Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Добавить новость

Новости за 06.01.2022

Policia sekuestron aparate për prodhimin e kriptovalutave

Evropaelire.org 

Në dy operacione të ndara, Policia e Kosovës tha më 6 janar se ka sekuestruar 70 aparate për prodhimin e kriptovalutave. Sipas njoftimit, 67 aparate u sekuestruan në një banesë në rrugën "Fan Noli" në Mitrovicë të Jugut.  "Për pajisjet e gjetura dhe veprimtarinë e kundërligjshme hetuesit policor kanë identifikuar personin e dyshuar", thuhet në njoftim. Ndërkaq, tre aparate për prodhimin e kriptovalutave u sekuestruan në fshatin Surkish të Komunës së Podujevës. Ky operacion u krye nga Njësia e Reagimit të Shpejtë... Читать дальше...

Komanda amerikane themelon bazë ushtarake në Shqipëri

Evropaelire.org 

Komanda Evropiane e Operacioneve Speciale të Ushtrisë Amerikane, e njohur me akronimin SOCEUR, ka njoftuar të enjten që do të themelojë një bazë ushtarake në Shqipëri për të rritur efikasitetin e pranisë së saj. Gjeneralmajor David H.Tabor, komandat i SOCEUR, tha se vendosja e bazës në Shqipëri mundëson forcimin e partneriteteve me aleatët e Aleancës Veri-Atlantike (NATO) në rajon dhe “rrit fleksibilitetin e operacioneve speciale dhe forcave konvencionale në rajon”. “Shqipëria mbetet një aleate... Читать дальше...

Blinken bën thirrje për zgjidhje paqësore të trazirave në Kazakistan

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bëri thirrje për zgjidhje paqësore të trazirave në Kazakistan. Gjatë një bisede me homologun e tij kazak Mukhtar Tileuberdi ai po ashtu kërkoi që të ketë liri të medias. Blinken “ritheksoi mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për institucionet kushtetuese të Kazakistanit dhe për lirinë e medias dhe bëri thirrje për zgjidhje paqësore të krizës, duke respektuar të drejtat e njeriut”, tha Departamenti amerikan i Shtetit. Blinken shkroi në... Читать дальше...

SHBA-ja dhe Rusia bisedojnë për “uljen e rrezikut” pranë kufijve të Ukrainës

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin më 6 janar zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergei Shoigu dhe diskutoi për “uljen e rrezikut pranë kufijve të Ukrainës”, tha Petagoni në një deklaratë të shkurtër. “Është e qartë se ne ende jemi shumë të shqetësuar nga ajo që po shohim”, tha një zyrtar amerikan i mbrojtjes për agjencinë Reuters, pa komentuar për këtë bisedë mes zyrtarëve amerikanë dhe rusë. Biseda mes Austin dhe Shoigo vjen në kohën e shqetësimeve në Perëndim... Читать дальше...

Ukraina sekuestron pronat e ish-presidentit Petro Poroshenko

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Ukrainë ka ngrirë pronat e ish-presidentit, Petro Poroshenko, si pjesë e hetimeve që autoritetet kanë nisur kundër atij, lidhur me akuzat për tradhti të lartë. Poroshenko mohon këto akuza. “Gjykata ka vendosur që të sekuestrojë pronën e dyshuar, që i takon atij”, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm përmes një deklarate të lëshuar më 6 janar. Byroja Shtetërore për Hetime tha muajin e kaluar se ndaj Poroshenkos kanë nisur hetime zyrtare për tradhti të lartë, duke e akuzuar atë... Читать дальше...

