Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Январь
2022

Новости за 25.01.2022

Franca dhe Gjermania paralajmërojnë Rusinë kundër pushtimit të Ukrainës

Evropaelire.org 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar Rusinë se do të paguajë “çmim shumë të lartë” nëse e sulmon Ukrainën, duke insistuar se Parisi është i bashkuar me Berlinin në qëndrimin se ka nevojë për shtensionim të situatës. Franca dhe Gjermania nuk do ta braktisin dialogun me Rusinë “por, nëse ndodh ndonjë sulm, do të ketë kundërpërgjigje dhe çmimi që do ta paguajë Rusia do të jetë shumë i lartë”, tha Macron më 25 janar në Berlin, gjatë një konference të përbashkët për media me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Читать дальше...

Nën frikën e rrëzimit, Krivokapiq merr kompetencat ministrore

Evropaelire.org 

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq më 24 janar mori drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, hoqi zëvendëskryeministrin Dritan Abazoviq nga kreu i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit dhe largoi nga drejtuesi i delegacionit shtetëror për negociata me Bashkimin Evropian, ministrin e Jashtëm, Gjorgje Radulloviq. I pyetur se çfarë dëshiron që të arrijë me shkarkimin dhe heqjen e kompetencave të ministrave, Krivokapiq tha se është “e papranueshme që Qeveria të rrëzohet nga brenda”. Читать дальше...

Institucionet e Kosovës nën vëzhgimin e kamerave kineze

Evropaelire.org 

Kamera të dy kompanive kineze të sanksionuara nga SHBA-ja janë të vendosura në ndërtesa të ndryshme në Prishtinë - nga Qeveria e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit e deri te sheshet e kryeqytetit. Kamerat e kompanive Dahua dhe HikVision janë në listë të zezë të SHBA-së, për shkak të, siç thuhet, lidhjes së tyre me Qeverinë kineze dhe abuzimet e dyshuara me të drejtat e njeriut.

Maqedonia e Veriut regjistron 26 viktima me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, të martën ka njoftuar për 26 viktima me COVID-19 dhe 2,341 të infektuar, bazuar në testimin e 6,193 mostrave. Pozitiviteti i rasteve të reja është 37.8 për qind. Sipas raportit të publikuar, viktimat u regjistruan: 10 në Shkup, 3 në Gjevgjeli, nga 2 në Tetovë, Veles dhe Dojran dhe nga 1 në Kavadar, Ohër, Strumicë, Pallankë, Makedonska Kamenicë, Kumanovë dhe Shtip. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 8,266 persona, shumica prej tyre nga Shkupi. Читать дальше...

Të gjitha pretendimet për atentat kundër Vuçiqit

Evropaelire.org 

Zyrtarët në Serbi kanë kërkuar përmes një deklarate që shteti të marrë masa, për të zbuluar se kush ka tentuar ta vrasë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Më herët, Vuçiq, i ftuar nga televizioni privat serb, Pink, ka konfirmuar se informacionet për atentatin kundër tij, i ka marrë nga Europoli - agjencia evropiane e policisë. Në një deklaratë të Qeverisë rajonale të Vojvodinës, të lëshuar më 24 janar, autoriteteve shtetërore u kërkohet të bëjnë gjithçka dhe t’i zbulojnë ata që kanë përgatitur, siç thuhet, vrasjen e Vuçiqit. Читать дальше...

BE ndryshon kriteret për përdorimin e certifikatës COVID-19

Evropaelire.org 

Ministrat e Bashkimit Evropian, gjatë takimit të mbajtur të martën, pranuan propozimin e Komisionit Evropian për të bërë ndryshime në kriteret për përdorimin e certifikatës COVID-19 për udhëtim brenda bllokut evropian. Kjo certifikatë ishte vendosur në pranverën e vitit të kaluar me qëllim që të lehtësojë lëvizjen brenda BE-së në kohën kur kishte nisur procesi i vaksinimit kundër sëmundjes COVID-19. Por, tash rrethanat kanë ndryshuar dhe BE-ja ka rekomanduar ndryshimin e kritereve për përdorimin e kësaj certifikate. Читать дальше...

