Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Январь
2022

Новости за 27.01.2022

Arrestohen 150 persona në Berlin që protestuan kundër vaksinimit të detyrueshëm

Evropaelire.org 

Policia në Berlin ka njoftuar të enjten se ka arrestuar rreth 150 persona, të cilët protestuan kundër vaksinimit të detyrueshëm kundër COVID-19. Një ditë pas protestës, policia tha se rreth 150 njerëz u mblodhën në tubimin e një organizate, e cila përfshin njerëzit skeptikë ndaj koronavirusit, e që janë kryesisht aktivistë të ekstremit të djathtë. Ky grup i aktivistëve ka marrë përsipër organizimin e protestave kundër politikave të qeverisë. Sipas policisë, të mërkurën ka pasur edhe protesta të tjera të shpërndara. Читать дальше...

Blinken për REL: Rusia përballet me pasoja masive nëse vazhdon agresionin ndaj Ukrainës

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Rusia përballet me “pasoja masive” nëse zgjedh “rrugën e agresionit” me Ukrainën, duke i bërë thirrje Moskës që të angazhohet në diplomaci për t’i dhënë fund krizës përgjatë kufirit me Ukrainën. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë dhënë më 27 janar, Blinken tha se Ushingtoni ende nuk e di se cili është qëllimi përfundimtar i Kremlinit për Ukrainën, ose nëse kërkesat e tij për të rishkruar strukturën ekzistuese të sigurisë së Evropës. ... Читать дальше...

Turqia regjistron rekord të rasteve të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Turqia ka regjistruar 82,180 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, kjo është shifra më e lartë prej fillimit të pandemisë. Të dhënat tregojnë se janë regjistruar edhe 174 vdekje nga koronavirusi. Në fund të dhjetorit të vitit 2021, rastet ditore ishin rreth 20,000, para rritjes së infeksioneve me variantin Omicron. “Punonjësit shëndetësorë janë në vendet e tyre të punës. Nëse e keni kohën për të marrë dozën përforcuese, mos... Читать дальше...

Konfirmohet takimi Biden-Scholz për të biseduar për Ukrainën

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe kancelari i ri gjerman, Olaf Scholz, do të diskutojnë për agresionin rus ndaj Ukrainës, gjatë një takimi që pritet të ndodh muajin e ardhshëm (më 7 shkurt) në Uashington, njoftoi Shtëpia e Bardhë të enjten. Takimi kokë më kokë do të jetë takimi i parë prej kur Scholz mori drejtimin e vendit të tij në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Tensionet janë rritur ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, pasi Perëndimi shpreh shqetësimin për grumbullimin... Читать дальше...

Asociacioni në pakon e re për Kosovën 

Evropaelire.org 

Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të jetë një nga temat, të cilat priten të diskutohen gjatë vizitës së të dërguarit të Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe nga përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, javën e ardhshme, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike shqiptarë dhe serbë, Violeta Haxholli dhe Dushan Radakoviq. Megjithatë, ata thonë se mbetet e panjohur ende për shoqërinë civile, por edhe për publikun në tërësi... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut regjistron 27 viktima nga COVID-19 

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të enjten ka regjistruar 27 viktima të reja nga COVID-19, si dhe 1,861 të infektuar bazuar në testimin e 5,446 mostrave. Më së shumti të vdekur, 10 janë regjistruar në Shkup. Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur betejën me COVID-19 ka arritur në 8,312 persona. Institutit i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar edhe për 7,273 persona të shëruar, që paraqet shifër rekord të të shëruarve, por sipas të dhënave të këtij instituti, shumë nga këta persona... Читать дальше...

Stërvitje, diplomaci, mbrojtje: Fotografitë e fundit nga kriza në Ukrainë

Evropaelire.org 

Rusia zhvillon stërvitje ushtarake afër kufirit me Ukrainën, një aktiviste nga FEMEN proteston kundër regjistrimit të grave në ushtri, dhe një pjesëtar i Gardës Kombëtare qëllon për vdekje pesë persona në rajonin ukrainas, Dnipropetrovsk, mes tensionesh në rritje në Ukrainë dhe përreth saj. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

Rregullatori i barnave në BE miraton pilulën e Pfizerit kundër COVID-19  

Evropaelire.org 

Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian ka miratuar të enjten përdorimin e pilulës antivirale Pfizer kundër COVID-19, e cila është për trajtimin e të rriturve nga sëmundje të rënda, në kohën kur të gjitha vendet po rrisin arsenalin për të luftuar variantin Omicron. Miratimi nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), lejon shtetet anëtare të BE-së të përdorin ilaçin pasi rregullatori dha udhëzime për përdorimin e tij urgjent në fund të vitit të kaluar. Italia, Gjermania dhe Belgjika janë në mesin e vendeve të BE-së që e kanë blerë vaksinën.