Të mbyllur dhe pa internet - kosovari rrëfen situatën në Kazakistan  

Evropaelire.org 

Me të përfunduar një ditë normale pune, Kastrioti (identiteti i vërtetë i të cilit është i njohur për redaksinë), një kosovar që po qëndron në Kazakistan, iu desh të mbyllej në banesë. I shqetësuar dhe pa shumë informacione, ky i ri në të 20-at po pret të shohë se çfarë do të ndodhë me trazirat e protestave që kanë kapluar këtë vend. Kastrioti, i cili foli për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimitet, nisi të punonte në shtetin e Azisë Qendrore, më 2021, përmes kompanisë Mabetex Group, në pronësi të Behgjet Pacollit... Читать дальше...

Kosova regjistron edhe 152 raste pozitive me COVID-19

Evropaelire.org 

Bazuar në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se 152 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, nga gjithsej 5,474 testime. MSH-ja njofton se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga kjo sëmundje, ndërkohë raportohet për 20 raste me të shëruar nga COVID-19. Në nivel vendi mbesin gjithsej 872 raste aktive me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, sipas MSH-së, janë dhënë 4,129 doza të vaksinës kundër COVID-19. Читать дальше...

Afrika thotë se izolimet e ashpra nuk janë më mjete për ta luftuar COVID-19

Evropaelire.org 

Zyrtari kryesor shëndetësor në Afrikë tha më 6 janar se izolimet e ashpra nuk janë më mënyra më e mirë për ta frenuar përhapjen e COVID-19. John Nkengasong, drejtor i Qendrave afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve lavdëroi Afrikën e Jugut që ka aplikuar këtë qasje për t’iu përgjigjur valës së re të infektimeve të nxitur nga varianti Omicron i koronavirusit. “Ne jemi shumë të inkurajuar atë që kemi parë në Afrikën e Jugut gjatë kësaj periudhe. Ata kanë shikuar të dhënat sa i përket ashpërsisë (së infeksioneve)”... Читать дальше...



Biden: Trump shpërndau gënjeshtra për zgjedhjet presidenciale

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden mbajti fjalimin në përvjetorin e parë të sulmit mbi Kongresin amerikan nga mbështetësit e Donald Trumpit. Ai tha se kjo ngjarje ndryshoi rrënjësisht Kongresin dhe rriti shqetësimet botërore lidhur me të ardhmen e demokracisë amerikane. “Për herë të parë në historinë tonë, një president jo vetëm që humbi zgjedhjet, por ai tentoi që të ndalonte transferimin paqësor të pushtetit, teksa turmat e dhunshme hyn në Kapitol”, tha Biden. “Por, ata dështuan”, shtoi ai. “Demokracia u sulmua”... Читать дальше...

Vuçiq: Serbia nuk pajtohet me sanksionet e SHBA-së për Dodikun

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të enjten se Beogradi zyrtar nuk pajtohet me vendimin e autoriteteve amerikane për vendosjen e sanksioneve ndaj anëtarit serb të presidencës trepalëshe të Bosnje- Hercegovinës (BiH), Millorad Dodik dhe se Serbia nuk do t'i zbatojë ato. Departamenti amerikan i Thesarit ka publikuar një listë të zgjeruar sanksionesh për akte korrupsioni, e cila përfshin Millorad Dodikun, anëtarin serb të presidencës së Bosnje-Hercegovinës dhe kreun e partisë kryesore të Republikës Sërpska... Читать дальше...

BE: Kemi metodat tona për sanksione ndaj liderëve të Ballkanit

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian “ka marrë në dijeni” vendimin e administratës amerikane për vendosjen e sanksioneve ndaj liderit të serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik dhe bashkëpunëtorëve të tij. Por, zyrtarët në BE nuk i janë përgjigjur prerë pyetjeve të gazetarëve nëse blloku evropian do të ndjekë këtë shembull të Shteteve të Bashkuara dhe të vendosë sanksione. Zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të zgjerimit, Ana Pisonero, tha se “BE-ja ka një varg instrumentesh, përfshirë edhe mundësinë e sanksioneve... Читать дальше...