Kina premton ndihmë financiare për shtetet e Azisë Qendrore

Evropaelire.org 

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka premtuar 500 milionë dollarë ndihmë gjatë tre vjetëve të ardhshme për shtetet e Azisë Qendrore, për të forcuar ekonomitë dhe sigurinë e tyre. Presidenti Xi tha se fondet do të përdoren “në projekte që përfshijnë jetën e njerëzve”. Këto komente ai i bëri gjatë një samiti online me liderët e Kazakistanit, Kirgizisë, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit për të shënuar 30-vjetorin e vendosjes së raporteve diplomatike midis Pekinit dhe pesë ish-shteteve sovjetike. Читать дальше...

BE-ja konfirmon vizitën e Escobarit dhe Lajçakut në Kosovë dhe Serbi

Evropaelire.org 

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell konfirmoi se javën e ardhshme në Kosovë dhe Serbi do të qëndrojë i dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Gjatë një konference të përbashkët për media në Bruksel me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, Borrell tha se qëllimi i kësaj vizite do të jetë angazhimi për vazhdimin e dialogut për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.   Përgjegjësinë për ngecje në procesin e dialogut... Читать дальше...



“Wordle”, enigma që po çmend botën

Evropaelire.org 

AFP Pesë shkronja, gjashtë përpjekje, dhe vetëm një enigmë në ditë për ta zgjidhur: formula e "Wordle" nuk mund të ishte më e thjeshtë, por, brenda pak javësh, kjo lojë fjalësh i ka joshur miliona njerëz në botë. “Ajo thjesht të bën për vete”, thotë Susan Drubin, lojtare e rregullt e enigmës ‘online’. “Gjëja e mirë e saj është se t’i merr zakonisht vetëm disa minuta, dhe është një shpërqendrim shumë i mirë, i vockël”, pohon 65-vjeçarja nga periferia e Uashingtonit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Читать дальше...

Omicroni “s’do të jetë varianti i fundit” i COVID-19

Evropaelire.org 

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se do të ishte e rrezikshme të supozohet se bota është “në fund të luftës” me pandeminë COVID-19; një spital në Sofje të Bullgarisë po raporton për rritje të rasteve me COVID-19 dhe punëtorët shëndetësorë thanë se shumica e pacientëve janë të pavaksinuar; mijëra persona protestuan në Uashington D.C kundër mbajtjes së maskave dhe vaksinimit të detyrueshëm. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Arben Hoti)

Korrupsioni në Kosovë hyn kah dera e prokurimit

Evropaelire.org 

Korrupsioni në prokurimin publik dhe zvarritja e këtyre rasteve dhe të tjerave në prokurori e gjykata kanë bërë që Kosova, në raporte ndërkombëtare, të renditet në mesin e vendeve me nivel të lartë të korrupsionit, thonë organizatat që monitorojnë punën e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, Transparency International e ka renditur sërish Kosovën në mesin e vendeve që kanë nivel të lartë të korrupsionit, pavarësisht se është shënuar një përparim i lehtë. Читать дальше...

Rusia mban stërvitje ushtarake në Krime

Evropaelire.org 

Ushtria ruse njoftoi të martën se ka nisur stërvitje ushtarake në jug të Rusisë, pranë Ukrainës, dhe në Krime, që Moska e ka aneksuar nga Kievi. Në këto stërvitje po marrin pjesë 6,000 trupa dhe të paktën 60 avionë luftarakë, tha ushtria. Ushtria tha se në këto stërvitje do të bëhet një kontroll i gatishmërisë luftarake, në kohën kur tensionet midis Moskës dhe Perëndimit janë rritur për Krimenë dhe Ukrainën. “Njësitë do të praktikojnë kryerjen e një sërë detyrash, përfshirë edhe organizimin... Читать дальше...