Perëndimi paralajmëron pushtim rus, Ukraina bën thirrje "për qetësi"

Evropaelire.org 

Dëgjoni mesazhin nga Uashingtoni dhe qeveritë e tjera perëndimore në lidhje me kërcënimin në rritje nga Rusia: Një pushtim është i pashmangshëm. Dëgjoni kreun e Këshillit Kombëtar për Siguri dhe Mbrojtje të Ukrainës dhe zyrtarët e tjerë, përshirë presidentin Volodymyr Zelenskiy dhe do të dëgjoni një mesazh tjetër: Mos bëni panik, mos ekzagjeroni. Ka shumë pak mospajtime se çfarë po ndodh në kufijtë e Ukrainës: të paktën 60 grupe të batalioneve teknike ruse, mbi 100,000 trupa dhe disa prej armatimeve... Читать дальше...

Vaksinat përforcuese mund t'i ulin hospitalizimet deri në 800 mijë në BE

Evropaelire.org 

Agjencia e Shëndetit Publik e Bashkimit Evropian (BE), thotë se vaksinat përforcuese kundër koronavirusit mund të zvogëlojnë për gjysmë milioni numrin e të hospitalizuarve si pasojë e COVID-19 në Evropë, edhe pse varianti jashtëzakonisht ngjitës, Omicron, vazhdon të përhapet në të gjithë globin. “Marrja e një doze përforcuese mund të zvogëlojë shtrimet e ardhshme në spitalet e Evropës prej 500 mijë deri në 800 mijë pacientë”, tha më 27 janar Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC). Читать дальше...

Kosova regjistron gjashtë vdekje nga COVID-19

Evropaelire.org 

Në Kosovë janë regjistruar gjashtë vdekje dhe 3,917 raste të reja me koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë më 27 janar. Në mesin e viktimave është një person i grup-moshës 0-9 vjeç, një i grup-moshës 50-59 vjeç, kurse katër viktimat tjera janë të moshës mbi 70 vjeç. Numri më i madh i personave të infektuar është ai i grup-moshës 10 -19 vjeç, gjithsej 955.   Rastet e reja dolën pas testimit të 15,268 mostrave. Nga kjo shifër i bie se 25.65 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen COVID-19. Читать дальше...

Moska nuk sheh optimizëm në përgjigjen e SHBA-së  

Evropaelire.org 

Refuzimi i kërkesave kryesore të Rusisë nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të zgjidhur krizën në Ukrainë, lë pak terren për optimizëm, tha Kremlini të enjten, duke shtuar se dialogu është ende i mundshëm.   Tensionet janë rritur në javët e fundit, pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO shprehën shqetësimin se grumbullimi prej rreth 100 mijë trupash ruse afër kufirit me Ukrainën, është sinjal se Moska planifikon pushtimin e fqinjit të saj ish-sovjetik.   Rusia mohon të... Читать дальше...

Polonia nis ndërtimin e murit në kufirin me Bjellorusinë

Evropaelire.org 

Polonia ka filluar ndërtimin e një muri që do të kushtojë rreth 394 milionë dollarë përgjatë kufirit të saj lindor, që synon të bllokojë migrantët që vijnë nga Bjellorusia. Muri me tela gjembor, i lartë 5,5 metra, do të përshkojë më shumë se 180 kilometra, përgjatë pjesës tokësore të kufirit me Bjellorusinë. Dy kompani ndërtimi do të punojnë në të gjatë gjithë kohës, duke filluar nga katër lokacione të ndryshme, ndërsa ndërtimi pritet të përfundojë në muajin qershor. Të enjten (27 janar), gazetarët... Читать дальше...