Qeveria: Do t’i ndalojmë kriptovalutat edhe në veri të Kosovës

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se do të identifikojë lokacionet e prodhimit të kriptovalutave në të gjithë territorin e shtetit. Përmes një përgjigje me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë, zyra për media e Qeverisë ka njoftuar se pas identifikimit do të ndërpritet prodhimi i kriptovalutave, duke përfshirë edhe në veriun e Mitrovicës. “Organet e rendit dhe të drejtësisë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet relevante të sektorit të energjisë, do të identifikojnë lokacionet e prodhimit... Читать дальше...

Çfarë është Flurona?

Evropaelire.org 

Fillimi i vitit 2022 ka sjellë shqetësime të reja për shëndetin publik në botë. Kjo pasi në disa shtete të botës tashmë janë identifikuar raste të qytetarëve, të cilët janë të infektuar në të njëjtën kohë me COVID-19 si dhe me grip stinor. Për të përshkruar gjendjen e pacientit që është i infektuar me këto dy viruse në të njëjtën kohë, në botë është duke u përdorur termi Flurona. Sipas asaj që është shkruar deri më tani, Flurona nuk është ndonjë variant i ri i koronavirusit e as një sëmundje e veçantë. Читать дальше...

Shtyhet seanca për apelin e Gjokoviqit lidhur me dëbimin nga Australia

Evropaelire.org 

Gjyqtari australian, Anthony Kelly, ka shtyrë për javën e ardhshme shqyrtimin e apelit të tenistit Novak Gjokoviq lidhur me dëbimin e tij nga shteti, ndërkohë që vazhdojnë diskutimet lidhur me një përjashtim që do mund t’i mundësonte atij garën në turneun, Australian Open. Tenisti serb, 34-vjeçar, njëherësh kritik publik i vaksinave, do të kalojë edhe një natë i mbyllur në një dhomë hoteli në Melbërn, ku ka qëndruar prej kur autoritetet australiane i kanë refuzuar një dokument mjekësor që i mundësonte shmangien e kufizimeve për koronavirus... Читать дальше...

Arrestime të reja në rastin “Brezovica” 

Evropaelire.org 

Shtatë persona janë arrestuar më 6 janar në Kosovë, gjatë aksionit të Policisë së Kosovës që ende po zhvillohet lidhur me rastin “Brezovica”. Bastisje po zhvillohen në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe nëntë lokacione të tjera në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. “Për momentin janë shtatë të arrestuar”, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Shukri Jashari, kryeprokuror i Prokurorisë së Ferizajt. Policia e Kosovës ka thënë përmes një deklarate se në mesin e të arrestuarve... Читать дальше...

Papa Françesku: Zgjedhja e kafshëve në vend të fëmijëve është egoizëm

Evropaelire.org 

Papa Françesku ka sugjeruar se personat që zgjedhin kafshët shtëpiake në vend të fëmijëve janë duke vepruar me egoizëm. Komentet e Papës kanë ardhur teksa ai ka folur për prindërimin para një audience në Vatikan. “Sot shohim një formë të egoizmit”, ka thënë ai para audiencës. “Shohim se disa njerëz nuk duan të kenë fëmijë”. Sipas tij, kjo gjë i bën njerëzit të qeshin, por është realitet. Papa Françesku ka thënë se njerëzit që nuk mund të kenë fëmijë për arsye biologjike, duhet të konsiderojnë adoptimin... Читать дальше...

Trazirat në Kazakistan: Policia thotë se "eliminoi" disa protestues

Evropaelire.org 

Mediat ruse kanë thënë më 6 janar se trupat e para të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), kanë nisur të operojnë në Kazakistan, ndërkohë që ka shpërthyer një valë e pashembullt e protestave. CSTO, me bazë në Moskë, përbën një aleancë ushtarake të disa shteteve të ish-Bashkimit Sovjetik. Agjencia e lajmeve, Ria Novosti, ka thënë më 6 janar se forcat paqeruajtëse kanë hyrë në këtë shtet të Azisë Qendrore. Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, TASS, ka raportuar po ashtu për këtë gjë. Читать дальше...

