekti që besohet se mund të ndalojë hapjen e thasëve të ajrit që shërbejnë për t’i mbrojtur klientët në rast të aksidentit. Tërheqja e veturave nga kjo kompani do të përfshijë disa lloje të veturave të vogla nga modelet e viteve 2017 dhe 2018, si dhe disa modele të tjera më të mëdha të prodhuara në mes të viteve 2017 deri 2019. Читать дальше...

As miliardat nuk e largojnë varësinë nga thëngjilli 

Evropaelire.org 

Kosova e ka të vështirë të heqë dorë nga thëngjilli, edhe nëse do të përfitonte miliarda euro, thonë njohës të fushës së energjisë.      Mbi 90 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga mihja e thëngjillit dhe nxjerrja e linjitit, ndërsa pjesa tjetër nga burime të ripërtërishme, të tilla si: hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet diellore.      Në një raport të publikuar nga organizatat evropiane të mjedisit “The Green Tank” dhe “Bankwatch Network”, të titulluar “Fondi i tranzicionit... Читать дальше...



Katër vdekje dhe mbi 3,600 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka raportuar katër vdekje si dhe 3,617 raste të reja të infektimit me COVID-19. Këto raste pozitive dolën si rezultat i testimit të 13,928 mostrave. Nga kjo shifër i bie se 25.96 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen COVID-19. Në njoftimin e MSH-së, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 1,344 pacientë. Aktualisht në Kosovë janë 31,021 raste aktive me koronavirus. Gjatë këtyre 24 orëve... Читать дальше...

Rreth 6,700 nxënës aktivë me COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku – Bërdyna ka bërë të ditur se është rritur numri i nxënësve të infektuar me COVID-19. Maloku – Bërdyna, duke folur për procesin mësimor në shkollat e Kosovës, tha se numri i nxënësve aktivë është rreth 6,700. “Nga 298,029 nxënës, aktivë me COVID-19 janë 6,687. Në 672 shkolla është duke u zhvilluar mësimi me prani fizike që i bie që shumica e shkollave ende vazhdojnë të operojnë me skenarin rikthimi”, deklaroi Maloku – Bërdyna. Читать дальше...

Jerusalemi nën dëborë

Evropaelire.org 

Reshjet e rralla të dëborës mbuluan Jerusalemin, disa nga pjesët veriore të Izraelit dhe zonat kodrinore të Bregut Perëndimor gjatë natës të së enjtes, 27 janar, duke mbyllur rrugët dhe shkollat. Trafiku ishte dukshëm më i ulët se zakonisht, policia mbylli disa autostrada kryesore që çonin në Jerusalem dhe trafiku i autobusëve brenda qytetit u pezullua. Para se të mbërrinte në Jerusalem, një stuhi dimri goditi rajonin e Mesdheut, nga Greqia përmes Turqisë deri në Siri.

Kosova me dy sportistë drejt Olimpiadës “Pekini 2022”

Evropaelire.org 

Ekipi olimpik i Kosovës do të niset më 29 janar drejt Kinës, për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”. Kosova në këtë Olimpiadë do të përfaqësohet nga dy skitarë: Albin Tahiri, 32 vjeç, dhe Kiana Kryeziu, 17-vjeçare. Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha në një konferencë për media, se pjesëmarrja e dy sportisëve nga Kosova në Olimpiadën në Kinë është arritje e madhe. “Në Olimpiadë marrin pjesë 90 shtete dhe 105 vende nuk kanë arritur të fitojnë norma olimpike”, tha ai. Читать дальше...

OKB: Mungesë ekstreme e ushqimit në Tigray të Etiopisë

Evropaelire.org 

Banorët e rajonit Tigray të Etiopisë “po vuajnë nga mungesa ekstreme e ushqimit”, u tha në vlerësimin e ri të Programit për Ushqim të Kombeve të Bashkuara. “Familjet po shterojnë të gjitha mjetet për të ushqyer vetveten, me tre të katërtën e popullsisë që po përdor strategji ekstreme për të mbijetuar”, tha ky program në raportin e publikuar të premten. Në raport u tha se shumica e banorëve po varen vetëm nga një vakt në ditë. OKB-ja u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira në luftën në Etiopi... Читать дальше...

Çka ia ndal turrin Putinit?

Evropaelire.org 

Ushtria ruse ka rrethuar Ukrainën në tri anë. Kremlini i mohon planet për pushtim, por Perëndimi thotë se rreziku është real dhe i afërt. A mund t’i ndalet turri Rusisë?