Obligimin e shkollës e kryejnë prindërit

Evropaelire.org 

Pas 12 orësh punë si infermier në ndërrimin e natës, Hasan Gashi kthehet në shtëpi për t’u kujdesur për vajzën e tij që vuan nga autizmi.  Vajza e tij 9-vjeçare ndjek klasën e parë në një shkollë të rregullt në Prishtinë. Për shkak të gjendjes së saj, është regjistruar me gati tre vjet vonesë dhe vazhdon ta ketë të domosdoshme shoqërimin nga një asistente personale, gjatë procesit mësimor.    “Vajza është hiperaktive, nuk rri shumë ulur. Tash që ka një asistente, e cila me profesion është psikologe... Читать дальше...

Arrestohet shtetasi rus, dyshohet se spiunoi programin evropian të hapësirës

Evropaelire.org 

Prokurorët gjermanë kanë njoftuar se kanë arrestuar një shkencëtar rus, nën dyshimet se i njëjti ka transmetuar informacione të klasifikuara në lidhje me programin e raketave hapësinore evropiane, derisa po punonte në një universitet gjerman. Prokurorët federalë thanë më 27 janar (e enjte), se i dyshuari i identifikuar si Ilnur N., ishte një shkencëtar në një universitet të paidentifikuar në shtetin e Bavarisë dhe mbante “takime të rregullta” me një oficer të lartë të inteligjencës ruse në Gjermani... Читать дальше...

Opozita akuzon Qeverinë për dështim në menaxhimin e pandemisë

Evropaelire.org 

Opozita në Kosovë ka akuzuar Qeverinë se nuk e ka menaxhuar si duhet situatën me pandeminë. Gjatë një seance të jashtëzakonshme lidhur me situatën epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, opozita e ka kritikuar Qeverinë edhe për masat e fundit kundër përhapjes së koronavirusit. Qeveria e Kosovës i ka arsyetuar masat e reja duke thënë se kanë për qëllim ngadalësimin e rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, pasi që kapacitetet spitalore nuk do të mund të përballonin një fluks të madh të hospitalizimeve. Читать дальше...

Ukraina thotë se grumbullimi i trupave ruse po vazhdon

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se grumbullimi i trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën, po rritet çdo ditë, teksa shqetësimet janë rritur se ky grumbullim ushtarak është përgatitje për një pushtim të Ukrainës nga Rusia. Rusia ka vendosur mbi 100,000 trupa në kufi me Ukrainën dhe sipas inteligjencës perëndimore, ka mbajtur një sërë stërvitjesh ushtarake në këtë zonë. Javën e kaluar, inteligjenca ukrainase tha se numri i trupave të grumbulluar ishte 127,000. Kuleba, që foli... Читать дальше...

Shkencëtarët australianë zbulojnë një objekt “të frikshëm” në Rrugën e Qumështit

Evropaelire.org 

Shkencëtarët australianë thanë se kanë zbuluar një objekt rrotullues të panjohur në Rrugën e Qumështit, në galaktikën ku gjendet sistemi ynë diellor. Ata pretendojnë se një objekt i tillë nuk është zbuluar më parë.  Objekti – që fillimisht u zbulua nga një student universitar – është parë se ka liruar një shpërthim të madh të radio-energjisë, që ka zgjatur për një minutë të plotë, dhe ka ndodhur çdo 18 minuta. Objekte që lëshojnë energji në Univers dokumentohen shumë shpesh. Por, hulumtuesit... Читать дальше...

Moderna nis provat klinike për dozën përforcuese kundër Omicronit

Evropaelire.org 

Kompania amerikane e bioteknologjisë, Moderna ka nisur provat klinike për një dozë specifike të vaksinës kundër variantit Omicron të koronavirusit.   Ky njoftim vjen pasi kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan se kanë nisur testimet për vaksinën e tyre që shënjestron Omicronin, variant që konsiderohet më ngjitës se variantet paraprake të COVID-19. Moderna tha se në fazën e dytë e provave, një dozë përforcuese e krijuar që të shënjestrojë Omicronin do t’iu jepet personave të rritur që veçse kanë... Читать дальше...

Новости России
Москва

Российские ученые первыми создали средство, способное вылечить болезнь Бехтерева


SHBA-ja ofron rrugë diplomatike për zgjidhjen e krizës në Ukrainë

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë qasje të njëjtë lidhur me zgjidhjen e krizës midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë, ka deklaruar shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell. Komentet e Borrellit vijnë pasi Shtetet e Bashkuara refuzuan kërkesën e Moskës që Ukrainës t’i ndalohet anëtarësimi në aleancën ushtarake, NATO. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një letre njoftoi më 26 janar për refuzimin e kërkesave ruse, por ofroi atë që ai e quajti “rrugë serioze diplomatike” për të dalë nga kriza. Читать дальше...