Kosova regjistron dy viktima dhe 2,707 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Në Kosovë janë regjistruar dy viktima dhe 2,707 raste të reja me koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë më 25 janar. Rastet e reja dolën pas testimit të 11,144 mostrave. Nga kjo shifër i bie se 24.29 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë për sëmundjen COVID-19. Në njoftimin e MSH-së, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 556 pacientë. Në Kosovë, aktualisht janë 21,668 raste aktive me koronavirus. Në 24 orët paraprake, autoritetet... Читать дальше...

Pfizer dhe BioNTech nisin provat klinike për vaksinën kundër Omicronit

Evropaelire.org 

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan më 25 janar se kanë nisur provat klinike për të testuar një version të ri të vaksinës së tyre, që është veçanërisht e dizajnuar për variantin Omicron të koronavirusit. Kjo pasi varianti Omicron duket se shmang mbrojtjen e ofruar nga marrja e dy dozave të vaksinës.   Kompanitë thanë se kanë në plan të testojnë përgjigjen imunitare të këtij versioni të ri të vaksinës për Omicron si përmes dhënies së tri vaksinave te personat e pavaksinuar, por po ashtu edhe... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut e gatshme t'i përfshijë bullgarët në Kushtetutë

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë zyrtarizuar krijimin e grupeve të punës, përmes të cilave synojnë vendosjen e bashkëpunimit në shumë sfera, përskaj atyre të historisë që të arrijnë një marrëveshje finale për kontestet që kanë bllokuar integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, që u mbajt në Sofje, u shprehën me tone optimiste se pesë grupet e punës do të... Читать дальше...

Në Izrael rekomandohet doza e katërt e vaksinës për të gjithë të rriturit

Evropaelire.org 

Një panel ekspertësh ka këshilluar të martën Qeverinë e Izraelit që të nisë ofrimin e dozës së katërt të vaksinës kundër koronavirusit për të gjithë personat mbi moshën 18-vjeçare. Ky panel ka bërë këtë rekomandim duke u bazuar në të dhënat që tregojnë se doza e katërt parandalon sëmurjen e rëndë nga ky virus. Komiteti këshillues ka thënë se të dhënat tregojnë që doza e katërt ofron tre deri në pesë herë më shumë mbrojtje kundër sëmurjes së rëndë dhe dyfish më shumë mbrojtje kundër infektimit, në krahasim me tri doza. Читать дальше...

Seanca të jashtëzakonshme për përfitime politike

Evropaelire.org 

Dy seanca të jashtëzakonshme ka mbajtur Kuvendi i Kosovës deri më tash në janar - njërën të thirrur nga Qeveria, tjetrën nga opozita - ndërsa të tretën e ka paralajmëruar për datën 27 të këtij muaji. Me rregulloren e Kuvendit, seanca e jashtëzakonshme mund të thirret nga Kryesia e Kuvendit për të shqyrtuar një çështje të ngutshme. Sipas organizatave që monitorojnë punën e Kuvendit, seancat e tilla janë kryesisht joefikase dhe, në shumicën e rasteve, përfundojnë me miratimin e ndonjë rezolute. Читать дальше...

Rusia shton Navalyn në listën e “terroristëve”

Evropaelire.org 

Rusia ka shtuar kritikun e burgosur të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe disa aleatë të tij, në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve”. Autoritetet ruse kanë shtuar Navalnyn dhe pesë bashkëpunëtorët e tij, Lyubov Sobol, Vyacheslav Gimadi, Georgy Alburov, Lilia Chanysheva, dhe Ruslan Shaveddinov më 25 janar, duke i vendosur në nivelin e njëjtë me grupet nacionaliste të krahut të djathtë dhe organizata të huaja terroriste sikurse talibanët dhe i ashtuquajturi, Shteti Islamik. Sipas ligjit rus,... Читать дальше...

Koreja Veriore dyshohet se ka testuar dy raketa lundruese

Evropaelire.org 

Koreja Veriore dyshohet se ka lëshuar dy raketa lundruese të martën, ka thënë Seuli, duke shënuar testimin e pestë të raketave këtë vit. Herën e fundit kur Koreja Veriore ka testuar kaq shumë raketa brenda një muaji ka qenë më 2019, vit kur kanë dështuar negociatat në mes të liderit Kim Jong Un dhe ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Këtë vit Phenjani ka testuar një mori raketash, duke përfshirë ato hipersonike, pasi Kim ka përsëritur përkushtimin për modernizim të ushtrisë, në një fjalim të mbajtur në muajin dhjetor. Читать дальше...

