Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Январь
2022

Maqedonia e Veriut regjistron tri viktima dhe 246 raste me COVID-19

0
Maqedonia e Veriut regjistron tri viktima dhe 246 raste me COVID-19

Maqedonia e Veriut më 2 janar ka regjistruar 246 raste të reja me koronavirus si dhe tre të vdekur, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Dy viktima janë regjistruar në Shkup dhe një në qytetin e Strumicë. Sipas raportit, 547 persona janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa në spitale janë duke u trajtuar më pak se 100 persona, të cilët janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Rastet e reja dolën pas testimit të 4,072 mostrave. Raste aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut janë 8,828 nga rreth 225,000 persona të diagnostikuar me koronavirus. Deri më tani, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 7,975 viktima.

Ministria e Shëndetësisë tha se gjendja epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut është e qëndrueshme, por përsëriti thirrjet për respektimin e masave mbrojtëse, në veçanti gjatë Krishtlindjeve Ortodokse, që festohen më 7 dhe 8 janar.

Masa të reja kufizuese nuk janë miratuar, përveç atyre që janë në fuqi e që kanë të bëjnë me ndalimin e hyrjeve-daljeve në shtet pa certifikata të vaksinimi si dhe ndalimet në qendrat tregtare.

Institucionet shëndetësore gjithashtu kanë vazhduar me thirrjet për vaksinim kundër koronavirusit, që mbetet në nivele të ulëta.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, deri më tani me nga dy doza janë vaksinuar mbi 810,000 persona apo rreth 39 për qind e popullsisë dymilionëshe. Dozën e tretë të vaksinën e kanë marrë mbi 86,000 persona. Në Maqedoninë e Veriut vaksinohen edhe fëmijët prej moshës 12 deri 17 vjeç, por numrin i të vaksinuar sillet në rreth 5,000 persona.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Даниил Медведев

Чех Легечка пожелал здоровья россиянину Медведеву, который снялся с их матча






Прихожане собирались у храма Христа Спасителя в ожидании пасхальной службы

Баскетболисты Химок стали чемпионами первенства Подмосковья

Источники: концессионера газификации Читы Неверова задержали, сняв с рейса в Дубай

Сотрудники МЧС ликвидировали пожар на складе и в автосервисе в Москве