Franca gjobit Google dhe Facebook me gjoba të ashpra

Evropaelire.org 

Rregullatorët francezë kanë goditur kompanitë, Google dhe Facebook me 201 milionë euro gjobë, për shkak të përdorimit të mekanizmit për gjurmim online të përdoruesve, kanë thënë autoritetet më 6 janar. Gjoba prej 150 milionë eurosh ndaj Google është lëshuar nga Komisioni Kombëtar i Francës për Teknologji Informative dhe Liri. Ky institucion ka gjobitur gjigantin Google me gjobë prej 100 milionë eurosh edhe në dhjetor të vitit 2020. “Komisioni ka vërtetuar se faqet facebook.com, google.fr dhe... Читать дальше...

Koreja Veriore thotë se ka testuar një raketë hipersonike

Evropaelire.org 

Agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA, ka thënë më 6 janar se një ditë më parë, Koreja Veriore ka testuar raketë hipersonike dhe se testimi ka treguar me sukses kapacitetet e raketës për t’u ngjitur dhe manovruar. Lansimi i 5 janarit përbën testimin e dytë të një rakete hipersonike në Korenë Veriore, prej muajit shtatorit të vitit të kaluar. Ushtritë japoneze dhe ajo jugkoreane kanë identifikuar lansimin e një rakete më 5 janar, mirëpo kanë ofruar pak të dhëna. Predha ka rënë në ujë. Agjencia verikoreane e lajmeve... Читать дальше...

Një vit nga sulmi ndaj Kongresit: Çfarë është bërë në SHBA?

Evropaelire.org 

Një turmë e zemëruar njerëzish u fut me dhunë brenda Kapitolit, apo ndërtesës së Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Uashington, më 6 janar të vitit 2021, teksa skenat e paimagjinueshme të dhunës u panë në të katër anët e globit. Dymbëdhjetë muaj më vonë, hetimet e nisura për të zbuluar se çfarë çoi drejt dhunës, se kush ishin nxitësit e saj, dhe se çfarë lidhje të mundshme kishte ish-presidenti Donald Trump me katrahurën, po prodhojnë një mal dëshmish – dhe po ngjallin frikë për të ardhmen e demokracisë amerikane. Читать дальше...

Australia ia anulon vizën tenistit, Novak Gjokoviq

Evropaelire.org 

Tenistit numër një në botë, Novak Gjokoviq i është ndaluar hyrja në Australi për shkak të një problemi me vizën e tij. Tenisti serb arriti në Melburn të mërkurën, kur autoritetet vërejtën një gabim në aplikimin e tij për vizë. Gjokoviq ishte paraparë të luante në Grand Slam-in e parë për këtë vit në Australian Open, pasi u përjashtua nga rregulli për vaksinim kundër koronavirusit. Atij i është thënë se do të dëbohet nga shteti, por avokatët e tij thanë se do ta apelojnë vendimin, raportuan mediat në Australi. Читать дальше...

Moscow.media
Москва

«Шинник» возвращается. ОЛИМП - Первенство России. ФНЛ-2. Группа 2 «А». 9-й тур






Персональные новости
Россия

Красоты России. Несколько красивых каменных мостовых



Russian.city
Москва

Цена запчастей у дилера, валютные переводы, лучший универсал BMW M550d из Германии



Частные объявления


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Уимблдон

Андрей Ольховский: Решение ATP и WTA по поводу Уимблдона меня удивило в положительном смысле






В «Химках» не исключили будущие переговоры с Дзюбой

Терюшков высказался о возможном трансфере Дзюбы в «Химки»

По делу утонувшего в Подмосковье ребенка задержан директор фитнес-центра

Отец и дочь отравились угарным газом в Щелкове




Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net


Спонсоры 123ru.net