Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2022

Новости за 22.02.2022

KS i OKB-së mban takim urgjent për Ukrainën

Evropaelire.org 

Kombet e Bashkuara kanë hapur takimin urgjent të Këshillit të Sigurimit, pas thellimit të krizës në Ukrainë të hënën, 21 shkurt, pasi Rusia ka njohur pavarësinë e dy rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, dhe ka urdhëruar dërgimin e trupave ruse atje. “Ne po përballemi me një situatë shumë, shumë dramatike”, ka thënë ambasadori francez në OKB, Nicolas de Riviere para se të niste takimi. Franca ka qenë në mesin e shteteve që ka bërë thirrje për takim urgjent të Këshillit të Sigurimit. Читать дальше...

Presidenti i Ukrainës: Kufijtë tanë mbeten të pandryshuar

Evropaelire.org 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, tha se vendimi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për t’i njohur si entitete të pavarura rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, është “shkelje e integritetit dhe sovranitetit të territorit të Ukrainës”. Në një fjalim drejtuar kombit, Zelenskyi tha se kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës do të mbeten ashtu siç janë, pavarësisht deklaratave ruse. “Ne nuk kemi frikë”, tha Zelenskyi dhe shtoi se vendi i tij është në pritje të mbështetjes së qartë dhe efektive nga partnerët ndërkombëtarë. Читать дальше...

Rrëmuja përcjell evakuimet nga lindja e Ukrainës

Evropaelire.org 

Disa ditë më parë, separatistët e mbështetur nga Rusia, të cilët kontrollojnë dy rajonet në lindje të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, kanë bërë të ditura për evakuime të banorëve, duke nxitur konfuzion dhe frikë. “Ka rënë shi i madh gjithë mbrëmjen”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë një banore në qytetin e Donetskut, e cila ka kërkuar të identifikohet vetëm si Larisa, duke komentuar ngjarjet e katër ditëve më parë. “Të gjithë na kanë telefonuar, duke na pyetur nëse po largohemi apo çfarë po bëjmë. Читать дальше...

Vuçiq shqetësohet se kriza mund të përhapet

Evropaelire.org 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë të hënën që ka shqetësime se kriza e Ukrainës “mund të përhapet në pjesë tjera të Evropës dhe në botë, sidomos në Ballkanin Perëndimor”, transmeton agjencia e lajmeve AFP. Vuçiq ka vlerësuar se edhe Serbia do të përjetojë presion të madh për shkak të ngjarjeve botërore që do të shkaktojnë krizë në disa fusha. Ai i ka bërë këto deklarata pasi presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar të hënën, 21 shkurt, trupat ruse që të dërgohen në rajonet e kontrolluara nga separatistët në lindje të Ukrainës. Читать дальше...

Shqipëria dhe Maqedonia e V. dënojnë vendimin e Putinit për rajonet ukrainase

Evropaelire.org 

Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë dënuar të hënën, 21 shkurt, vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për të njohur rajonet lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, si entitete të pavarura. Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se ky vendim përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar, sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës, si dhe marrëveshjeve të Minskut që lidhen me lindjen e Ukrainës. “Shqipëria është e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”... Читать дальше...

SHBA ndalon tregtinë me rajonet lindore të Ukrainës

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që ndalon “investimet e reja, tregtinë dhe financimin e personave amerikanë nga dhe drejt” dy rajoneve në lindje të Ukrainës, të cilat presidenti rus, Vladimir Putin, i ka njohur si entitete të pavarura të hënën, më 21 shkurt, ka thënë Shtëpia e Bardhë. Ky urdhër do të “ofrojë autoritet për të vendosur sanksione ndaj secilit person që vërtetohet se vepron në këto zona të Ukrainës”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki përmes një deklarate. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Арина Соболенко

Швентек отыграла у Соболенко три матчбола и стала самой молодой теннисисткой с 20 титулами с 2012-го






КАЛМЫКИЯ. В Москве презентовали первый калмыцкий парфюм

Певец Сергей Лазарев признался, что отдыхал в Турции с Лерой Кудрявцевой

Экс-футболист Мостовой о предложении от "Пари НН": будем думать и смотреть

В Пулково задерживаются пять рейсов