Новости России
Москва

Российские ученые первыми создали средство, способное вылечить болезнь Бехтерева


Liderët e Perëndimit shfaqin unitet për situatën në Ukrainë

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden ka shpallur unitet “të plotë” në mesin e fuqive të Perëndimit, pas video-thirrjes që ka realizuar me liderët evropianë për të diskutuar si të ndalet Rusia nga pushtimi i Ukrainës. Biseda 80-minutëshe, e realizuar më 24 janar, ka ndodhur në kohën e rritjes së shqetësimeve se Rusia mund të bëjë së shpejti lëvizje ushtarake në Ukrainë. Pentagoni ka thënë se 8,500 trupa amerikane janë në pritje për angazhim të mundshëm në vendet anëtare të NATO-s. “Kam pasur takim shumë... Читать дальше...

Aeroporti i Stambollit vonon rihapjen për shkak të borës

Evropaelire.org 

Aeroporti i Stambollit ka vonuar rihapjen të martën, pasi qyteti më i madh i Turqisë është zgjuar në një borë masive, e cila ka paralizuar trafikun dhe ka penguar shërbimet. Ky aeroport ka më së shumti qarkullim në Evropë. Një stuhi e borës ka mbyllur Aeroportin e Stambollit për herë të parë prej kur ka marrë primatin ndaj Aeroportit Ataturk, si qendër e re e kompanisë Turkish Airlines më 2019. Zyrtarë të aeroportit kanë njoftuar të martën se fluturimet nuk do të rinisin deri në orën 13:00. Читать дальше...

Vritet një gazetar pakistanez në Lahore

Evropaelire.org 

Një gazetar pakistanez është vrarë teksa ka qenë duke vozitur me makinën e tij në qytetin lindor, Lahore, ka thënë policia. Dy personat e armatosur në një motoçikletë kanë shtënë me armë zjarri kundër makinës së Husnain Shahut, para se të iknin nga skena e sulmit, ka thënë zyrtari policor, Safdar Raza Kazmi, duke shtuar se autoritetet janë duke hetuar ende për të kuptuar se kush e ka vrarë gazetarin. Pas vrasjes, gazetarët e zemëruar kanë marshuar në Lahore, duke dënuar sulmin dhe duke kërkuar arrestimin e vrasësve. Читать дальше...

Shtypje vdekjeprurëse jashtë stadiumit të Kamerunit

Evropaelire.org 

Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra tjerë janë plagosur si pasojë e shtypjes jashtë stadiumit të kryeqytetit të Kamerunit, pak para se të niste ndeshja e futbollit për Kupën e Kombeve Afrikane. Sipas televizionit shtetëror, shtypja ka ndodhur më 24 janar në hyrje të Stadiumit Olembe, në kryeqytetin Jaundi, teksa turma ka tentuar të hyjë për të shikuar ndeshjen mes ekipit kombëtar të Kamerunit dhe atij të Komoreve. Transmetuesi kombëtar ka thënë se autoritetet dhe Konfederata e Futbollit... Читать дальше...

Kosova shënon përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit

Evropaelire.org 

Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, duke u vlerësuar me 39 pikë - tri më shumë sesa vitin e kaluar - në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International. Një vit më parë Kosova kishte 36 pikë. Indeksi radhit çdo vit 180 shtete dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ai përdor një metodologji pikësh, sipas së cilës zero tregon për një vend shumë të korruptuar... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Потапова обыграла Шнайдер на старте грунтового турнира WTA 1000 в Мадриде






Зеленые облигации Москвы признаны отвечающими стандартам зеленого финансирования

Необщее образование: как учатся дети в частной школе Макарун на Соколе

Младенец вдохнул стик от электронной сигареты и едва не погиб в Подмосковье

Заместитель генерального директора сети клиник «Евроонко» выступил на конференции онкологов в Белгороде