Biden planifikon të nominojë gruan e parë me ngjyrë në Gjykatën Supreme

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do ta mbajë premtimin e dhënë gjatë fushatës zgjedhore dhe ta nominojë gruan e parë me ngjyrë në Gjykatën Supreme, tha Shtëpia e Bardhë. Gjykatësi liberal i Supremes, Stephen Breyer planifikon që të pensionohet në qershor, njoftuan ligjvënësit. Kjo i jep mundësinë e parë Bidenit që të bëjë ndryshime në gjykatën më të lartë të shtetit. Pensionimi i Breyer, 83 vjeç, që ka shërbyer në Gjykatën Supreme që nga viti 1994 nuk do ta ndryshojë balancën ideologjike të gjykatës. Читать дальше...

SHBA-ja u bën thirrje amerikanëve që të largohen nga Ukraina

Evropaelire.org 

Ambasada amerikane në Kiev u ka bërë thirrje amerikanëve në Ukrainë që ta shqyrtojnë mundësinë e largimit nga vendi, duke pasur parasysh situatën e “paparashikueshme”. Tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë janë rritur pasi kjo e fundit ka vendosur mijëra trupa pranë kufirit, duke e rrethuar Ukrainën nga veriu, lindja dhe jugu. “Situata e sigurisë në Ukrainë vazhdon të jetë e paparashikueshme për shkak të rritjes së kërcënimit nga veprimi ushtarak rus dhe mund të përkeqësohet në çdo kohë”, tha Ambasada amerikane në Kiev. Читать дальше...

Borrell: Diplomacia, rruga e vetme për zgjidhje të krizës midis Ukrainës dhe Rusisë

Evropaelire.org 

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka mirëpritur vendimin e Shteteve të Bashkuara për të refuzuar kërkesat e sigurisë të Rusisë. Borrell i ka bërë thirrje Rusisë që të pranojë rrugën diplomatike, pasi tha se është e vetmja mënyrë për zgjidhje afatgjate të krizës ndërmjet Moskës dhe Kievit. “Mirëpres përgjigjen e shkruar të sekretarit Blinken për propozimet e sigurisë së Rusisë. Rruga diplomatike është e vetmja zgjidhje afatgjatë për qytetarët e Ukrainës dhe qytetarët e Evropës. Читать дальше...

Koreja e Veriut teston edhe dy raketa balistike

Evropaelire.org 

Koreja e Veriut ka lëshuar edhe dy raketa, që dyshohet se janë balistike, të cilat kanë rënë në det. Nëse vërtetohet se ato ishin raketa balistike, atëherë ky do të ishte rundi i gjashtë i testimeve të armëve gjatë këtij muaji. Ushtria e Koresë së Jugut tha më 26 janar se raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi fluturuan 190 kilometra dhe arritën lartësi prej 20 kilometrash, përpara se të binin në Detin e Japonisë, që njihet edhe si Deti Lindor. Janë një sërë rezolutash të Kombeve të Bashkuara... Читать дальше...

Çfarë dihet për versionin “tinëzar” të Omicronit?

Evropaelire.org 

Associated Press Shkencëtarët dhe zyrtarët shëndetësorë në mbarë botën po i mbajnë sytë te një pasardhës i variantit Omicron të koronavirusit, që është gjetur në të paktën 40 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky version i koronavirusit, të cilin shkencëtarët e quajnë BA.2, konsiderohet gjerësisht më i fshehtë se versioni origjinal i Omicronit sepse tipare të veçanta gjenetike e bëjnë disi më të vështirë për t'u zbuluar. Disa shkencëtarë shqetësohen se mund të jetë gjithashtu më ngjitës. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Линетт сыграет против Соболенко во втором круге турнира WTA в Мадриде






В Подмосковье сотрудники Росгвардии задержали подозреваемого в краже

Экс-замминистра получила семь лет колонии из-за музея мороженого

В Северо-Восточном округе Москвы появится новый мост

Киркорова оштрафовали за уклонение от оплаты парковки