Blinken bën thirrje për lirimin e të burgosurve politikë në Bjellorusi

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Qeverisë bjelloruse për lirimin e “menjëhershëm” dhe “pa kushte” të të burgosurve politikë, që kishin marrë pjesë në protestat masive kundër udhëheqësit autoritar, Alyaksandr Lukashenka. Përmes një deklarate, Blinken tha se mbi 1,000 të burgosur politikë po mbahen në Bjellorusi, teksa dhjetëra-mijëra “bjellorusë të pafajshëm” kanë qenë të burgosur po ashtu që prej “zgjedhjeve të manipuluara presidenciale të gushtit të vitit 2020”. “Që prej gushtit të vitit 2020... Читать дальше...

Biden paralajmëron se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në muajin shkurt

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka paralajmëruar se ekziston “një mundësi e qartë” që Rusia mund ta pushtojë Ukrainën muajin e ardhshëm, tha Shtëpia e Bardhë. Presidenti Biden i bëri këto komente gjatë një bisede telefonike që zhvilloi të enjten me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy. “Presidenti Biden tha se ka një mundësi të qartë se rusët mund ta pushtojnë Ukrainën në muajin shkurt”, tha Emily Horne, zëdhënëse e Këshillit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. Читать дальше...

Orban: Duam të rrisim furnizimet me gaz rus

Evropaelire.org 

Kryeministri hungarez Viktor Orban, tha më 28 janar se Budapesti do që të rrisë importet me gazin rus. Këtë kërkesë ai tha se do ta bëjë gjatë bisedimeve me presidentin rus, Vladimir Putin, javën e ardhshme. “Do të doja ta rrisja sasinë e gazit që vjen në Hugari nga nivelet që jemi pajtuar në kontratën për gaz mes Rusisë dhe Hungarisë”, tha Orban, i cili ka raporte miqësore me Putinin. Në shtator të vitit të kaluar, Hungaria nënshkroi një marrëveshje të re për furnizim me gaz natyror. Në marrëveshjen me Gazpromin... Читать дальше...

Armëpushimi ndal luftimet në kufirin midis Taxhikistanit dhe Kirgizisë

Evropaelire.org 

Autoritetet në Kirgizi dhe Taxhikistan arritën një marrëveshje armëpushimi më 28 janar, pas përleshjeve në kufi, që lanë të vdekur të paktën dy persona dhe shumë të plagosur. Luftimet më 27 janar ishin më të ashprat ndërmjet Taxhikistanit dhe Kirgizisë, qëkur përleshje të tilla shpërthyen vitin e kaluar që lanë të vrarë dhjetëra persona. Përleshjet e fundit ndodhën përgjatë një segmenti të kufirit, pas mospajtimeve lidhur me bllokimin e një rruge. Komiteti për Siguri Kombëtare i Taxhikistanit... Читать дальше...

Dy studime thonë se dozat përforcuese rrisin mbrojtjen kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Dy studime të reja nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë dhënë dëshmi të tjera se dozat përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 ulin rrezikun nga hospitalizimet dhe vdekja. Agjencia për Siguri Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) tha se dozat përforcuese ulin rrezikun e vdekjes nga varianti Omicron për 95 për qind te personat 50 vjeç e më të vjetër. Kjo shifër është më e lartë krahasuar me gjetjet se njerëzit e të njëjtës grupmoshë, që janë të vaksinuar me dy doza, kanë... Читать дальше...

“Zgjoi” nën ethet për Oscar deri më 8 shkurt

Evropaelire.org 

Çmimet Oscars kanë hapur zyrtarisht votimin për nominime të filmave, derisa filmi kosovar “Zgjoi” po pret të fitojë nominimin, pasi është në listë të ngushtë të filmave ndërkombëtarë. Nga 27 janari, 9,487 anëtarë të Akademisë së Çmimit Oscar mund të votojnë për të zgjedhur se cilat nga filmat do të nominojnë për këtë çmim prestigjioz. Këtë vit mbahet edicioni i 94-të i Çmimit Oscar. Ky çmim ndahet për 24 kategori të ndryshme, përfshirë një kategori të veçantë për filma të huaj (jo të prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Соболенко уступила Свентек в финале турнира WTA-1000 в Мадриде






В МИД России рекомендовали россиянам учитывать риски при поездках в Мексику

Александр Лукашенко рассказал коллегам по ЕАЭС о неудачах и задачах Союза

Фашизм не пройдет!

МИД РФ: Россия жестко ответит на последние действия Британии